Lajmet

​Rama komenton miratimin e liberalizimit të vizave për Kosovën

Këshilli i BE-së i dha dritën jeshile sot liberalizmit të vizave për Kosovën

Publikuar

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka komentuar miratimin e liberalizimit të vizave për Kosovën nga Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian, ka thënë se një hap i vonuar padrejtësisht me vite u hodh sot nga BE-ja, e cila më në fund po e heq nga vetja njollën e turpit të trajtimit të Kosovës si të ishte një vend jashtë Evropës. Rama në Facebook ka uruar jo vetëm Kosovën, por edhe Bashkimin Evropian.

Rregullat e reja do t’i lejojnë poseduesit e pasaportave të Kosovës të udhëtojnë në BE pa vizë për një periudhë qëndrimi prej 90 ditësh, në çdo periudhë 180 ditore.

Ky përjashtim nga kërkesa për vizë do të zbatohet që nga data kur Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS) hyn në fuqi ose nga 1 janari 2024, ose cilado datë më përpara.

Rregullat e reja tani duhet të miratohen nga Parlamenti Evropian përpara se të nënshkruhen dhe publikohen në gazetën zyrtare të BE-së.

Ministrja suedeze për Migracionin, Maria Malmer Stenergard u shpreh se Kosova ka bërë përpjekje të mëdha për të përmirësuar menaxhimin e sigurisë dhe migracionit dhe për të harmonizuar politikën e saj të vizave me atë të BE-së.

Ndërkohë, drejtori i institutit Epik, Demush Shasha ka potencuar se tani ka mbetur vetëm edhe miratimi në seancën plenare të Parlamentit Evropian, ku pritet përkrahje përsëri pothuaj unanime.

Lajmet

​Putin shkarkoi ministrin e Mbrojtjes

Publikuar

nga

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin propozoi Andrei Belusov për të zëvendësuar ministrin aktual të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, njoftoi Këshilli i Federatës të dielën.

Shoigu, i cili mban postin e ministrit të Mbrojtjes qe nga viti 2012, është emëruar sekretar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Rusisë, njoftoi Kremlini. Deri më tani këtë detyrë e mbante Nikolai Patrushev, oficeri i parë i sigurimit të Rusisë. Se kur do të emërohet Patrushev do të bëhet e ditur më vonë, tha zëdhënësi Dmitri Peskov.

Peskov tha se Putin mori një vendim për të drejtuar Ministrinë e Mbrojtjes me një civil, sepse ajo duhet të jetë e hapur për inovacione dhe ide të avancuara.

Sipas njoftimit, ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov do të mbajë postin e tij. Të premten Putin nënshkroi një dekret për riemërimin e Mikhail Mishustin si kryeministër të Federatës Ruse.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Haradinaj kujton Tahir e Nebih Mehën në 43-vjetorin e rënies

Publikuar

nga

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar heroizmin e familjes Meha me rastin e 43-vjetorit të rënies heroike të Tahir e Nebih Meha.

I pari i AAK-së Ramush Haradinaj ka thënë se ata ranë në përballje të pabarabartë me qindra forca jugosllave.

“Në 43-vjetorin e rënies, kujtojmë heroizmin e familjes Meha në Prekaz. Me nder e respekt, përulemi para trimërisë së Tahir e Nebih Mehës, që ranë në përballje të pabarabartë me qindra forca jugosllave. Rezistencën dhe trimërinë e Tahirit dhe Nebihut, e pasoi UÇK-ja për dëshmi para historisë, se ka kush i del zot atdheut, sakrificë që u kurorëzua me liri dhe shtet të pavarur. Lavdi të gjithë trimave të Kosovës!”, ka thënë Ramush Haradinaj.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​25 vjet nga barbaria serbe ndaj shqiptarëve në Korishë

Publikuar

nga

Sot mbushen 25 vjet nga “Dita e Martirëve” në Korishë të Prizrenit, e njohur si masakra e tmerrshme nga ushtria e policia serbe ndaj popullatës së pafajshme shqiptare të kësaj ane.

Më 13 maj 1999, forcat serbe ndaluan civilët e fshatrave Korishë, Budakovë, Bllacë, Reshtan, Mushtisht dhe Grejkoc, duke vrarë 77 prej tyre.

Në nderim të të rënëve në Korishë pas luftës është ngritur Memoriali i Martirëve.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Sot pritet të takohen Kurti e Krasniqi

Publikuar

nga

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të zhvillojë një takim pune me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Takimi i kryeministrit Kurti me kryetarit e partisë opozitare, Memli Krasniqi do të mbahet në njërin nga hotelet në Prishtinës, duke nisur nga ora 18:30. Ndërkohë këtë takim e kanë refuzuar kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe ai i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, me arsyetimin se për temat e parapara që do të diskutohen, i kanë shefat e grupeve parlamentare në Kuvend të cilët japin kontributin e tyre në Kuvend.

Partia Demokratike e Kosovës ka pranuar ftesën e kryeministrit Albin Kurti për takim, por ka paralajmëruar se pjesëmarrja e kryetarit Memli Krasniqi do të jetë në funksion të diskutimit mbi mundësinë e caktimit të datës për zgjedhje të reja.

Kryeministri Albin Kurti ka komentuar përgjigjet e partive opozitare për ftesën e tij për darkën e punës, ku temë diskutimi është paralajmëruar agjenda e Kuvendit për sesionin pranveror.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara