Sport

​Raci tregon pse Tmusiç nuk është pjesë e Kosovës për ndeshjen me Zvicrën

Kjo për shkak të disa problemeve familjare.

Publikuar

Mikaile Tmusic nuk do të jetë në listën e trajnerit Rami Hadar për ndeshjen që Kosova do ta zhvillojë të mërkurën në kuadër të kualifikimeve për në Eurobasket 2025.

Drejtori i Përfaqësueseve të Kosovës Adriatik Raci, ka të ditur se basketbollisti Mikaile Tmusic nuk do të jetë pjesë e Kosovës për shkak të disa problemeve familjare.

“Tmusiç ka qenë ka qenë i ftuar që nga fillimi, përgatitjet i kemi filluar para datës 1 (korrik), do të thotë procedurat e pajisjes me viza e të gjitha ato ai ka qenë i pranishëm mirëpo dy ditë para fillimit të përgatitjeve Tmusiç ka një problem për një kohë të gjatë familjar dhe me lejen tonë pasi që edhe trajneri ka biseduar me të, kemi vendosur që ta lirojmë. Ai nuk do të jetë pjesë e jona në këtë FIBA Window”, tha Raci.

Përveç Zvicrës, Kosova në këtë kampanjë kualifikuese do të ballafaqohet edhe me Danimarkën.

Sport

Kryeministri Edi Rama: “KJO QUHET KRENARI” pas barazimit me Kroacinë

Publikuar

nga

Në një ndeshje të zhvilluar mes Kroacisë dhe Shqipërisë, kombëtarja shqiptare arriti të barazojë me një rezultat 2:2 ndaj një prej ekipeve më të forta dhe me përvojë në Evropë. Ndeshja u zhvillua në një atmosferë të zjarrtë, ku tifozët shqiptarë mbështetën pa ndërprerje ekipin e tyre.

Golat për Shqipërinë u shënuan nga futbollistët më të spikatur të ekipit, duke treguar vendosmëri dhe aftësi të lartë teknike. Nga ana tjetër, Kroacia, e njohur për skuadrën e saj të fortë dhe lojtarët me përvojë ndërkombëtare, u përball me një rezistencë të fortë nga Shqipëria, duke i dhënë ndeshjes një dinamikë të veçantë.

Ky rezultat është një arritje e madhe për Shqipërinë, duke treguar përparimin dhe potencialin e ekipit të ri të kombëtares. Barazimi kundër Kroacisë jo vetëm që ngre moralin e skuadrës dhe tifozëve, por gjithashtu vendos Shqipërinë në një pozicion të favorshëm për ndeshjet e ardhshme në kualifikimet për Kampionatin Evropian.

Pas këtij barazimi të rëndësishëm, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, shprehu krenarinë dhe mbështetjen e tij për kombëtaren përmes një postimi në Facebook.

“KJO QUHET KRENARI. Përballë një skuadre shumë më të fortë dhe në letër dhe me shumë më shumë eksperiencë ishte një Shqipëri e re, e përkushtuar me mish e me shpirt ndaj flamurit kuqezi, që të mbush me krenari, me dashuri, me respekt e me optimizëm për rrugën përpara, përtej këtij Europiani, falë djemve të jashtëzakonshëm dhe publikut të saj po aq të jashtëzakonshëm. Kokën lart dhe kështu përpara, me pasion, shpirt skuadre, përpjekje deri në fund për të bërë më të mirën.”

Ky mesazh përmbledh ndjenjat e krenarisë dhe optimizmit që ndajnë shumë shqiptarë pas këtij rezultati të rëndësishëm. Kombëtarja shqiptare, me një përkushtim të jashtëzakonshëm dhe mbështetjen e fuqishme të tifozëve, vazhdon të tregojë potencialin dhe shpirtin e saj luftarak në arenën ndërkombëtare.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pas ndeshjes ka shkruar se ëndrra e shqiptarëve vazhdon. “Çfarë Shqipërie që na mbush ndjenja dhe entuziazëm! Pjesa e parë ishte e jona. Pjesa e dytë e Kroacisë. Në fund u ndamë me nga një pikë secila. Atmosferë që nuk përsëritet me lojë të bukur futbolli. Ëndrra vazhdon!”, shkruan Kurti.

Vazhdo të lexosh

Sport

Kroacia përmbysë rezultatin përballë Shqipërisë

Publikuar

nga

Kroacia e ka përmbysur rezultatin 2-1 ndaj Shqipërisë në kuadër të fazës së grupeve në Euro 2024.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e tanëve, duke mbajtur një dominim të plotë në çdo repart. Edhe 45 minutat e dytë nisën me tempo të lartë, por që Kroacia vazhdoi të kërkonte më shumë.

Kroatët e arritën golin e barazimit në minutën e 74-të, kur Ante Budimir asistoi te Andrej Kramaric për rezultatin 1-1.

Kroacia nuk u ndal me kaq dhe përmbysi rezultatin kur në minutën e 76-të Klaus Gjasula ishte i pafat dhe realizoi auto-gol./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Sport

“Kokë më kokë” për vendin e 3-të, bastet nuk i japin shanse Shqipërisë

Publikuar

nga

Sot është konfirmuar se Shqipëria do të përballet me Kroacinë në sfidën e tyre të dytë në grupin B të Euro 2024, një takim i cili do të luajë një rol të rëndësishëm në rrugëtimin e tyre në këtë turne. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Volkspark” në Hamburg, duke filluar në ora 15:00.

Për Shqipërinë, është e rëndësishme të fitojnë këtë ndeshje, pasi vetëm një fitore do t’i mbante shpresat gjallë për të kaluar grupin. Aktualisht, ata janë të dënuar për të fituar, duke marrë parasysh që një humbje mund të shuajë çdo shpresë për përparim. Ndeshja kundër Kroacisë është një sfidë direkt për vendin e tretë në grup, duke e bërë atë edhe më të rëndësishme për ekipin shqiptar.

Ekipi i trajnerit Sylvinho, i cili ka treguar shenja të mira në ndeshjen e tyre të parë kundër Italisë, nuk cilësohet si favorit ndaj Kroacisë. Kompanitë e basteve nuk japin shanse të mëdha për një fitore të Shqipërisë, duke kuotuar një fitore të mundshme me 7.5.

Në anën tjetër, fitorja e Kroacisë ka një koeficient të ulët prej 1.5, ndërsa barazimi është kuotuar me 4.3, tregues që e bën Kroacinë favorit të qartë në këtë përballje. /UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Sport

Një short i vështirë për kampionët e Kosovës, Ballkani mëson kundërshtarin

Publikuar

nga

Sot është bërë e ditur se kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani, do të përballet me një kundërshtar të vështirë në raundin e dytë të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve. Pas hedhjes së shortit për rrethin e dytë, Ballkani ka marrë si kundërshtar ekipin danez, Midtjylland, nëse e kalon raundin e parë.

Para se të konfrontohet me Midtjylland, Ballkani duhet të kalojë pengesën e parë, skuadrën nga Andorra, Santa Coloma. Kjo do të jetë një provë e vështirë për Ballkanin, por ata janë të vendosur që të shkojnë përpara në këtë rrugëtim në Ligën e Kampionëve./UBTNews/

 

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara