Lajmet

​Qytetarët festojnë pavarësinë: Të bashkohemi, që të jemi të gjithë unik dhe sa më të fortë!

Ceremonia e parakalimit të FSK-së dhe Policisë së Kosovës ishte shumë emocionuese qytetarët.

Published

on

Sot për nder të përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, në sheshin e qytetit të Prishtinës në përgjithësi mbizotëroi një atmosferë festive. Sheshi i Prishtinës pothuajse gjatë gjithë ditës ishte në mbikëqyrje të Policisë dhe Forcave të Sigurisë së Kosovës.

E ceremonia e parakalimit të FSK-së dhe Policisë së Kosovës ishte shumë emocionuese qytetarët. Kështu thotë edhe Ilir Rexhepi.

“Si çdo shqiptarë, ceremonia e parakalimit ishte shumë motivues dhe shumë krenarë për të arriturat, me shpalljen e pavarësisë edhe pse viteve të fundit nuk është se po bëjnë aq sa qytetarët kanë pritur…Atmosferë festive ka më shumë nga popullata, por jo edhe nga institucionet. Ishte një parakalim i Forcës së Sigurisë së Kosovës, megjithatë ishte i vonuar, pasi që ishte paralajmëruar se do të ndodhte në orën 12:00, por filloi 40 minuta më vonë, dhe ishte një parakalim i shpejt”, u shpreh Rexhepi.

Edhe qytetari Shemsi Llapashtica thotë për KosovaPress tha se përveç ceremonisë së parakalimit nuk ka pasur ndonjë ceremoni tjetër.

“Përveç parakalimit nuk pati ndonjë ceremoni tjetër, do të mund të ishte edhe më mirë…Nga njerëzit në pushtet kemi pritur dhe presim prapë. Jam duke besuar se janë duke punuar, pasi që nuk është edhe shumë lehtë ashtu siç e marrin të tjerët. Tash një kohë edhe këto ngritjet e mëdha që janë bërë, bënë që të mos gjendemi në një situatë shumë të mirë, por shpresojmë që në të ardhmen do të bëhet më mirë”, tha Llapashtica.

Ndërkohë, Ilir Rexhepi shprehi pakënaqësitë e tij sidomos me ngritjet e çmimeve të konsumit dhe ato të energjisë elektrike. Ai tha se pagat në Kosovë janë shumë të ulëta dhe mbizotëron një gjendje jo shumë e mirë e cila po bënë që shumë të rijnë të largohen nga vendi.

“Pritjet janë shumë të ulëta dhe kjo po shihet çdo ditë e më tepër se nuk ka ndonjë arritje. Ne jemi duke e parë numrin e të rinjve që po migrojnë jashtë vendit. Ata nuk po ikin për shkak të kushteve që janë shumë më të mira atje, por për shkak të kushteve të këqija këtu. Nuk është se ka ndonjë perspektivë apo se po shohim ndonjë zhvillim, këta po proklamojnë zhvillim ekonomik në rritje, por ne nuk po e shohim si qytetarë. Ne jemi duke parë rritje drastike të çmimeve, si ato të konsumit që janë të papërballueshme për nga rrogat që i marrin ata. Të ardhurat që qytetarët marrin janë shumë të ulëta..Shtrenjtimi i rrymës ka qenë kulmi i jetës së përditshme të vështirësuar të qytetarëve. Për ne që punojmë është pak më në rregull, por çfarë për ata që nuk punojnë, që marrin ndihmë sociale dhe e cila është shumë e ulët. Duke ditur edhe pagat e ulëta të qytetarëve”, tha Rexhepi.

E Sylejman Shala ishte ai që beson se me bashkim të pushtetarëve, shteti i Kosovës do të bëhej më i fortë.

“Atmosfera sot është e njëjtë si gjithmonë, megjithatë po shihet se ka gjallëri… nga njerëzit në pushtet na presim një të ardhme më të mirë, presim që të bashkohen të gjithë pushtetarët, të bëhen një që të jemi të gjithë unik dhe sa më të fortë. Bashkimi e bënë fuqinë”, tha Shala.

Pavarësisht disa pakënaqësive, Dan Bytyçi ishte një nga ata qytetarë që ka ardhur enkas nga një shtet tjetër vetëm për ta pritur festën në Kosovë.

“Shumë mirë, ne kemi ardhur enkas nga Gjermania për këtë festë dhe po duket një atmosferë shumë e bukur”, tha Bytyci.

Lajmet

Spiropali: Prekazi na kujton se liria ka çmim

Published

on

By

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, vizitoi sot Prekazin, ku u përul në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, së bashku me Ministrin për Punët e Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.

Ajo u prit në Kullën e Jasharajve nga Rifat Jashari.

Gjatë vizitës, Spiropali theksoi rëndësinë e vendimit të familjes Jashari për të mos u dorëzuar dhe reflektimin mbi çmimin e lirisë.

“Është dëshmi se liria ka pasur çmim – dhe ai çmim është paguar me jetë. Këtu ndjen peshën e historisë, por edhe përgjegjësinë e së ardhmes. Liria nuk është trashëgimi automatike. Ajo kërkon dinjitet, unitet dhe drejtësi çdo ditë. Prekazi nuk na kërkon lot. Na kërkon të jemi të denjë.”

Kjo vizita thekson lidhjet historike mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe respektin për sakrificën që bëri të mundur lirinë e vendit.

Continue Reading

Lajmet

Elisa Spiropali për vizitë zyrtare në Kosovë, takime me krerët e shtetit

Published

on

By

Ministrja për Evropë dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, do të qëndrojë sot për vizitë zyrtare në Kosovë.

Sipas njoftimit të Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ajo fillimisht do të pritet në takim nga homologu i saj, Glauk Konjufca, i cili njëherësh mban edhe postin e zëvendëskryeministrit të Kosovës. Takimi do të zhvillohet në orën 10:00, në objektin e MPJD-së.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, Spiropali do të zhvillojë takime edhe me kryeministrin Albin Kurtin në orën 12:35 dhe me pas me kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu, si dhe me presidenten Vjosa Osmani.

Në agjendën e saj janë paraparë gjithashtu takime me kryetarë të partive parlamentare në Kosovë.

Continue Reading

Lajmet

Rreth 1 milion euro të padeklaruara zbulohen në Merdare

Published

on

By

Rreth një milion euro të padeklaruara janë zbuluar në pikëkalimin kufitar Merdare, gjatë hyrjes në Kosovë.

Sipas Doganës se Kosovës, automjeti u përzgjodh për kontroll të detajuar pas analizës së riskut. Gjatë skanimit me rreze X u identifikuan dyshime për një hapësirë të modifikuar në dyshemenë e veturës.

Në bashkëpunim me Policinë Kufitare, kontrolli u thellua dhe u konfirmua se në një hapësirë të improvizuar brenda automjetit ishin fshehur mjete monetare të padeklaruara.

Vlera e dyshuar e shumës arrin rreth 1,000,000 euro. Njësitë hetimore të Doganës kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa prokurori kompetent është njoftuar dhe po ndërmerren veprime të mëtejme hetimore.

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu pret ambasadorin italian, diskutojnë për zhvillimet e fundit politike

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot ne takim Ambasadorin e Italisë, Maurizio Antonini.

Pjesë e diskutimeve në këtë takim ishin zhvillimet aktuale në vend.

Gjithashtu, Kryetarja Haxhiu ka vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të Italisë ndaj Kosovës, në cdo fazë të zhvillimit të shtetësisë.

“Kryetarja Haxhiu nënvizoi ecurinë pozitive në funksionimin e Kuvendit të Kosovës dhe rritjen e angazhimit për realizimin e agjendës së punës”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.

Të dyja palët riafirmuan përkushtimin për bashkëpunim të mëtejshëm dhe fuqizim të partneritetit mes  Kosovës dhe Italisë, duke përfshirë zgjerimin e kontakteve dhe shkëmbimeve në nivel parlamentar.

 

Continue Reading

Të kërkuara