Lajmet

​Rexhepi: Ka lëvizje pozitive për mbrojtjen e të drejtave të njeriut

Rexhepi u shpreh se sfidë mbetet integrimi i të drejtave dhe afirmimi i komunitetit serb në veri të Kosovës.

Published

on

Kosova ka shënuar lëvizje pozitive në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, ndërsa sfidë mbetet pjesa veriore e Kosovës dhe integrimi dhe afirmimi i komunitetit serb. Kështu ka deklaruar zëvendëskryeministrja e Kosovës për Çështje të Pakicave dhe Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi gjatë takimit të radhës të Grupit Koordinues Ndërinstitucional për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës.

Zëvendëskryeministrja Rexhepi u shpreh se ka edhe lëvizje pozitive në implementimin e ligjshmërisë në fushën e të drejtave të njeriut.

“Ka ardhur në lëvizje pozitive gjatë implementimit të ligjshmërisë në fushën e të drejtave të njeriut. Qeveria e Republikës së Kosovës ka vënë prioritet avancimin, bashkëpunim dhe bashkë-koordinim ndër institucional për të drejtat e njeriut. Fokusi ka qenë në sigurimin e drejtësisë për të gjithë barabartë. Ndërtimi i institucioneve të cilat udhëhiqen me parimit të mirë efikas, përgjegjës, transparent, gjithëpërfshirës, menaxhim në të gjitha nivelet e qeverisëse…. Në rrjetet sociale gjuha e urrejtjes është shumë e madhe të rinjve që sipas meje paraqet një problem të madh edhe më tutje e cila mund të paraqitet më shumë në vitet në vijim,. Ajo është një prej fenomeneve brengosës në shoqërinë tonë. Shoqëria jonë duhet të edukohet më shumë nëpërmes programeve të ndryshme me dialogun ndëretnik duke luftuar specifika të ndryshme të popullatës në vendin tonë”, tha Rexhepi.

Teksa ka listuar disa nga të arritura që janë bërë, Rexhepi u shpreh se sfidë mbetet integrimi i të drejtave dhe afirmimi i komunitetit serb në veri të Kosovës. Ajo tha se si shtet duhet të ofrohet respektim për të gjithë qytetarët të Kosovës duke nisur nga Leposaviqi e deri në Dragash.

“Jemi dëshmitar të lëvizjeve pozitive për kontekstin e mbrojtjes të të drejtave të njeriut në Kosovë, ballafaqohemi edhe me sfida të mëdha e të cilat na përcjellin nga 2022 në veri të vendit tonë dhe kërkojmë vëmendjen tonë të pandërprerë për integrimin e të drejtave, afirmimin e komunitetit serb, gjegjësisht të sigurohen të drejtat e komunitetit pakicë, ashtu siç parasheh edhe Kushtetuta e Kosovës dhe ajo duhet për garantimin dhe avancimin e standardit universal të të drejtave të njeriut për të gjithë qytetarët e vetë dhe si shteti që anon kah shoqëri inkulizve dhe jemi të obliguar që të gjithë mundësitë t’u japim që këto të drejta të respektohen për secilin qytetarët duke filluar nga Leposaviqi e deri në Dragash”, theksoi ajo.

Avokati i Popullit, Naim Qelaj e ka konsideruar inkurajues faktin që janë rritur përpjekjet për zbatim të rekomandimeve të jepen nga institucioni që drejton ai.

“Inkuaruajese dhe çka dua të shpreh falënderim të veçantë është përpjekja që po bëjnë autoritetet me kuptua rëndësinë që ka zbatimi i rekomandimeve të Avokatit të Popullit dhe kjo mëritë pa dyshim që i takon politikave që zbaton qeveria”, theksoi ai.

Drejtori i Zyrës për Qeverisje të Mirë në kuadër të Zyrës së Kryeministrisë, Habit Hajredini u shpreh se programi qeverisës për të drejtat e njeriut ka katër objektiva kryesore si: përmirësimi i qeverisjes, mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut, promovimi i jetës së shëndetshme dhe lehtësimi i qasjes në sistemin e drejtësisë.

Bazuar në këtë program, Hajredini u shpreh se ka disa përmirësime kyçe si futja në funksion i kornizës së tregues të të drejtave të njeriut, respektimi i rekomandimeve të Avokatit të Popullit dhe të tjera.

“Deri në dhjetor të vitit 2022 nga 124 aktivitete të planifikuar që janë në planin e veprimit, 74 janë zbatuar plotësisht apo 59.67%, 34 pjesërisht ose janë në zbatim, apo 27.41% dhe 16 nga aktivitetet nuk janë zbatuar dhe nuk ka asnjë zhvillim serioz lidhur me to apo 12% të aktiviteteve të planifikuara…Ne si Qeveri e Kosovës kemi arritur që të vendosim apo t’i futim në funksion Kornizën e treguesve të të drejtave të njeriut në nivel vendi, është dokument kyç dhe i rëndësishëm që ka me i ndihmua institucionet e Kosovës në gjithë nivelin për të grumbulluar të dhënat dhe për të mbikëqyrëse dhe për të parë më saktë përmbushjen e detyrimeve për të drejtat e njeriut……Një progres që do të doja ta veçoj këtu që është specifikuar në këtë program të qeverisë për të drejtat e njeriut ka të bëjë me parandalimin e ngacmimeve seksuale në organet e administratës publike për vite ka qenë tabu, asnjë institucion në çfarë do niveli nuk ka marrë asnjë veprim ne në program kemi vendos këtë si qeveri e kemi miratuar një program se si duhet me adresua këtë”, tha ai.

Krahas të arriturave, Hajredini theksoi se nevojitet mobilizim institucional për zbatimin e ligjeve për të drejtat e njeriut.

“Kërkohet edhe më shumë mobilizim institucional për marrjen e veprimeve të zbatimit të legjislacionit, sidomos pakoja e ligjeve për të drejtat e njeriut kërkon angazhim të të gjithë neve.. Një sfidë tjetër ka të bëjë me aspektin e buxhetimit, sidomos në nivelin lokal është po themi se është si sfidë që përcillet dhe ne ndoshta si strukturë, si mekanizëm qeveritar që të mobilizojmë edhe komunat në planifikimet e tyre të bëjnë më hershëm kërkesat për buxhetim”, u shpreh Hajredini.

Në këtë takim tëGrupit Koordinues Ndërinstitucional për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës, morën pjesë përfaqësues të institucioneve dhe shoqërisë civile që merren me këtë aspekt.

Continue Reading

Vendi

Vetaksident me fatalitet në rrugën Pejë–Prishtinë: Humb jetën një 24-vjeçare, tre të tjerë lëndohen

Published

on

By

Një 24- vjeçare ka humbur jetën dhe tre persona të tjerë kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku të ndodhur në orët e para të mëngjesit të së martës.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 05:30 në rrugën nacionale Pejë–Prishtinë, në afërsi të Komoranit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishitnës, Daut Hoxha, për UBTnews bëri të ditur se bëhet fjalë për vetaksident, ndërsa njësitë kompetente policore, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, kanë nisur hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Me këtë rast, Policia e Kosovës u ka bërë apel të gjithë drejtuesve të automjeteve që të respektojnë rregullat e trafikut rrugor dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë ngasjes. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Arrestohet një person në Prizren për bashkëjetesë me një të mitur

Published

on

By

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën 16 vjet”.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja është regjistruar të hënën rreth orës 10:00, pasi i dyshuari ishte duke bashkëjetuar me viktimën.

Në konsultim me prokurorin kujdestar, pas inicimit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /E.A/

Continue Reading

Vendi

United Hospital – Fizioterapia moderne që rikthen lëvizjen, redukton dhimbjen dhe përmirëson cilësinë e jetës

Published

on

By

Prishtinë – Lëvizja pa dhimbje nuk është vetëm një dëshirë, por një objektiv i arritshëm kur trajtimi bazohet në diagnostikim profesional, teknologji bashkëkohore dhe kujdes të personalizuar. Pikërisht mbi këto parime funksionon Departamenti i Fizioterapisë në United Hospital, ku pacientët përfitojnë rehabilitim të avancuar për rikthimin e funksionit të plotë të sistemit muskuloskeletor dhe përmirësimin e cilësisë së jetës.

I pajisur me teknologjinë më të fundit dhe i udhëhequr nga fizioterapistë me përvojë, departamenti ofron programe rehabilitimi të përshtatura sipas nevojave individuale të çdo pacienti. Qasja multidisiplinare synon jo vetëm lehtësimin e dhimbjes, por edhe trajtimin e shkakut të saj, duke mundësuar rikthim të sigurt në aktivitetet e përditshme.

Shërbimet përfshijnë rehabilitimin e patologjive të shtyllës kurrizore, përfshirë herniet diskale cervikale, torakale dhe lumbale, rehabilitimin ortopedik dhe post-operativ pas ndërhyrjeve të ligamenteve (ACL/PCL), menisqeve dhe vendosjes së protezave të gjurit apo kërdhokullës. Po ashtu, trajtohen me sukses dhimbjet muskulore, tendinitet, spasticiteti dhe mbingarkesat funksionale, ndërsa programe të veçanta janë të dedikuara për korrigjimin e posturës dhe edukimin e pacientëve për një qëndrim të shëndetshëm të trupit.

Në United Hospital, fizioterapia nuk kufizohet vetëm në trajtim, por përfaqëson një proces të plotë rehabilitimi, ku çdo pacient udhëhiqet me profesionalizëm drejt rikuperimit të qëndrueshëm dhe një jete më aktive. Investimi në rehabilitim të hershëm dhe të specializuar mbetet një nga mënyrat më efektive për të parandaluar komplikimet afatgjata dhe për të rikthyer mirëqenien fizike./rajonipress/

Për termine dhe konsultë profesionale:
📞 038 60 70 70 / 046 60 70 70
📍 M2 Prishtinë–Ferizaj, Km 7, Prishtinë – Kosovë

Continue Reading

Lajmet

Gjendet e vdekur një grua në Prishtinë

Published

on

By

Një grua është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e së hënës në Prishtinë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:15, me ç’rast njësitë policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti vazhdon të hetohet. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara