Lajmet

​Rama kujton tërmetin në Shqipëri: Sot jemi ngritur më të fortë

Në këtë tërmet humbën jetën 51 persona, ndërsa mbi 3 mijë të tjerë u plagosën.

Published

on

Kryeministri, Edi Rama ka kujtuar tërmetin që ndodhi dy vite më parë në Shqipëri e ku humbën jetë 51 persona dhe mbi 3 mijë të tjerë u plagosën.

Rama derisa ka kujtuar viktimat nga kjo ngjarje theksoi se tragjeditë sprovojnë njerëzit.

Ai thotë se “mund të themi pa drojë se sot jemi ngritur më të fortë e po ashtu mund të marrim frymë të lehtësuar, për faktin se mijëra familje të goditura prej asaj fatkeqësie sot janë më mirë se sa përpara goditjes prej saj”.

Ai ka falënderuar gjithë ata që u ofruan për t’iu dalë në ndihmë në këtë situatë.

Lajmet

Dita Ndërkombëtare e Romëve

Published

on

Sot, më 8 prill, shënohet Dita Ndërkombëtare e Romëve, një ditë që u shpall në Kongresin e Parë Botëror të Romëve, i organizuar nga Comité International Rom (CIR) në Londër në vitin 1971. Ky kongres shënoi përpjekjen e parë të romëve për bashkëpunim ndërkombëtar dhe po ashtu vendosi flamurin dhe himnin e popullit rom.

Romët kanë një histori të gjatë dhe të pasur. Fillimisht, ata ishin muzikantë udhëtues që vinin nga rajoni që sot i përket Indisë dhe Pakistanit. Pas migrimit të tyre nëpër Evropë, romët zhvilluan një kulturë të veçantë dhe një gjuhë të tyren. Gjatë mesjetës, ata migruan në vende të ndryshme, si Turqi, Francë dhe Spanjë. Në Spanjë, kultura e tyre u bashkua me kulturat tjera, duke krijuar një ndërthurje të pasur, përfshirë flamenco-n, një art i njohur i muzikës dhe vallëzimit.

Përveç kësaj, romët janë një nga popullsitë më të persekutuara historikisht. Ata u persekutuan gjatë periudhës së Nazizmit dhe komunizmit, si dhe nga disa qeveri lokale në Azi dhe Afrikë. Ky persekutim ka lënë pas një gjurmë të thellë në historinë e romëve, të cilët shpesh janë trajtuar si të huaj dhe të margjinalizuar.

Në fillim të shekullit të 19-të, shumë romë emigrantë shkuan në Shtetet e Bashkuara, Kanada, Brazil dhe vende të tjera të Amerikës, duke ndikuar edhe në kulturat atje. Siç tregon New York Times, romët nuk janë vetëm një grup i identifikuar shoqërisht ose kulturorisht, por ata gjithashtu identifikohen gjenetikisht si një grup i veçantë.

Dita Ndërkombëtare e Romëve është një mundësi për të nderuar këtë komunitet të pasur kulturor dhe për të rritur ndërgjegjësimin mbi sfidat që ata kanë përjetuar dhe vazhdojnë të përjetojnë./UBTNews/

 

Continue Reading

Lajmet

Kallas në Tiranë përmend sigurinë dhe mbrojtjen si angazhimet më të rëndësishme

Published

on

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, gjatë vizitës së saj zyrtare në Tiranë të martën ka përmendur sigurinë dhe mbrojtjen si angazhimet më të rëndësishme. 

Në konferencën për media me kryeministrin Edi Rama, Kallas ka thënë se BE-ja është e angazhuar që ta forcojë sigurinë në fusha të reja në Shqipëri.

“BE-ja është plotësisht e angazhuar sa i përket Shqipërisë dhe bashkëpunimi ynë sjell të mira për të dyja palët. Një nga angazhimet e para që kam pasur ka qenë nënshkrimi për sigurinë dhe mbrojtjen. Ky është një hap i rëndësishëm. Ne duam ta forcojmë sigurinë në fusha të reja”, ka thënë ajo.

Gjatë takimit me Ramën, palët kanë nënshkruar marrëveshjen për financimin e hekurudhës Durrës – Rrogozhinë.

Teksa, në adresimin për shtyp, Rama nuk i ka lënë pas batutat.

“Shumë faleminderit dhe njëherë për vizitën tënde. Është një vizitë pak të çuditshëm për ne midis diellit dhe të ftohtit. Ne kishim diellin dhe ti solle të ftohtin nga Brukseli, por të jesh e bindur që herës tjetër do të kesh vetëm, diell”, ka thënë ai, që mori përgjigje mohuese nga Kallas, e cila tha se “Brukseli nuk kishte të ftohtë, kështu që mund të ketë ardhur nga Veriu”.

Continue Reading

Bota

Greqi: Grevë e Përgjithshme njëzet e katër orëshe më 9 prill

Published

on

Në Greqi, Konfederata e Përgjithshme e Punëtorëve Grekë (GSEE) dhe ADEDY shpallën një grevë të përgjithshme 24-orëshe më 9 prill 2025, që do të përfshijë federata, sindikata dhe shoqata nga sektori privat dhe publik.

Kjo grevë është një reagim ndaj kushteve të pagave dhe kushteve të punës, dhe kërkon përmirësime në disa fusha, përfshirë:

Rritje pagash dhe rivendosjen e pagave 13 dhe 14 në sektorin publik.

Marrëveshje Kolektive të Punës që të mundësojnë negociata të lira dhe të drejta për punëtorët.

Rregullime për krizën e strehimit, duke kërkuar politika më të mira për mbrojtjen e banesave dhe përballueshmërinë e strehimit.

Masat për përmirësimin e kushteve të punës dhe për të adresuar ngacmimet dhe dhunën seksuale në vendet e punës.

Përmirësime në sigurinë dhe shëndetin në punë, përfshirë masat për parandalimin e aksidenteve dhe sëmundjeve profesionale.

Pjesëmarrësit në grevë do të mblidhen në disa pika të ndryshme të vendit, përfshirë në Athinë dhe Selanik, për të protestuar kundër politikave të qeverisë dhe për të kërkuar këto ndryshime. GSEE ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në këtë grevë dhe protestat e mbështetjes që do të mbahen në qytetet kryesore të Greqisë.

Një prej kërkesave më të rëndësishme është që paga minimale të përcaktohet jo nga vendimet e qeverisë, por nga marrëveshje kolektive të lira, për të siguruar kushte të barabarta për punëtorët dhe një treg të drejtë pune./UBTNews/

 

Continue Reading

Lajmet

Naftëtarëve u caktohet sërish marzha e fitimit

Published

on

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e Kosovës ka njoftuar vendimin e ri për rregullimin e çmimeve të naftës, duke vendosur një marzhë fitimi për naftëtarët. Ministrja Rozeta Hajdari ka theksuar se ky vendim është pasojë e mbikëqyrjes të vazhdueshme të tregut dhe synon të adresojë papërshtatshmërinë në reagimin e çmimeve shitëse ndaj ndryshimeve të çmimeve furnizuese.

Vendimi përcakton dy marzha tregtare maksimale:

Marzhë tregtare maksimale e lejuar për shitjen me shumicë: 2 eurocentë për litër.

Marzhë tregtare maksimale e lejuar për shitjen me pakicë: 12 eurocentë për litër.

Ky vendim është menduar të sigurojë furnizimin e vazhdueshëm të tregut me naftë dhe të mbrojë konsumatorët, duke parandaluar praktikat antikonkurruese dhe promovuar një konkurrencë të ndershme në treg. Po ashtu, vendimi parasheh një mbikëqyrje më të shtuar inspektuese për të siguruar se naftëtarët respektojnë këto kufizime.

Çmimet e naftës dhe benzinës aktualisht variojnë nga 1.2 deri në 1.3 euro për litër. Ky vendim është një vazhdimësi e masave të ngjashme të ndërmarra në vitet e fundit për të kontrolluar dhe balancuar tregun e naftës në Kosovë./UBTNews/

Continue Reading

Të kërkuara