Lajmet

​Rama: “Ballkani i Hapur” s’do të ndalet, është interes strategjik i shqiptarëve

Rama tha se vendet refuzuese të kësaj iniciative po humbasin kohë, pasi ndërkohë do t’i bashkohen.

Published

on

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se iniciativa e “Ballkanit të Hapur” s’do të ndalet asnjëherë, pasi është interes i gjithë shqiptarëve.

Në konferencën e përbashkët për medie në samitin e Tiranës, Rama tha se vendet refuzuese të kësaj iniciative po humbasin kohë, pasi ndërkohë do t’i bashkohen.

“Ajo që ndryshon me Ballkanin e Hapur është se nuk ka nevojë për konsensus, kush do të vrapoj vrapon, kush do të eci ecë, kushdo që rrinë vend rri, kushdo që dëshiron të kërcejë në vend kërcen dhe kushdo që kthehet prapa kthehet. Të gjithë janë të lirë të bëjnë atë që duhen. “Ballkani i Hapur” nuk ndalet dhe është interes strategjik i Shqipërisë dhe shqiptarëve përtej interesit të përbashkët rajonal. Do të vijnë në “Ballkanin e Hapur”, por vetëm do të humbasin më shumë kohë”, tha ai.

Kreu i qeverisë shqiptare tha se “Ballkani i Hapur” s’ka të bëjë asgjë me ish-Jugosllavinë dhe duke ironizuar tha se para se të mësojë serbisht, dëshiron të mësojë gjuhën gjermane.

“Duke qenë së nuk kam qenë asnjëherë në Jugosllavi dhe “Ballkani i Hapur” s’ka të bëjë asgjë me Jugosllavinë, ndoshta Aleksandri do që të mësojë shqip, por unë para se të mësoj serbisht dua të mësoj gjermanisht për shembull”, tha ai.

lajme

Profesori nga Holanda ligjëron në UBT për vlerësimin e pasurive të paluajtshme

Published

on

By

Në kuadër të lëndës “Vlerësimi i Paluajtshmërive 1”, të ligjëruar nga Prof. Dr. Visar Hoxha, në Fakultetin Menaxhim i Patundshmërive dhe Infrastrukturë në UBT, studentët patën mundësinë të ndjekin një ligjëratë të veçantë nga Jan Veuger real estate professor, profesor i Real Estate në Hanze University of Applied Sciences Groningen Netherlands dhe ekspert ndërkombëtar në vlerësimin e pasurive të paluajtshme, si dhe Fellow i Royal Institution of Chartered Surveyors RICS.

Gjatë ligjëratës, ai trajtoi në mënyrë praktike qasjet kryesore të vlerësimit, përfshirë Sales Comparison Approach dhe Hedonic Pricing Model, duke analizuar faktorët që ndikojnë në çmimet e pronave rezidenciale dhe komerciale në Holandë.

Ligjërata solli një kombinim të rëndësishëm të teorisë me praktikën reale të tregut, duke u ofruar studentëve një perspektivë ndërkombëtare mbi zhvillimet bashkëkohore në fushën e pasurive të paluajtshme.

Continue Reading

Aktualitet

Studentët e programit Real Estate në UBT përfitojnë nga ekspertiza ndërkombëtare në arkitekturën e qëndrueshme

Published

on

By

Në kuadër të lëndës “Arkitektura e Qëndrueshme”, të udhëhequr nga Prof. Dr. Visar Hoxha, në Fakultetin Menaxhim i Patundshmërive dhe Infrastrukturë në UBT, u mbajt një ligjëratë nga Prof. Ass. Dr. David Collins, Innovation Manager në NTNU Norwegian University of Science and Technology dhe pjesë e FME ZEN Research Centre on Zero Emission Neighbourhoods in Smart Cities.

Gjatë ligjëratës, ai ndau përvojën e tij në aplikimin e Life Cycle Costing (LCC) në ndërtesat e qëndrueshme, duke theksuar rëndësinë e analizës afatgjatë të kostos në vendimmarrjen për projekte më efikase dhe më të qëndrueshme. Duke u mbështetur në përvojën e tij kërkimore dhe profesionale, përfshirë vlerësimin si “European Researcher of the Year” nga European Facilities Management Network EuroFM, ai solli një perspektivë që lidh kërkimin shkencor me praktikën dhe inovacionin në fushën e ndërtimit dhe qyteteve inteligjente.

Ligjërata ofroi një kontribut të vlefshëm për studentët, duke i ekspozuar ata ndaj praktikave bashkëkohore dhe zhvillimeve më të fundit në arkitekturën e qëndrueshme dhe menaxhimin e ndërtesave.

Continue Reading

Vendi

Burgim i përjetshëm për dy të akuzuarit për sulmin në Banjskë, një tjetër dënohet me 30 vjet burgim

Published

on

By

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin ndaj tre të akuzuarve për sulmin terrorist në Banjskë të vitit 2023.

Sipas vendimit, Blagoje Spasojeviq dhe Vladimir Toliq janë dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa Dushan Maksimoviq është dënuar me 30 vjet burgim. Spasojeviq dhe Toliq nuk kanë qenë të pranishëm në shpalljen e aktgjykimit, ndërsa Maksimoviq ka qenë prezent.

Të tre janë në mesin e 42 personave të akuzuar për këtë rast.

Ngjarja kishte ndodhur më 24 shtator 2023 në fshatin Banjskë të Zveçanit, ku një grup i armatosur serbësh me armatim të rëndë fillimisht bllokoi një urë dhe më pas sulmoi zyrtarët policorë që kishin dalë në vendngjarje.

Gjatë sulmit mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, ndërsa dy policë të tjerë u plagosën.

Sipas aktakuzës së Prokuroria Speciale e Kosovës, qëllimi i sulmuesve ishte ndarja e veriut të Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Kuvendi shqyrton Bordin e Paqes, opozita kundërshton Projektligjin për Byronë

Published

on

By

Kuvendi i Kosovës sot pritet të shqyrtoje edhe Projektligjin për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes. Kjo pasi propozimi i partisë në pushtet për futjen në rend dite u përkrah edhe nga opozita.

Ndërkohë që opozita nuk është pajtuar që në rend dite të futen disa projektligjeve të tjera, përfshirë atë për Byronë shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, duke thënë se nuk kanë kaluar në Komisione në lexim të dytë.

“Ne jemi që marrëveshja e Bordit të paqes të futet si pikë e rendit të ditës. Ndërsa për të tjerat jemi kundër. Nuk mund ta trajtojmë byronë këtu pa kaluar në lexim të dytë në Komisionin për Legjislacion”, ka theksuar deputeti i PDK-së Përparim Gruda.

Njëjt është deklaruar edhe deputetja e LDK-së Jehona Lushaku.

“Në përkrahim pikën për Bordin e Paqes ndërkohë që nuk përkrahim futjen e projektligjeve të tjera sidomos, atyre që nuk kanë kaluar në lexim të dytë në komisione”, ka theksuar ajo.

Partia në pushtet e ka arsyetuar urgjencën më situatën në të cilën gjendet Kuvendi, i cili do të shpërndahet automatikisht, nëse presidenti nuk zgjidhet deri më 28 prill.

“Sa i përket Projektligjit për Byronë ne jemi njoftuar që dëgjimi publik është finalizuar, ndërkohë urgjenca për këtë është pasur parasysh rrethanat që ndodhemi si Kuvend. Ndërkaq dy projektligjet për energjinë, tashmë si Kuvend kemi pranuar edhe një shkresë nga Sekretariati i Komitetit të Energjisë, janë pjesë e planit të rritjes”, ka thënë shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci.

 

Continue Reading

Të kërkuara