Lajmet

​Qeveria jep detaje për takimin e Kurtit dhe Selimit të AAK-së

kryeministri Kurti foli për hapat e mëtejmë lidhur me këtë proces dhe rëndësinë e koordinimit të përbashkët.

Published

on

Lidhur me procesin e vetingut në drejtësi, kryeministri i Republikës së Kosovës z.Albin Kurti, është takuar me Selim Selimin nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Në takimin e përbashkët me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe zëvendësministren Nita Shala, kryeministri Kurti foli për hapat e mëtejmë lidhur me këtë proces dhe rëndësinë e koordinimit të përbashkët, pas opinionit të pranuar nga Komisioni i Venecias.

Me qëllim të përfshirjes së gjithë akterëve, kryeministri Kurti u ka bërë ftesë krerëve të partive parlamentare të opozitës: Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Kryeministri dje është takuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, z.Memli Krasniqi. Ndërsa nga Lidhja Demokratike e Kosovës kanë deklaruar se kontributin e tyre për këtë çështje do të japin në Kuvendin e Kosovës.

Takime të këtilla me qëllim të koordinimit të mëtejmë do të vazhdojnë edhe me partitë politike të komuniteteve të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar Koncept Dokumentin për zhvillimin e procesit të Vetingut në Sistemin e Drejtësisë, si dhe ka përgatitur draftin e amendamenteve kushtetuese dhe projektligjin për vettingun në sistemin e drejtësisë. Duke pasur parasysh rëndësinë e këtij procesi, respektimin e standardeve evropiane, si dhe të drejtat e njeriut, Ministria e Drejtësisë, kishte dërguar kërkesë në Komisionin e Venecias, me qëllim të dhënies së opinionit për Koncept Dokumentin për vetingun në sistemin e drejtësisë dhe draftin e amendamenteve kushtetuese. Më datë 17 qershor 2022, Komisioni i Venecias ka miratuar Opinionin për Vetingun.

Lajmet

Belgjika nën kërcënimin e dronëve, ngre alarmin për sigurinë e vendeve të NATO-s

Published

on

 Qendra e selisë së NATO-s, Belgjika, ka pranuar vështirësitë e saj në përballjen me valët e droneve të paidentifikuara që po shfaqen në disa vende evropiane këtë kohë.

Sipas raportimit të Business Insider, Belgjika po lufton për të neutralizuar objektivat që po spiunojnë një bazë ushtarake kritike, ku strehon avionët e saj luftarakë të avancuar.

Ministri i Mbrojtjes, Theo Francken, deklaroi se të paktën tre dronë të mëdhenj u vunë re duke fluturuar lart mbi bazën ajrore të Kleine-Brogel në një natë të vetme, duke ngritur alarmin për sigurinë e NATO-s në Evropë.

Baza e Kleine-Brogel, e vendosur në verilindje të Belgjikës, është shtëpia e flotës së avionëve F-16 Fighting Falcon të vendit, dhe Brukseli planifikon të vendosë aty avionët e rinj F-35 Lightning II.

Më tej, dyshohet se SHBA ruajnë dhjetëra armë bërthamore në këtë bazë, si pjesë e strategjisë së NATO-s për mbrojtje bërthamore në Evropë.

Francken u shpreh se një barrierat e vendosura ndaj dronëve kanë dështuar të neutralizojë pajisjet, ndoshta për shkak të distancës ose frekuencës së gabuar.

“Një helikopter dhe disa automjete u mobilizuan për të ndjekur një prej dronëve, por e humbëm gjurmën pas disa kilometrash” shtoi ai, duke theksuar se sisteme të tjera ajrore kundër droneve janë urgjentisht të nevojshme.

Ky nuk është incidenti i parë, ku drone të ngjashme u raportuan mbi të njëjtën bazë për tre netë radhazi, duke filluar nga 1 nëntori, dhe katër drone të tjera u vunë re më 3 nëntor në orët e mbrëmjes.

Autoritetet belge dyshojnë se bëhet fjalë për një operacion spiunazhi të koordinuar, ku dronët e vogla u ndoqën nga ato më të mëdha për destabilizim./S.K/KP/RTSH/

Continue Reading

Lajmet

​Ndërtimi i një tuneli në Shqipëri, ngritët akuza për pesë zyrtarë

Published

on

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Shqipëri, ka ngritur akuzat për veprën penale, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, ndaj pesë personave zyrtarë.

SPAK njofton se në vijim të njoftimit të mëparshëm të publikuar më 31 tetor në kuadër të hetimit të procedimit penal nr. 136 të vitit 2025, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka ngritur akuza në ngarkim të pandehurve të tjerë; Evis Berberi, Gentian Gjyli, Erald Elezi, Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashnica, akuzuar për kryerjen e veprës penale: “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.

SPAK thekson se, deri në këtë fazë të hetimeve paraprake, faktet penale, objekt akuze në ngarkim të të pandehurve: Evis Berberi, Gentian Gjyli, Erald Elezi, Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashnica, kanë të bëjnë me veprimet e tyre në cilësinë e anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, në njërën nga procedurat e prokurimit, objekt i këtij hetimi, “Ndërtimi i tunelit të Llogorasë” në seksionin rrugor Orikum-Himarë, pjesë e autostradës SH8 (Vlorë-Sarandë), zhvilluar në datën 11.12.2020 dhe pas anulimit, i rihapur në datën 22.6.2021, me fond limit 18 967 810 952.08 (tetëmbëdhjetë miliardë e nëntëqind e gjashtëdhjetë e shtatë milionë e tetëqind e dhjetë mijë e nëntëqind e pesëdhjetë e dy (pikë) zero tetë) lekë pa TVSH.

SPAK bën të ditur se, në kohën e kryerjes së veprimeve për këtë procedurë prokurimi, të pandehurit kanë pasur detyrat funksionale, Evis Berberi- Drejtor i Përgjithëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Erald Elezi -Drejtor i Drejtorisë së Planifikimit Strategjik dhe Operacioneve në Autoritetin Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli- Drejtor i Drejtorisë së Ndërtimit dhe i Mirëmbajtjes në Autoritetin Rrugor Shqiptar, Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashnica, specialiste të nivelit të lartë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Rrëmbimi në veri, Fetoshi thotë se ndaj viktimës ka pasur edhe sulme të tjera

Published

on

Arben Fetoshi nga Octopus ka folur së fundmi për rastin e rrëmbimit në veri, duke thënë se kemi të bëjmë me një provokim dhe paralajmërim.

Në lidhje me personin e rrëmbyer, ai tha se ka qenë i njohur edhe për qëndrime kundër Listës Serbe.

Fetoshi gjithashtu u shpreh se ndaj tij ka pasur edhe sulme të tjera, duke theksuar vendosjen e eksplozivëve në veturën e tij.

“Ndërlidhet një provokim që paralajmëron për skenar të ardhshëm të rrezikshëm nga ana e Serbisë”, u shpreh ai./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Parashikimi i motit

Published

on

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se moti sot do të jetë i vranët, por dhe me intervale me diell.

Në njoftimin e këtij instituti bëhet e ditur se vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu.

“Moti i vranet dhe me interval me diell. Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale: 4-7C. Temperaturat maksimale: 10-13°C. Era: nga veriperendimi, me shpejtësi 1-5m/s”, thuhet tutje në njoftimin e IHMK-së./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara