Lajmet

​Qelaj: Ky vit do të jetë për provim dhe mbrojtje nga diskriminimi

Published

on

Institucioni i Avokatit të Popullit (IAP) ka prezantuar sot dy raporte me rekomandime pasi që ka hapur dhe hetuar dy raste të cilat lidhen me mbrojtjen edhe të viktimave të dhunës në familje si dhe të drejtat nga marrëdhënia e punës për gratë, nënat vetëushqyese.

Pas hetimeve në të dy rastet avokati i Popullit i ka konstatuar shkeljet dhe i është drejtuar me rekomandime konkrete institucioneve përgjegjëse.

Raporti i parë ex officio është në lidhje me të drejtat e nënave vetëushqyese në Kosovë lidhur me njohjen e pushimit vjetor edhe për dy ditë punë për prindin vetëushqyes, i cili i takon sipas ligjit të Punës i Republikës së Kosovës.

Raporti i dytë ex officio është në lidhje me masat operative parandaluese për mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje, sipas ligjit për mbikëqyrjen elektronike të personave, të cilëve u kufizohet lëvizjes me vendim të gjykatës.

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, u shpreh se viti 2021 për këtë institucion do të jetë i fokusuar në promovimin e ligjit për mbrojtje nga diskriminimi.

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, tha se do të merren seriozisht për të adresuar të gjitha rekomandimet që i marrin nga Institucioni i Avokatit të Popullit.

“Kemi emëruar hetues që merren ekskluzivisht me dhunën në familje”, tha ai.

Drejtori i zyrës për Qeverisje të mirë, Habit Hajredini, tha se tha se duhen ndërmarrë hapa konkret për adresimin e të gjitha rekomandimeve që vijnë nga Avokati i Popullit.

Lajmet

Tentimi i 40-të për konstituimin e Kuvendit

Published

on

By

Vazhdimi i seancës për konstituimin e Kuvendit të ri të Kosovës do të mbahet sot nga ora 11:00.

Tridhjetenëntë vazhdimet e deritanishme kanë dështuar për formimin e legjislaturës së nëntë të dalë nga zgjedhjet e nëntë shkurtit.

Përveç betimit të deputetëve të zgjedhur, Kuvendi i ri ka mbetur i pa konstituar në mungesë të zgjedhjes së kryetarit të ri dhe nënkryetarëve.

Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA nuk po i japin votën kandidates së propozuar për kryetare nga Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa.

Albulena Haxhiu në gjashtë tentime ka dështuar të kalojë provimin dhe në mungesë të kësaj Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa po kërkojnë komision për votim të fshehtë, për të cilën gjë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kërkuar interpretim nga Gjykata Kushtetuese. Kjo e fundit përmes një aktgjykimi ka vendosur të enjten, më 26 qershor, që Kuvendi duhet të konstituohet brenda tridhjetë ditësh.

Kujtojmë, zgjedhjet parlamentare janë mbajtur më nëntë (9) shkurt. Mbledhja e parë për konstituimin e Kuvendit të ri është mbajtur më pesëmbëdhjetë (15) prill. Që nga ajo datë çdo dyzetetetë (48) orë po mbahen vazhdime të seancës konstituive pa arritur ndonjë rezultat konkret.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohen tre zyrtarë policorë në Klinë, dyshohen se keqtrajtuan një qytetar gjatë arrestimit

Published

on

By

Prokuroria Themelore në Pejë njofton se në koordinim me Inspektoratin Policor të Kosovës, pas grumbullimit të provave dhe analizimit të tyre, kanë arrestuar sot tre zyrtarë policorë, të cilët dyshohen se gjatë arrestimit të një personi kanë tejkaluar autorizimet e tyre dhe kanë keqtrajtuar fizikisht të njëjtin derisa i njëjti ishte i prangosur.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, tre të dyshuarit (zyrtarë policorë) janë ndaluar për 48 orë për veprën penale “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”, thuhet në njoftim, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Bëhet e ditur se hetuesit e IPK-së me autorizim të Prokurorisë Themelore në Pejë do të ndërmarrin edhe veprime tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast.

Një ditë më parë, Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) njoftoi se i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e tre zyrtarëve policorë të Stacionit Policor të Klinës.

Në njoftim thuhej se incidenti ku dyshohet se janë përfshirë tre zyrtarët policorë raportohet të ketë ndodhur më 28 qershor 2025 në rrugën “Ismail Qemajli” në qytetin e Klinës, përkatësisht në oborrin e shtëpisë së një qytetari.

Bazuar nga të gjeturat e hetimit fillestar ekziston dyshimi se zyrtarët policorë kanë tejkaluar autorizimet e tyre gjatë përdorimit të forcës ndaj një qytetari përderisa në deklaratat e tyre dhe në raportet zyrtare është prezantuar një version që rezulton të jetë në kundërshtim të plotë me pamjet e incizuara dhe provat faktike. Në bazë të kompetencave të përcaktuara me Ligjin për Inspektoratin Policor të Kosovës, hetuesit e IPK-së kanë rekomanduar suspendimin ndaj tre zyrtarëve policorë të përfshirë si të dyshuar për veprën penale “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”, njoftoi IPK-ja.

Continue Reading

Lajmet

Nga 1 Korriku nis patrullimi i përbashkët mes Policisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë

Published

on

By

Në kuadër të sezonit veror dhe rritjes së fluksit të qytetarëve që udhëtojnë nga Kosova drejt Shqipërisë, nga data 1 korrik 2025 do të nisë zyrtarisht patrullimi i përbashkët ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Policisë së Kosovës në territorin shqiptar.

Ky zhvillim vjen pas nënshkrimit të një Memorandumi Bashkëpunimi nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, dhe homologu i tij nga Kosova, Kolonel Gazmend Hoxha.

Qëllimi i këtij bashkëpunimi është forcimi i sigurisë rrugore, menaxhimi më efikas i trafikut në akset kryesore që lidhin të dy vendet, si dhe parandalimi i shkeljeve dhe aksidenteve rrugore gjatë muajve të verës”, thuhet në njoftimin e policisë së shtetit.

Continue Reading

Lajmet

​Osmani do t’i ftojë në takim liderët e partive, kërkon zbatim të aktgjykimit të Kushtetueses

Published

on

By

Presidentja Vjosa Osmani do t’i ftojë liderët e partive politike në takime në ditët në vijim, tha për KosovaPress, këshilltari për media, Bekim Kupina.

Ai tha se Osmani pret që partitë e përfaqësuara në Kuvend ta zbatojnë Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe ta përfundojnë seancën konstituive brenda 30 ditësh, siç ka kërkuar gjykata.

Nëse paraqitet nevoja, presidentja mbetet e gatshme t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për sqarime shtesë”, tha ai.

Continue Reading

Të kërkuara