Lajmet

​Rama: Prishtinën do ta vendosim për të mirë në hartat e botës

Rama kryetari i ri i Prishtinës.

Published

on

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama ka premtuar që do të realizojë të gjitha premtimet e bëra gjatë fushatës për garën e kryeqytetit. Rezultatet preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve e nxjerrin Ramën fitues, duke e lënë prapa kundërkandidatin nga Lëvizja Vetëvendosje, Arben Vitinë. Përparim Rama ka folur para simpatizantëve në sheshin e Prishtinës, ku ka thënë se kryeqytetin e Kosovës do ta vendos për të mirë në hartat e botës.

Kandidati i LDK-së ka thënë se do të punojë derisa të realizojë transformimin e kryeqytetit të cilin e ka premtuar gjatë fushatës.

“Kemi me bë Prishtinë qysh jemi na qysh e kemi zemrën kështu të mirë, Prishtinën me bo me na bo me u ndje krenar, e meritojmë e ju premtoj që me zellin më të madh kam me punu derisa ta bëjmë transformimin të cilin ju kam premtu, do të bëhet, do ta bëj Prishtinën me karakter unik në botë…. Kam dalë si 16-vjeçar prej Prishtinës, kam shku në Londër… ju dua, sa shumë ju dua, ju dua. Përparim Ramës 16-vjeçar i kam premtuar që Prishtinën kur të më vet dikush ku është Prishtina, ka me ditë ku është Prishtina, Prishtinën kemi me qit në harta të botës për të mirë”, ka thënë ai.

Ai ka falënderuar të gjithë përkrahësit duke përmendur kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun për të cilin ka thënë që ka pasur guxim të transformojë LDK-në dhe të dalë përtej partisë duke e sjellë një figurë tjetër për të mirën e Prishtinës.

E Lumir Abdixhiku ka uruar fitore për të gjitha komunat ku LDK po prinë sipas rezultateve preliminare.

“Kjo natë feste e Prishtinës shoqërohet edhe me festa tjera nëpër Kosovë. Prandaj, më lejoni që në emër tuaj t’iu uroj fitore të gjitha komunave ku LDK-ja sot ka fituar e ka kryetarë të rinj. Dëgjuam, ecëm bashkë me ju, u ngritëm, u rikthyem. Kjo është Lidhja Demokratike e Kosovës”, tha ai.

Në garë për Prishtinën kanë qenë Përparim Rama i LDK-së dhe Arben Vitia i Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët sipas rezultateve preliminare të KQZ-së kanë një diferencë të votave prej 2%.

Lajmet

Policia shqipton mbi 2000 gjoba trafiku për 24 orët e fundit

Published

on

By

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2088 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve të fundit.

Në 24 orët e fundit janë raportuar 38 aksidente trafiku me dëme materiale, 36 aksidente trafiku kanë përfunduar me të lënduar.

Policia e Kosovës ka arrestuar 20 persona, 14 janë dërguar në mbajtje, kurse 2 persona janë në vuajtje të dënimit/D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

Komuna e Prishtinës njofton se nga nesër rikthehet funksionaliteti i plotë i “Prishtina Parking

Published

on

By

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga nesër do të rikthehet funksionaliteti i plotë i “Prishtina Parking”.

Sipas njoftimit, në përputhje me vendim të Gjykatës Supreme nesër hyn në fuqi zbatimi i plotë i rregullores për rregullimin e parkingjeve në kryeqytet.

Njoftojmë qytetarët se shfrytëzimi i parkingjeve publike të menaxhuara nga “Prishtina Parking” bëhet vetëm me pagesë, sipas tarifave zyrtare. Çdo parkim pa pagesë do të sanksionohet me gjoba dhe masa ndëshkuese, në përputhje me legjislacionin në fuqi“, thuhet në njoftim./D.B/KP

Continue Reading

Bota

Humbin jetën të paktën 8 persona pasi Treni përplaset me autobusin në Meksikë

Published

on

Të paktën 8 persona kanë vdekur kur një tren u përplas me një autobus pasagjerësh me dy kate në Meksikë duke lënë të plagosur të paktën edhe 45 të tjerë, tha Mbrojtja Civile e Shtetit të Meksikës.

Aksidenti ndodhi në një autostradë në komunën Atlacomulco, sipas autoriteteve shtetërore, shkruan CNN.

Trafiku është i mbyllur në të dyja drejtimet për të lejuar shërbimet e emergjencës të reagojnë.

Shkaku i përplasjes nuk dihet ende./S.K/KP/CNN/

Continue Reading

Lajmet

Rama takohet me komandantin e Forcave Detare të SHBA-së

Published

on

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me komandantin e Forcave Detare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Europë dhe Afrikë, Admirali Stuart B. Munsch.

Në këtë takim është diskutuar për hapat konkretë të Shqipërisë për ringjalljen e industrisë ushtarake, avancimin e projekteve të Korridorit VIII dhe zhvillimin e Portit të Ri të Durrësit, shkruan rtsh.al.

“Në takimin me Komandantin e Forcave Detare të Shteteve të Bashkuara në Europë dhe Afrikë, Admiralin Stuart B. Munsch, në kuadër të hapave që Shqipëria po ndërmerr për rilindjen e industrisë ushtarake, si edhe për ecurinë e projekteve të Korridorit VIII dhe Portit të Ri të Durrësit”, shkruan Edi Rama në rrjetin e tij social, në Facebook.

I pranishëm në këtë takim ishte edhe ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, i cili thekson se është diskutuar për modernizimin e ushtrisë shqiptare.

Një tjetër pikë e rëndësishme e diskutimit ishte përparimi i projektit të Korridorit VIII, një arterie e rëndësishme infrastrukturore që lidh Detin Adriatik me Detin e Zi, duke kaluar përmes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

Korridori VIII konsiderohet një projekt strategjik për zhvillimin ekonomik dhe sigurinë rajonale, duke lehtësuar tregtinë, transportin dhe bashkëpunimin ushtarak mes vendeve të NATO-s dhe partnerëve të tjerë.

Projekti synon të rrisë ndërveprimin ekonomik dhe ushtarak mes vendeve të rajonit, duke e bërë Shqipërinë një nyje të rëndësishme logjistike në Ballkan./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara