Lajmet

​Rama i dhuron “Çelësin e Qytetit” ish-kongresistëve DioGuardi

Ky çmim iu dha çiftit DioGuard për t’i nderuar dhe respektuar për kontributin e tyre.

Published

on

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama i ka dhuruar “Çelësin e Qytetit” ish-kongresistit amerikan, Joe DioGuardi dhe bashkëshortes së tij, Shirley Cloyes DioGuardi nga Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane.

Ky çmim iu dha çiftit DioGuard për t’i nderuar dhe respektuar për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm për Kosovën dhe kauzën kombëtare në përgjithësi.

Kryetari Rama u shpreh mirënjohës ndaj tyre për kontributin e dhënë ndaj Kosovës në situatat kombëtare në të cilat ishte ndodhur Kosova.

“Përpjekjet tuaja të përbashkëta kanë gdhendur trashëgiminë e unitetit, forcës dhe lidhjeve të pathyeshme. Në kohët e trazuara të luftës së Kosovës, ju qëndruat si fener shprese, duke bërë që bota të njohë gjendjen tonë, për të pranuar vuajtjet tona dhe për të mbështetur luftën tonë për drejtësi. Avokimi juaj nëpërmjet Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane ka qenë një mjet shpëtimi për kauzën tonë….. I dashur Joe, trashëgimia jote shqiptare të rrjedh thellë në vena, dëshmi e thënies shekullore se “Gjaku nuk behet ujë”, ka shtuar Rama

Po ashtu ai u shpreh se populli shqiptarë u jep mirënjohje për çdo hap ish-kongresmenëve që kanë bërë për kombin.

“Është nder im personal, si kryetar i komunës së Prishtinës dhe adhuruesi juaj i zjarrtë që nga fillimi i viteve ’90, t’ju prezantoj simbolin e nderit me duart e mia, dyert e qyteteve tona janë gjithmonë të hapura për ju, ashtu siç kanë qenë dhe mbeten zemrat tuaja të hapura për kauzën tonë. Kongresmeni Joe DioGuardi dhe zonja Shirley Cloyes DioGuardi udhëtimi juaj nuk është vetëm i juaji, është udhëtimi i çdo shqiptari që ka ndjerë ndikimin e avokimit tuaj, udhëtimi i çdo zemre që keni prekur dhe udhëtimi i një kombi që qëndron në këmbë të bashkuar në mirënjohje. Me admirimin më të madh, mirënjohjen e përzemërt dhe respektin e pafund, ju përshëndesim të dyve. Udhëtimi juaj le të vazhdojë të frymëzojë brezat që do të vijnë”, shtoi Rama.

Ish-kongresisti Joe DioGuardi, tha se populli shqiptar ka një tregim të suksesshëm. Ai tha se qyteti këtë vit është zhvilluar dhe ka një ndryshim të madh nga vitet e kaluara.

“Që të ua them këtu gjej inspirim, nuk e kam bërë kurrë për para , kurrë për një gjë tjetër përveç vullnetit dhe dëshirës për inspirimin që e kam marr nga populli i cili ka vuajtur. Fjala e cila më pëlqen më së shumti është edukimi, për këtë arsyeje pse po e them këtë, sepse prindërit e mi kanë qenë refugjatë të cilët kanë ardhur në Amerikë, dhe nuk kanë pasur mundësi të edukohen pra ata kanë shkuar që unë të edukohem. Unë kam qenë në kongres se po te dinin shqiptarët se sa janë të suksesshëm, janë me te vërtet, do të vërenin, se ata kanë blerë pa e ndërruar emrin , kanë bërë shërbim të mrekullueshme ku mendojnë është një tregim i suksesshëm në gjithë Neë York-un, dhe dua të them se edhe këtu që erdha pash një ndryshim të madh dhe zhvillim se unë isha para sa viteve këtu dhe me të vërtet qyteti është zhvilluar për këtë ju falënderoj dhe përzemërsisht ju them se keni krijuar një punë të shkëlqyeshme”, tha Joe DioGuardi.

Edhe ish-kongresistja Shirley Cloyes DioGuardi tha se në kohën kur Kosova është përballur me okupimin, edhe vet ajo është përballur me realitetin e vuajtur të Kosovës. Ajo u shpreh se Kosovën e cilëson si shtëpi të dytë.

“Është dashur 20 vjet punë dhe përkushtim që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të njohin Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. Pra vendimi prej vitit 1984 deri në viti 2009 kemi ardhur dy herë në vit, pra kemi parë dhe jemi ballafaquar me realitetin e Kosovës, dhe për këtë e kemi bërë një raport me Kongresin për Kosovën dhe realitetin e saj. Kështu Kosova ka qenë shtëpia ime e dytë”, është shprehur Shirley Cloyes DioGuard.

Ditë më parë, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama i ka dhuruar “Çelësin e Qytetit” edhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj. 

Vendi

Kryesia dështon të miratojë rendin e ditës: Mospajtime për rezolutën e luftës

Published

on

By

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit ka përfunduar pa një pajtim për rendin e ditës të seancës së radhës, pas mospajtimeve mes partive politike për pozicionimin e rezolutës për mbrojtjen e të vërtetës historike të luftës.

PDK-ja, e mbështetur edhe nga opozita tjetër, ka insistuar që kjo rezolutë të jetë pika e parë e rendit të ditës për seancën e së premtes. Në anën tjetër, Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar që ajo të trajtohet si pikë e fundit, duke kërkuar një dakordim më të gjerë paraprak.

Për shkak të kësaj bllokade, rendi i ditës pritet të miratohet në fillim të seancës plenare. Përveç rezolutës për luftën, në agjendë janë edhe katër marrëveshje ndërkombëtare, votimi për anëtarin e Këshillit Prokurorial, si dhe debati për rritjen e çmimit të naftës.

Continue Reading

Vendi

Kurti pret drejtoren e NATO-s: FSK po përgatitet për mision në Gazë

Published

on

By

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot drejtoren e NATO-s për Operacione, Charlotte Hallengren, me të cilën ka diskutuar për thellimin e bashkëpunimit dhe sigurinë në vend.

Gjatë takimit, Kurti falënderoi aleancën veri-atlantike për rolin e saj në stabilitetin e Kosovës, ndërsa kërkoi më shumë mundësi trajnimi për pjesëtarët e FSK-së në institucionet e NATO-s.

Kryeministri njoftoi se Forca e Sigurisë së Kosovës, pas sukseseve në disa misione ndërkombëtare, aktualisht po përgatitet për të zbarkuar në Gazë, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese.

“Kryeministri Kurti tha se Forca e Sigurisë së Kosovës ka demonstruar performancë të lartë në misionet ndërkombëtare, përfshirë bashkëzbarkimet në Kuvajt, Belize dhe Ishujt Falkland, si dhe misionin në Turqi. Ndërsa, shtoi se aktualisht është duke u përgatitur për misionin në Gaza, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese. Ndërsa, përmendi edhe trajnimet për personelin ukrainas për deminim dhe misione të kërkim-shpëtimit”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.

Nga ana tjetër, zyrtarja e lartë e NATO-s vlerësoi lart këtë vendim dhe falënderoi Kosovën për bashkërendimin e ngushtë me aleancën në rrugën drejt integrimit.

 

Continue Reading

Vendi

Vdes një punëtor në vendin e punës në Strellc të Deçanit, një tjetër i lënduar

Published

on

By

Një aksident fatal në vendin e punës ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Strellc të Ulët të Deçanit, ku si pasojë e lëndimeve ka vdekur një punëtor dhe një tjetër ka mbetur i lënduar.

Lajmi është konfirmuar nga Policia Rajonale e Pejës, sipas së cilës ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 në një punëtori druri, ku disa materiale kanë rënë mbi dy punëtorët. Viktimat u dërguan menjëherë në Emergjencën e Spitalit të Pejës, ku mjekët konstatuan vdekjen e njërit prej tyre.

Njësitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Continue Reading

Lajmet

Mblidhet Kryesia e Kuvendit: Në rend dite marrëveshjet ndërkombëtare dhe rezoluta për naftën

Published

on

By

Kryesia e Kuvendit është mbledhur sot për të koordinuar punët dhe për të caktuar pikat që do të shqyrtohen në seancën e ardhshme plenare.

Sipas procedurës, deputetët fillimisht do të kalojnë nëpër fazën e deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, për të vijuar me vendimmarrje të rëndësishme, raporton Ekonomia online.

Në fokus të kësaj seance pritet të jetë ratifikimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare të kredisë me agjencitë zhvillimore franceze e gjermane, që prekin sektorët e energjisë, klimës dhe transportit.

Një tjetër temë me interes publik është edhe propozim-rezoluta për shtrenjtimin e naftës, ku do të diskutohet roli i Qeverisë përballë rritjes së kostos së jetesës.

Gjithashtu, agjenda përfshin zgjedhjen e një anëtari në Këshillin Prokurorial, një rezolutë për mbrojtjen e të vërtetës historike të luftës së fundit, si dhe rregullimin e përbërjes së disa komisioneve parlamentare. /Ekonomia online/

Continue Reading

Të kërkuara