Kulturë

​Rikthehet “Hardh Fest”, konsiderohet se po e ruan flakën e traditës tonë

Kjo ngjarje konsiderohet si mundësi e mirë për promovimin e produkteve vendore.

Published

on

Me sloganin “Ca kokrra rrushi” është rikthyer pas dy vitesh festivali i njohur i rrushit “Hardh Fest” për qytetarët vendorë si dhe turistët ndërkombëtarë të cilët interesohen të shohin nga afër vreshtat dhe pasuritë e tjera të Rahovecit.

Kjo ngjarje gjithashtu konsiderohet si mundësi e mirë për promovimin e produkteve vendore.

I njohur si kryeqyteti i bujqësisë, Rahoveci do të jetë nikoqir në datat 2,3 dhe 4 shtator, gjatë ditës me aktivitete turistike e letrare ndërsa në mbrëmje me koncerte artistike.

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci tha se tha se “Hardh Fest” në edicionet e ardhshme duhet të marr mbështetje institucionale më të madhe.

Ai tha se tashmë kanë nënshkruar udhëzimin administrativ për treguesit gjeografikë që lehtësojnë eksportin e produkteve.

Sektori i verarisë është një ndër shembujt e suksesit në sektorin e bujqësisë, verërat tona janë aq bujqësore sa me lehtësi i gjen në dyqanet në mbarë vendet e rajonit, BE deri në SHBA. Qëllimi im si ministër është që përveç hartimit të politikave të zhvillojnë sektorin e bujqësisë, njëherit t’i promovojë prodhimet vendore, punën e palodhshme të bujqve, vreshtarëve dhe vertarëve tanë dhe në çdo vizitë zyrtare përkujdesem që homologëve të mi t’ua prezantoj verërat tona… Sot me mëngjes kam nënshkruar udhëzimin administrativ për treguesit gjeografikë që është masë lehtësuese për prodhuesit tanë, për vreshtarët dhe vertarët në eksportimin e produkteve tona cilësore në rajon dhe mbarë vendet e BE-së e deri në ShBA”, theksoi Peci.

Liburn Jupolli, këshilltar në MKRS, u shpreh se këtë vit “Hardh Fest” vjen me një program të pasur treditorë.

Sipas tij, ky festival po ruan flakën e traditës duke e bërë trashëgiminë e Kosovës më të gjallë.

‘Hardh Fest’ po e ruan flakën e traditës tonë, po e bënë trashëgiminë tonë të gjallë dhe të afërt ne publikun dhe po jep njërin prej shembujve më të mirë të kultivimit dhe të zhvillimit të vlerave tona si shoqëri. Sivjet ‘Hardh Fest’ vjen me një program të pasur treditorë, me shumë aktivitete për të cilat duhet duartrokitur angazhimi i palodhshëm i ekipit vendor dhe padyshim të gjithë përkrahësit e festivalit. Qeveria e Republikës së Kosovës, MKRS tashmë ka miratuar koncept dokumentin për art e kulturë, si hap të parë të reformës së plotë ligjore në kulturë dhe do të vazhdojë me zhvillimin e ligjit të ri unik në kulturë dhe masave të tjera të cilat do të fuqizojnë më tutje dhe do të hapin rrugë të reja për të mbështetur dhe zhvilluar kulturën në Kosovë”, tha Jupolli.

I pranishëm në hapjen e “Hardh Fest”-it ishte edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj i cili adresoi kritika karshi Qeverisë së Kosovës sa i takon mbështetjes së fermerëve.

Sipas tij, të gjithë duhet të punojnë së bashku e jo të shpallen armiq bujqit, mjekët dhe arsimtarët.

Së pari është për kritik kushdo që e pengon fermerin dhe vreshtarin, në këtë rast qeveria dhe ministri ynë e di që vitin që shkoi ua ka humbur 1 vit me subvencione i ka vonuar, e dyta është për kritikë qeveria jonë duke e parë se si vepron Serbia në emër të një festivali të verave dhe lavdëron verat e Serbisë që vërtetë janë vera të klasit të dytë, e mungesa e kujdesit të shtetit tonë që të shfrytëzojë edhe një ditë si kjo për t’i lavdëruar verërat tona, kur e dimë që verërat tona janë më të mirat në Ballkan. Nuk ka dikush që se dinë që hardhia në Rahovec është e vjetër aq sa është kjo tokë, verërat e paraardhësve tanë, e ilirëve kanë qenë të respektuara e të çmuara në atë kohë”, theksoi Haradinaj.

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi u shpreh se ky festival këtë vit iu është rikthyer qytetarëve me një organizim më të mirë.

Latifi tha se “Hardh Fest” e ka vendosur komunën që ai drejton në hartën e ngjarjeve kulturore-artistike më të rëndësishme në Kosovë dhe botë.

Sivjet festivali i kthehet qytetarëve me organizimin më të mirë në historikun e tij. ‘Hardh Fest’ është i të gjithëve por më së shumti i bujqve dhe vreshtarëve fisnikë me rrethinë duke iu shërbyer në promovimin e produkteve të rrushit… Komuna e Rahovecit nuk i ka lënë asnjëherë vetëm vit pas viti si financiarisht ashtu edhe për të krijuar rrethanat hapësinore dhe infrastrukturore ka qenë e palëkundur ndërkohë që mbështetja është rritur çdo vit e do të rritet edhe më shumë në vitet në vazhdim. Jam i gëzuar që sivjet kemi gjetur mundësitë për të mbështetur ‘Hardh Fest’-in më shumë se vitet e shkuara. Jam po ashtu i vetëdijshëm se çfarëdo mbështetje që ka ardhur nga MKRS, MBPZHR, nga sponsorët që u jepet ngjarjeve të kësaj peshe si ‘Hardh Fest’ është investim që i kthehet shoqërisë tonë me plotë përfitime si ekonomike ashtu edhe kulturore”, tha ai.

Në këtë edicion u shpallën edhe vreshtarët më të mirë të edicionit të sivjetshëm që janë Agron Haxhimustafa, Samir Hoxha, Refki Kabashi, Veton Haxhimustafa, Miftere Shala, Berat Jupa etj. Në këtë edicion të “Hardh Fest” pritet të numri i pjesëmarrësve të jetë deri në 100 mijë. Për shkak të pandemisë, festivali “Hardh Fest” nuk është organizuar për dy vite me radhë.

Continue Reading

Lajmet

Sot i jepet lamtumira e fundit Flora Brovinës

Published

on

By

Sot, më 18 shtator, i jepet lamtumira e fundit ish-deputetes së Kuvendit të Kosovës dhe humanistes së njohur, Flora Brovina, e cila u nda nga jeta më 15 shtator në moshën 76-vjeçare.

Nderimet për jetën dhe veprën e saj do të fillojnë në orën 10:00 me një mbledhje komemorative në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë.

Më pas, nga ora 11:30 deri në orën 14:30, në hollin e Kuvendit të Kosovës do të mbahen homazhe shtetërore në nderim të figurës së saj.

“Ceremonia e varrimit të ish-deputetes Brovina do të bëhet të premten, më 18 shtator, në ora 16:00 në varrezat e qytetit në lagjen Arbëri në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Flora Brovina la pas një trashëgimi të pasur si mjeke, poete, veprimtare e të drejtave të njeriut dhe politikane me kontribut të çmuar në shtetndërtimin e Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Të premten mbahen ceremonitë përkujtimore dhe varrimi i Dr. Flora Brovinës

Published

on

Të premten, më 18 shtator 2026, do të zhvillohen ceremonitë përkujtimore dhe të varrimit të Dr. Flora Brovinës.

Ceremonia përkujtimore në nderim të saj do të mbahet në orën 10:00, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë.

Më pas, nga ora 11:30 deri në 14:30, homazhet do të zhvillohen në Hollin e Kuvendit të Kosovës.

Në orën 16:00, ceremonia do të vijojë me varrimin e Dr. Flora Brovinës në Varrezat e Qytetit, në Dragodan.

Ndërkaq, të shtunën dhe të dielën, më 19 dhe 20 shtator, e pamja do të mbahet në Hotel “Grand”.

Njoftimi është bërë nga familjet Begu dhe Brovina, të cilat kanë shprehur mirënjohje dhe respekt për të gjithë ata që do të marrin pjesë në ceremonitë e përcjelljes së saj./A.K/

Continue Reading

Lajmet

19 vjet nga vdekja e Robert Jordan, autori i “The Wheel of Time”

Published

on

Më 16 shtator 2007, bota e letërsisë fantastike humbi shkrimtarin amerikan Robert Jordan, pseudonimi i James Oliver Rigney Jr. Ai ndërroi jetë në moshën 58-vjeçare, duke lënë pas një prej serive më të njohura të zhanrit fantastik.

Jordan u bë i famshëm veçanërisht për serinë “The Wheel of Time”, e cila përbëhet nga 14 romane dhe një libër paraprirës. Saga ka shitur rreth 90 milionë kopje në mbarë botën dhe konsiderohet ndër veprat më të suksesshme të letërsisë fantastike.

Para se t’i përkushtohej shkrimtarisë, Jordan shërbeu në ushtrinë amerikane gjatë Luftës së Vietnamit. Pas kthimit në Shtetet e Bashkuara, ai studioi fizikë dhe punoi si inxhinier bërthamor për Marinën amerikane.

Karrierën si shkrimtar e nisi në fund të viteve ’70. Ai shkroi romane historike, një western dhe shtatë romane për personazhin Conan the Barbarian, përpara se të niste punën për “The Wheel of Time” në vitin 1984.

Fillimisht, Jordan e kishte menduar serinë si një histori prej vetëm tre librash, por projekti u zgjerua ndjeshëm me kalimin e viteve. Për shkak të problemeve shëndetësore, ai nuk arriti ta përfundonte sagën, por para vdekjes la shënime të hollësishme për mënyrën se si duhej të përmbyllej historia.

Pas vdekjes së tij, shkrimtari Brandon Sanderson mori përsipër përfundimin e serisë, duke u mbështetur në materialet e lëna nga Jordan. Tre librat e fundit u botuan nga viti 2009 deri në vitin 2013, me “A Memory of Light” që shërbeu si vëllimi përmbyllës.

19 vjet pas vdekjes së tij, Robert Jordan vazhdon të kujtohet për krijimin e një universi të gjerë letrar, i cili ka lënë gjurmë të rëndësishme në letërsinë fantastike dhe vazhdon të tërheqë lexues në mbarë botën./A.K/

Continue Reading

Kulturë

Matthew Rhys shkruan historinë në Emmy Awards, fiton dy çmime kryesore në një natë

Published

on

By

Aktori uellsian Matthew Rhys ka shkruar historinë në ceremoninë e Emmy Awards, duke u bërë personi i parë që fiton dy çmime për aktorin kryesor në një natë.

Sipas BBC News, Rhys u vlerësua në ceremoninë prestigjioze amerikane për rolet e tij në komedinë televizive mbinatyrore Widow’s Bay dhe thrillerin psikologjik The Beast in Me.

Rhys fillimisht fitoi çmimin për aktorin më të mirë kryesor në një serial të kufizuar për rolin në The Beast in Me, ndërsa më vonë triumfoi edhe në kategorinë e aktorit më të mirë kryesor në komedi për interpretimin e tij në Widow’s Bay.

Pas fitores së dytë, aktori ia dedikoi çmimin Uellsit.

“Popullit të madh dhe të mirë të Uellsit, që ka qenë po aq pjesë e rritjes sime sa kushdo tjetër.”

“Jemi një komb i vogël, por i fuqishëm. Kjo është e pabesueshme”, tha Rhys, duke e mbyllur fjalimin me shprehjen në uellsisht: “Diolch yn fawr iawn”, që do të thotë “faleminderit shumë”.

Edhe pse disa aktorë, mes tyre Alan Alda, Sally Field, John Goodman, Elisabeth Moss dhe Ted Danson, ishin nominuar më parë për dy çmime të aktorit kryesor në të njëjtin vit, Rhys është i pari që arrin t’i fitojë të dyja.

Në prapaskenë, aktori tha se ishte krenar që vinte nga një vend i vogël dhe se momente të tilla i japin mundësinë Uellsit “të vendosë flamurin në hartë”.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara