Lajmet

​Rama ka një thirrje për Vuçiqin: Përshkallëzimi në veri të Kosovës është i paarsyeshëm

Kryeministri shqiptar tha se ka biseduar edhe për Kosovën me kryeministrin e Spanjës.

Published

on

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka komentuar situatën në veri të Kosovës ku serbët kanë bllokuar dy pika të kalimit kufitar.

Rama ka thënë se përshkallëzimi i situatës është i paarsyeshëm duke shtuar që Kosova ka të drejtë dhe detyrë të zbatojë marrëveshjet duke ushtruar sovranitetin territorial të saj.

Kryeministri shqiptar ka folur në një konferencë për media me kryeministrin e Spanjës me të cilin ka thënë se ka biseduar edhe për Kosovën.

Natyrisht kemi folur për Kosovën, dihet që Spanja ka një pozicion të ndryshëm dhe tradicionalisht të palëvizshëm për arsye që lidhen me vet Spanjën dhe që nuk kanë të bëjnë me asnjë lloj diskriminimi apo paragjykimi ndaj bashkësisë së shqiptarëve në Kosovë dhe ndaj të drejtës së tyre por sidoqoftë kemi diskutuar aq më tepër në kuadër ne një situate që mbrëmë vonë ka pasur një përshkallëzim krejtësisht të paarsyeshëm, pasi Qeveria e Kosovës ka të drejtën, jo vetëm të drejtën në fakt por ka edhe detyrën që të zbatojë marrëveshjet duke ushtruar sovranitetin territorial që buron nga një pavarësi në administrimin e shtetit”, ka thënë Rama.

Ai ka pasur edhe një thirrje për presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Marrëveshjet e dakorduara me palën tjetër janë marrëveshje për tu zbatuar, nuk janë marrëveshje për tu diskutuar, sidoqoftë ne përshëndesim edhe shtyrjen me 30 ditë të zbatimit të kësaj marrëveshjes, gjë që pash e ka përshëndetur pak më parë edhe shefi i diplomacisë evropiane zotëri Borrel, gjë që u kërkua edhe nga shtetet e bashkuara përmes ambasadorit në Prishtinë. Dhe unë i bëj thirrje autoriteteve në Beograd, presidentit të Serbisë që të mos ushqejnë me asnjë lloj justifikimi dhe me asnjë lloj alibie grupe të caktuara në veriun e Kosovës që për arsyet e tyre i kundërvihen zbatimit të një marrëveshje që jo vetëm duhet zbatuar por është e vlefshme të zbatohet edhe për ti dhënë më shumë besueshmëri dialogut në mes të Serbisë dhe Kosovës”, ka shtuar Rama.

Lajmet

​Sorensen viziton Kosovën, takohet me Osmanin

Published

on

By

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, do të qëndrojë sot në vizitë zyrtare në Kosovë.

Sorensen pritet të takohet me presidenten Vjosa Osmani.

Sipas njoftimit, takimi që do të mbahet në Kabinetin e Presidencës, do të nisë orën 10:00.

Continue Reading

Lajmet

Termokos njofton konsumatorët: Për shkak të rënies së Bllokut 1, furnizimi me ngrohje me kapacitet të kufizuar

Published

on

By

NP “Termokos” SH.A. njofton konsumatorët se, për shkak të rënies nga funksioni të Bllokut 1 të Termocentralit Kosova B, furnizimi me energji termike, aktualisht, po realizohet me kapacitet të kufizuar.

Kjo situatë ka ndikuar në uljen e cilësisë ngrohjes për disa objekte banesore në lagjet “Mati 1” dhe “Bregu i Diellit”.

Por, sipas paralajmërimeve nga KEK-u, Blloku 1 pritet të rikthehet në funksion gjatë ditës së nesërme, gjë që do të mundësojë furnizimin me energji termike me kapacitet maksimal, përkatësisht përmirësimin e plotë të furnizimit me ngrohje.

“Deri në stabilizimin e plotë të furnizimit me ngrohje, NP “Termokos” kërkon mirëkuptimin e gjithë konsumatorëve”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Lajmet

Orav: Zgjedhjet treguan që demokracia formëson politika për komunitetin

Published

on

By

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, është takuar të martën me ministrin në Detyrë të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Sipas njoftimit, në takim është diskutuar për rolin e qeverisjes vendore të fortë dhe të përgjegjshme në zbatimin e reformave.

Zgjedhjet e fundit në Kosovë tregojnë se si demokracia vendore angazhon njerëzit dhe formëson politikat që pasqyrojnë nevojat e komunitetit përmes vendimmarrjes pranë tyre”, ka thënë Orav.

Continue Reading

Lajmet

Studentët e vitit të parë të Menaxhmentit, Biznesit dhe Ekonomisë në UBT trajnohen në QuickBooks nga ekspert i fushës

Published

on

By

Studentët e vitit të parë, në kuadër të lëndës Hyrje në Kontabilitetin Financiar në Fakultetin Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT, nën udhëheqjen e profesorit Mic Ukaj realizuan një ligjëratë praktike mbi aplikimin e softuerëve të kontabilitetit, me ligjërues mysafir Taulant Murati, kontabilist i certifikuar me përvojë shumëvjeçare në fushën e kontabilitetit, financave dhe auditimit.

Përmes softuerit Quickbooks, studentët patën mundësinë të njihen nga afër me proceset kryesore të përdorimit të softuerëve te kontabilitetit, duke filluar nga krijimi i politikave kontabël, regjistrimi i klientëve dhe furnitorëve, evidentimi i blerjeve dhe shitjeve, e deri te reflektimi i këtyre transaksioneve në pasqyrat financiare. Ligjërata u karakterizua nga një qasje shumë interaktive, me përfshirje aktive të studentëve në përdorimin praktik të softuerit.

UBT mbetet e përkushtuar në vazhdimin e misionit të saj për të ndërthurur dijen teorike me përvojën praktike, duke u ofruar studentëve mundësi konkrete për të zhvilluar kompetenca profesionale që përputhen me kërkesat e tregut të punës.

Continue Reading

Të kërkuara