Lajmet

​Qeveria nuk ndan buxhet për shënimin e 15-vjetorit të Pavarësisë

Qeveria e Kosovës të mërkurën ka prezantuar programin shtetëror për manifestimin e 15-vjetorit të pavarësisë.

Published

on

Për 15 vjetorin e pavarësisë së Kosovës do të ketë 30 ditë aktivitete të ndryshme festive. Megjithatë, për manifestimin e kësaj date të rëndësishme shtetërore, qeveria nuk ka ndarë mjete shtesë financiare.

Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës kanë thënë se nuk do të ketë buxhet qendror të planifikuar për shënimin e 15-vjetorit të shtetësisë së vendit tonë.

Sipas ekzekutivit, do të ketë një lloj buxheti të decentralizuar ku secili institucion bartës i aktiviteteve i siguron mjetet financiare brenda buxheteve vetanake.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka thënë se për shkak të aktiviteteve të shumta, Këshilli Shtetëror Organizativ është pajtuar që secili institucion përgjegjës për aktivitetet e veta, buxhetin e siguron nga buxhetet vetanake.

“Vendimi i Qeverisë për themelimin e Këshillit Shtetëror Organizativ nuk e specifikon buxhetin. Për shkak të vëllimit shumë të madh të aktiviteteve dakordimi brenda Këshillit ka qenë që secili institucion përgjegjës për aktivitetet e veta, buxhetin e siguron nga buxheti vetanak. Pra nuk do të ketë buxhet qendror të planifikuar por do të jetë një lloj buxheti të decentralizuar ku secili institucion bartës i aktiviteteve e siguron buxhetin brenda buxheteve vetanake në përjashtim të rasteve kur kemi nevoja shumë më të mëdha buxhetore atëherë do të ketë ndarje shtesë nga Ministria e Financave. Megjithatë, në parim po flasim për një buxhet të konsiderueshëm”, theksoi Kryeziu në një përgjigje me shkrim.

Qeveria e Kosovës të mërkurën ka prezantuar programin shtetëror për manifestimin e 15-vjetorit të pavarësisë dhe 25-vjetorit të Epopesë së UÇK-së.

Përgjatë tridhjetë ditëve, prej datës 9 shkurt deri më 12 mars do të ketë aktivitete për shënimin e këtyre dy datave të rëndësishme dhe jubilare të Kosovës.

E përgjatë këtyre ditëve nuk do të mungojnë as aktivitetet tashmë tradicionale që nga seanca solemne e kuvendit deri te parakalimet e FSK-së në sheshet e Prishtinës.

Më 17 shkurt këtë herë nga Qeveria e Kosovës do të mbahet edhe një mbledhje solemne.

Kosova ka shpallur pavarësinë e saj më 17 shkurt 2008.

Lajmet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mblidhet sot për zgjedhjet lokale 2025

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot në orën 15:00 për diskutime në lidhje me zgjedhjet lokale të vitit 2025.

Në fokus të mbledhjes do të jenë miratimi i planit të aktiviteteve për organizimin e zgjedhjeve, si dhe përcaktimi i përbërjes së Komisioneve Komunale Zgjedhore për procesin zgjedhor që po afrohet, njoftoi KQZ-ja.

Continue Reading

Lajmet

LDK organizon mbledhje përkujtimore për ish-kryeministrin Bujar Bukoshi

Published

on

By

Në nderim të jetës dhe veprës së Bujar Bukoshit, ish-kryeministrit të Qeverisë së Kosovës në ekzil, sot do të mbahet një mbledhje komemorative nën patronatin e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Bukoshi ndërroi jetë dje në moshën 78-vjeçare. Ai ka qenë një nga figurat kryesore të udhëheqjes së Kosovës në periudhën e vështirë të viteve 1991-1999, si kryeministër i Qeverisë në mërgim.

Pas luftës, Bukoshi vazhdoi angazhimin politik si deputet dhe ministër i Shëndetësisë.

Ceremonia do të zhvillohet sot në orën 12:00, në Amfiteatrin e Pallatit të Rinisë (ish-ASK), në Prishtinë.

Continue Reading

Lajmet

Përpjekja e 30-të për konstituimin e Kuvendit, seanca vijon sot

Published

on

By

Pas shumë tentimeve pa sukses, deputetët e zgjedhur më 9 shkurt pritet të takohen sot sërish në Kuvendin e Kosovës, për të vazhduar seancën konstituive dhe për të tentuar zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Kjo është përpjekja e 30-të për ta formuar legjislaturën e re.

Nën drejtimin e kryesuesit Avni Dehari, të hënën Kuvendi vijoi me pikën e mbetur në rend dite – formimin e komisionit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit me votim të fshehtë.

Dehari i bëri thirrje edhe një herë subjekteve që ende nuk kanë propozuar anëtarët e tyre në komision (PDK, LDK, Lista Serbe dhe AAK-Nisma), por nuk pati ndonjë përgjigje nga këto grupe parlamentare.

Përbërja e deritanishme e komisionit u hodh në votim dhe u miratua me 53 vota për, pa asnjë votë kundër apo abstenim.

Seanca do të vazhdojë sot, më 11 qershor, duke filluar nga ora 11:00.

Continue Reading

Lajmet

Të akuzuarit për rastin “Banjska” sot sërish para Gjykatës

Published

on

By

Të akuzuarit në rastin “Banjska” do të paraqiten sot përsëri para Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Në seancën e mbajtur më 9 prill, tre të akuzuarit – Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq – u deklaruan të pafajshëm ndaj akuzave që u ngarkohen. Të tre ndodhen aktualisht në masë paraburgimi.

Në këtë proces kanë dëshmuar edhe dy zyrtarë policorë: Alban Rashiti, i cili mbeti i plagosur gjatë sulmit të 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit, dhe Çlirim Shaqiri, i cili gjithashtu kishte pësuar lëndime në të njëjtin incident.

Aktakuza e ngritur nga Prokuroria Speciale përfshin gjithsej 44 persona fizikë dhe një person juridik – kompania “RAD D.O.O”. Në krye të listës së të akuzuarve figuron Milan Radoiçiq.

Continue Reading

Të kërkuara