Lajmet

​Rama: Piramida e Tiranës, së shpejti qendra më e madhe e teknologjisë digjitale në Ballkan

“Dezeen”, e ka vlerësuar transformimin e saj si një nga 12 projektet më të mira arkitekturore në botë.

Publikuar

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale foto nga kantieri i punimeve për transformimin e Piramidës së Tiranës.

Rama shprehet se piramida së shpejti do të jetë gati për qendrën më të madhe të teknologjisë digjitale në Ballkan.

Gazeta prestigjioze The New York Times, i ka kushtuar një artikull projektit transformues të Piramidës së Tiranës që do të kthehet në një qendër të madhe rajonale të teknologjisë dhe inovacionit dhe e cila pritet të hapet këtë pranverë.

Piramida me emrin TUMO, do të ketë si pjesë të saj edhe një ballkon, që do të shërbejë si atraksion turistik i qytetit, por edhe një lulishte si peizazh i bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Ndërsa revista e njohur në fushën e arkitekturës “Dezeen”, e ka vlerësuar transformimin e Piramidës në Tiranë si një nga 12 projektet më të mira arkitekturore në botë.

Projekti i rivitalizimit të Piramidës së Tiranës synon transformimin e saj në një qendër multifunksionale në qytet, duke siguruar hapësirë për të rinjtë dhe njerëzit që të angazhohen në art, kulturë dhe teknologji krijuese.

Kjo qendër financim i qeverisë, Bashkisë së Tiranës dhe Fondit Amerikan të Zhvillimit, do të ketë 18 salla, ku të rinjtë të studiojnë për programe të ndryshme kompjuterike dhe 14 klasa të tjera që janë konceptuar në natyrë.

Sipas projektit, Piramida ndahet në 3 zona, ku një pjesë do të jetë për Tumo dhe klasat që do të zhvillohen brenda, një pjesë do të jetë sistem biznesesh dhe sipërmarrës të IT ku do shumë prej startup-eve do të bëjnë praktikën dhe të testojnë produkte.

Risi është riciklimi i gjithë materialit të mbetur në piramidë, i cili do të përdoret për krijimin e ndërtesës së re, ndërsa pjesa e jashtme rrëshqitëse do të jetë me shkallë si vendpushim për studentët./Atsh/

Lajmet

Ambasadat e Britanisë në Kosovë dhe Serbi: Kurti e Vuçiq bënë hap të guximshëm në Ohër

Nga ambasada thonë se Kurti dhe Vuçiq kanë bërë hapa të guximshëm dhe të rëndësishëm.

Publikuar

nga

Ambasadat e Britanisë së Madhe në Kosovë dhe Serbi ka thënë se e mirëpresin marrëveshjen e kësaj fundjave në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Ambasada shkruan se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq kanë bërë hapa të guximshëm dhe të rëndësishëm duke rënë dakord për një plan për zbatim këtë fundjavë.

“Ne presim – dhe qëndrojmë të gatshëm të mbështesim – të dyja palët të lëvizin shpejt për ta bërë marrëveshjen realitet”, thuhet në njoftim.

“Ambasadorët e Britanisë së Madhe në Beograd dhe Prishtinë mirëpresin marrëveshjen e kësaj fundjave në Ohër: Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq bënë një hap të guximshëm dhe të rëndësishëm përpara duke rënë dakord për një plan për zbatimin këtë fundjavë. Ne presim – dhe qëndrojmë të gatshëm të mbështesim – të dyja palët të lëvizin shpejt për ta bërë marrëveshjen realitet”, njoftojnë Ambasadat e Britanisë së Madhe në Kosovë dhe Serbi.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Qeveria ndan mbi 7.2 milionë euro për subvencionim të tarifave të rrymës

Mjetet janë ndarë për masën e zbatimit 3.7 – Mbështetje në tejkalimin e krizës energjike të Pakos Ringjallja Ekonomike.

Publikuar

nga

Qeveria e Kosovës ka mbajtur një mbledhje elektronike të hënën ku ka ndarë 7 milionë e 278 mijë euro për subvencionim të tarifave të energjisë elektrike.

Mjetet janë ndarë për masën e zbatimit 3.7 – Mbështetje në tejkalimin e krizës energjike të Pakos Ringjallja Ekonomike.

“Mjetet e ndara do të përdoren për subvencionimin e energjisë elektrike për konsumatorët fundorë, me qëllim të uljes së ndikimit të tarifave të energjisë, që reflektojnë në faturat e konsumatorëve. Kushtet dhe kriteret e shfrytëzimit të këtyre mjeteve përcaktohen me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 21/94 të datës 24 gusht 2022”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit. 

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Kurti takoi ambasadorët e akredituar: Kosova ka votat e nevojshme për anëtarësim në KiE

Ai i informoi ata për ecurinë e bisedimeve që u zhvilluan të shtunën në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Publikuar

nga

Me ftesë të tij, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministrin e parë, Besnik Bislimi, priti ambasadorët, të ngarkuarit me punë, shefat e misioneve diplomatike dhe zëvendësambasadorët e akredituar në Kosovë.

Sipas një komunikate të Qeverisë, në këtë takim të gjerë e të përbashkët, ai i informoi ata për ecurinë e bisedimeve të shtunën në Ohër të Maqedonisë së Veriut, dhe për rezultatin e arritur aty me rastin e dakordimit publik për aneksin e zbatimit të Marrëveshjes Bazë.

“Në tekst të Aneksit të dakorduar në Ohër thuhet që Kosova dhe Serbia angazhohen plotësisht për t’i respektuar të gjitha nenet e Marrëveshjes dhe Aneksit, dhe për t’i zbatuar të gjitha detyrimet e tyre përkatëse – që rrjedhin nga Marrëveshja dhe Aneksi – në mënyrë të përshtatshme dhe në mirëbesim. Aty po ashtu thuhet se Kosova dhe Serbia pajtohen që të gjitha nenet të zbatohen në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Kryeministri Kurti theksoi se delegacioni i Republikës së Kosovës kanë qenë maksimalisht të përkushtuar dhe konstruktiv, por edhe kreativ me oferta e propozime që u refuzuan nga pala tjetër, e cila, sikurse në Bruksel me 27 shkurt, përsëri refuzon të nënshkruajë.

“Rruga për procedimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe në Bashkimin Evropian është e hapur. Sa i përket anëtarësimit në Këshillin e Evropës, Kosova tashmë ka numrin e nevojshëm të votave të shteteve anëtare, ndërkohë që departamenti ligjor i Këshillit ka konfirmuar se nuk ka asnjë pengesë juridike për anëtarësimin e plotë të Republikës së Kosovës në këtë organizatë të rëndësishme”, tha ai.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Erdogan: 104 miliardë dollarë dëme nga tërmeti shkatërrues në Turqi

Erdogan deklaroi kështu në Konferencën e Donatorëve Turqi – Siri.

Publikuar

nga

104 miliardë dollarë, pra 97 miliardë euro, janë dëmet e shkaktuara në Turqi nga tërmeti katastrofik që shkaktoi vdekjen e më shumë se 50 mijë njerëzve, tha Recep Tayyip Erdogan.

“Pavarësisht situatës së tij ekonomike, është e pamundur për çdo vend të luftojë vetëm një fatkeqësi të kësaj shkalle”, tha presidenti turk, duke folur në Konferencën e Donatorëve Turqi – Siri.

“Ne nuk do ta harrojmë kurrë solidaritetin e treguar në këto ditë të vështira nga të gjithë miqtë tanë, BE së bashku me instrumentet termike, shtetet anëtare, vendet kandidate, OKB dhe organizata të tjera ndërkombëtare”, tha ai.

Megjithatë, ai ka bërë të qartë se ka ende shumë për të bërë.

“Kontributet do të na ndihmojnë në përpjekjet tona për tu shëruar nga tërmetet dhe për të fshirë gjurmët e fatkeqësisë. Kjo sepse lufta jonë e vërtetë fillon tani”, tha ai.

Sipas presidentit turk, synimi është ndërtimi i strukturave të sigurta me cilësi të lartë për të plotësuar nevojat e banimit brenda zonës sizmike.

Shefja e Komisionit, Ursula von der Leyen njoftoi se krahu ekzekutiv i BE-së do të japë 1 miliard euro për të ndihmuar në rindërtimin e Turqisë.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara