Lajmet

​Qeveria rriti shpenzimet për kompensimin e punëtorëve

Shpenzimet e përgjithshme të Qeverisë së Kosovës në tremujorin e dytë të vitit 2023 kanë arritur 645. 9 milionë euro.

Published

on

Qeveria e Kosovës sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës ka rritur shpenzimet e saj në tremujorin e dytë të vitit 2023, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022.

Shpenzimet e përgjithshme të Qeverisë së Kosovës në tremujorin e dytë të vitit 2023 kanë arritur 645. 9 milionë euro ose 642 mijë euro më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar sa ishin 581. 7 milionë euro.

Agjencia e Statistikave të Kosovës njofton se pjesën më të madhe të shpenzimeve të qeverisë e përbëjnë kompensimi i punëtorëve me 29 për qind, kontributet sociale dhe përfitimet me 24 për qind, konsumi i ndërmjetëm 16 për qind, ndërsa pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në kategori tjera të shpenzimeve.

Në raportin e publikuar për Llogaritë Qeveritare për tremujorin e dytë 2023 të publikuar nga ASK thuhet të hyrat e përgjithshme të Qeverisë në TM2 2023 ishin 654,4 milion euro, ndërsa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar të hyrat kanë qenë 635.2 milionë euro.

“Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, të cilat paraqesin 75% të totalit të të hyrave, tatimet rrjedhëse në të ardhura 21%, ndërsa pjesa e mbetur është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave”, thuhet në raportin e ASK-së. 

Lajmet

Policia Ushtarake e FSK-së trajnohet nga instruktorët kroatë për kontrollin e turmave

Published

on

By

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se Policia Ushtarake e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) ka ngritur kapacitetet e saj operacionale përmes një bashkëpunimi të ngushtë me Policinë Ushtarake të Kroacisë. Përmes një njoftimi zyrtar, ministri theksoi se FSK po vazhdon me sukses avancimin e kapaciteteve profesionale përmes trajnimeve të specializuara me partnerët ndërkombëtarë.

Gjatë javës së kaluar, në bashkëpunim me instruktorët kroatë, është realizuar për herë të parë Kursi për Intervenime dhe Kontrollim të Turmave. Ky trajnim ka integruar module të specializuara për intervenime të shpejta, kontroll të turmave, si dhe luftime në hapësira të mbyllura (CQB).

Sipas ministrit Maqedonci, gjatë këtij trajnimi intensiv, pjesëtarët e Policisë Ushtarake kanë zhvilluar aftësi të avancuara taktike dhe operacionale, duke dëshmuar profesionalizëm, disiplinë dhe gatishmëri të lartë. Ky aktivitet vlerësohet si një tjetër dëshmi e transformimit të vazhdueshëm të Policisë Ushtarake në një njësi moderne, të përgatitur plotësisht për t’u përballur me sfidat bashkëkohore të sigurisë.

Continue Reading

Lajmet

Baleti Kombëtar i Kosovës zhvilloi vizitë kulturore në Medellin

Published

on

Gjatë qëndrimit në Medellín, Baleti Kombëtar i Kosovës zhvilloi një vizitë kulturore në Museo de Antioquia dhe në Palacio de la Cultura Rafael Uribe Uribe, të organizuar nga Secretaría de Cultura Ciudadana de Medellín.

Vizita kishte për qëllim njohjen më të afërt me historinë, artin dhe trashëgiminë kulturore të Kolumbisë dhe rajonit të Antioquia-s.

Kjo përvojë kulturore u përmbyll me një prezantim të veçantë të valleve tradicionale kolumbiane nga Ballet Folclórico Bochica nga Medellín, i dedikuar për ekipin e Baletit Kombëtar të Kosovës, duke krijuar një atmosferë miqësie dhe shkëmbimi kulturor mes artistëve.

Pas kësaj vizite, ekipi vazhdoi qëndrimin në Comuna 13, një nga zonat më simbolike të Medellín-it, e njohur për transformimin social, artin urban dhe historinë e veçantë të qytetit.

Continue Reading

Lajmet

“Ballet2000” i kushton artikull Baletit Kombëtar të Kosovës

Published

on

“Ballet2000”, një nga revistat më prestigjioze ndërkombëtare në botën e baletit dhe artit koreografik, ka publikuar një artikull kushtuar Baletit Kombëtar të Kosovës dhe produksionit “Carmina Burana”, me koreografi nga Toni Candeloro.

Në artikull është prezantuar edhe turneu i Baletit Kombëtar të Kosovës në El Salvador dhe Kolumbi, duke vënë në pah aktivitetin ndërkombëtar të institucionit dhe promovimin e artit e kulturës së Kosovës para publikut të Amerikës Qendrore dhe Latine.

Përmes këtij publikimi, revista ka evidentuar angazhimin artistik dhe zhvillimin e vazhdueshëm të Baletit Kombëtar të Kosovës në skenën ndërkombëtare të vallëzimit dhe baletit bashkëkohor.

Nga institucioni u shprehën mirënjohës për vlerësimin dhe hapësirën e dhënë në një revistë me prestigj të lartë ndërkombëtar në fushën e baletit dhe artit koreografik.

Continue Reading

Lajmet

Filharmonia e Kosovës performoi gjatë vikendit për herë të parë në Korçë

Published

on

Gjatë vikendit, në Teatrin “Andon Zako Çajupi” në Korçë, Orkestra e Filharmonisë së Kosovës shënoi një moment të veçantë, duke u prezantuar për herë të parë para publikut korçar.

Nën dirigjimin e Baki Jasharit, orkestra solli një mbrëmje artistike të nivelit të lartë me një program të pasur që ndërthurte kryevepra të repertorit botëror dhe krijimtari shqiptare nga Verdi, Saint-Saëns, Fahri Beqiri, Rexho Mulliqi, Valton Beqiri, Hajrullah Syla dhe Gridi Kraja.

Në skenë shkëlqeu edhe violinistja e njohur shqiptare, Sihana Badivuku, interpretimi virtuoz i së cilës i dha koncertit një dimension të veçantë artistik.

Filharmonia e Kosovës falënderoi Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit të Republikës së Kosovës, Bashkinë Korçë, Këshillin e Qarkut Korçë dhe Qendrën e Kulturës dhe Inovacionit Korçë për mbështetjen në realizimin e këtij koncerti.

Continue Reading

Të kërkuara