Lajmet

​Qytetarët shprehin interesim për vaksinim në sheshin e Prishtinë

Kjo pikë është e hapur nga ora 12:00 deri në 20:00.

Published

on

Në pikën e re të vaksinimit në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë, qytetarët po shprehin interesim për imunizim kundër COVID-19 dhe se numri më i madh i të vaksinuarve është me dozën e tretë.

Zëvendësdrejtori i qendrës kryesore të mjekësisë familjare në Prishtinë, Rrezart Halili tha se mosha që po shprehin interesim për vaksinim është mosha më e shtyrë.

Halili tregon se në këtë qendër ka interesim të madh dhe se qytetarët të cilët po vaksinohen më shumë janë ata me dozën e tretë.

“Që nga hapja ka një interesim mjaft të madh, domethënë të gjithë banorëve mund të them kategoria më e shtyrë të cilët dëshira e tyre është që të marrin dozën e tretë, por edhe ata të cilët ndërkohë kanë qenë të infektuar me virus më herët kanë marrë dozën e dytë dhe cilat doza i kanë më radhë”, ka thënë ai.

Në pikën e vaksinimit në sheshin e Prishtinës, këtë të shtunë kanë shprehur interesim shumë qytetarët. Fexhrije Maloku tregon se është imunizuar me tri dozat dhe se nuk ka pasur ndonjë problem.

“Tash me (dozën) e tretë. Me dy të parat nuk kam pas telashe. Mirë në rregull po shkon po na thirrin mirë”, ka thënë ai.

Edhe Sadete Sopi thotë se është imunizuar me dozën e tretë dhe se gjithçka po shkon në rregull në këtë pikë të vaksinimit.

“Nuk jemi t’u pritë shumë gjatë, shumë mirë po shkon në rregull. Për dozën e tretë. Drejtë me thënë as COVID-in nuk e kam pas, as dy dozat telashe nuk kam pas, kjo me siguri e natyrshme te unë, të tjerët kam dëgjua kanë pas telashe”, tha ajo.

Kjo pikë e vaksinimit në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë është e hapur nga ora 12:00 deri në 20:00.

Lajmet

​Komisioni Koordinues i ICMG-së viziton Kosovën për përgatitjet e Lojërave Mesdhetare

Published

on

By

Komisioni Koordinues i Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG), i kryesuar nga anëtari i Komitetit Ekzekutiv, Julian Pace Bonello, realizoi një vizitë zyrtare në Prishtinë nga 27 deri më 29 korrik, në kuadër të përgatitjeve për organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”.

Gjatë qëndrimit dyditor në Kosovë, delegacioni i ICMG-së, i shoqëruar edhe nga sekretari i përgjithshëm i këtij institucioni, Iakovos Filippousis, zhvilloi takime me drejtuesit më të lartë të sportit dhe institucioneve vendore. Ata u takuan me presidentin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, sekretarin e përgjithshëm Besim Aliti dhe nënpresidentin Milaim Kelmendi, si dhe me përfaqësues të Qeverisë së Kosovës, përfshirë ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Murati, dhe zëvendësministren për Kulturë, Rini dhe Sport, Daulina Osmani. Gjithashtu, takim u zhvillua edhe me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

Diskutimet u përqendruan në sfidat aktuale dhe themelimin e Komitetit Organizues të Lojërave “OCMG Prishtina 2030”, që do të përbëhet nga përfaqësues të Komitetit Olimpik të Kosovës, Qeverisë dhe Komunës së Prishtinës. Komiteti do të drejtohet nga presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi.

Qeveria e Kosovës konfirmoi edhe një herë përkushtimin e saj për organizimin e suksesshëm të kësaj ngjarjeje madhore dhe garantoi mbështetjen financiare për realizimin e projekteve të parapara në dosjen e kandidaturës.

Ndërkohë, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, garantoi mbështetjen institucionale për të gjitha projektet që ndërlidhen me qytetin, në mënyrë që kryeqyteti të jetë i gatshëm të presë mbi 15 mijë mysafirë gjatë zhvillimit të Lojërave.

Në përfundim të vizitës, u bë e ditur se Komisioni Koordinues i ICMG-së do të paraqesë një raport për progresin dhe rekomandimet nga kjo vizitë në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të ICMG-së, që do të mbahet më 28 nëntor 2025 në Portimao të Portugalisë.

KosovaPress

Një ditë më pas, më 29 nëntor, gjatë Asamblesë së Jashtëzakonshme të Përgjithshme të ICMG-së, Komiteti Organizues “Prishtina 2030” do të prezantojë planin kryesor të Lojërave dhe ecurinë e përgatitjeve para familjes së gjerë mesdhetare sportive.

Continue Reading

Lajmet

ZRRE-ja paralajmëron ankesë ndaj Gjykatës Komerciale pas pezullimit të tregut të lirë të energjisë

Published

on

By

Kryesuesi i bordit të Zyrës së Rregullatorti për Energjie (ZRRE), Ymer Fejzullahu, bëri të ditur se do ta parashtrojnë ankesë ndaj Gjykatës Komerciale pas pezullimit të tregut të lirë të energjisë.

Vendimi nuk është shfuqizim. Nuk është i ekzekutueshëm menjëherë. Është aktgjykim që kemi të drejtë ankese edhe 15 ditë”, tha Fejzullahu.

Gjykata Komerciale e Kosovës pezulloi vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), që parasheh daljen e bizneseve në tregun e liberalizuar të energjisë elektrike.

Masa e pezullimit do të vlejë derisa Gjykata të marrë një vendim përfundimtar për këtë çështje. Në aktgjykimin e publikuar më 30 korrik, lidhur me padinë e ngritur nga kompania Proex kundër ZRRE-së, Gjykata Komerciale vendosi që të anulojë njoftimin e lëshuar nga ZRRE-ja më 12 mars, përmes së cilit njoftonte kompanitë për dalje në tregun e lirë, duke e cilësuar si të kundërligjshëm.

Continue Reading

Lajmet

Ambasadori britanik: Partitë duhet të bëjnë kompromis, ky është thelbi i problemit

Published

on

By

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka shprehur hapur shqetësimin e tij për situatën institucionale në vend, duke e cilësuar atë si më serioze sesa perceptohet.

Në një intervistë të publikuar të mërkurën nga Radio Gorazdevac, diplomati britanik theksoi rëndësinë e momentit aktual dhe vlerësoi se kriza politike në Kosovë është më e thellë se sa thjesht një çështje ligjore apo kushtetuese.

Sipas mendimit tim, ende jemi në një fazë ku pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Megjithatë, në fund të fundit, kjo është një çështje që duhet të zgjidhet përmes kompromisit politik ndërmjet partive. Kjo është në thelb zemra e problemit. Kushtetuta dhe ligjet përbëjnë kuadrin, por është detyrë e partive që të bien dakord për rrugën përpara,” u shpreh Hargreaves.

Ai foli gjithashtu për zgjedhjet lokale të pritshme në vjeshtë, duke theksuar për median në gjuhën serbe se ato përbëjnë një mundësi për të gjitha komunitetet – veçanërisht për komunitetin serb – që të shprehin vullnetin e tyre. Ai i inkurajoi ata të marrin pjesë, duke e parë këtë si një hap pozitiv për integrimin e serbëve në jetën institucionale të vendit.

Continue Reading

Lajmet

Të shtëna armësh në Batllavë, arrestohet i dyshuari

Published

on

By

Një person është arrestuar dje në Batllavë pasi Policia ka pranuar informatën për gjuajtje me armë zjarri.

Me të pranuar informatën janë ndërmarrë veprimet policore, ku është identifikuar vendi nga ku ishin dëgjuar të shtënat dhe është arritur edhe identifikimi i personit të dyshuar, transmeton KosovaPress.

I dyshuari 30 vjeçar është intervistuar nga Policia e Kosovës.

Pas intervistimit, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, kurse ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ‘përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’ dhe ‘Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armës’.

Continue Reading

Të kërkuara