Lajmet

​Qarkullimi në kufirin Kosovë-Shqipëri do të bëhet pa ndalesë

Lehtësira për qarkullim është bërë edhe për festën e 28 Nëntorit.

Published

on

Para sezonës së verës qarkullimi mes Kosovës dhe Shqipërisë do të bëhet pa ndalesë në kufi. Kështu u bë e ditur nga Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Bledi Çuçi në mbledhjen e përbashkët Kosovë-Shqipëri.

Lehtësira për qarkullim është bërë edhe për festën e 28 Nëntorit.

“Nuk do të presim sezonin e verës për të lehtësuar qarkullimin e njerëzve sidomos në pikën kufitare të kalimit të dy vendeve tona. Kemi rënë dakord me ministrin e Kosovës që do të vëmë një sistem kamerash në kufi dhe qarkullimi do të bëhet pa ndalim dhe kamerat do të regjistrojnë vetë çdo gjë sa i takon identitetit nëpërmjet leximit të targave dhe çdo gjë do të jetë automatike pa pasur nevojë që të ndalohet fare në kufi. Kjo është një përpjekje që të dy bashkë e kemi ndërmarr kemi bërë edhe planin e punë dhe mendojmë që do të jetë shumë më shpejt sesa fillimi i sezonit. Ndërsa sa i takon flukseve tjera që do të jenë të mëdha dhe jo të zakonshme përpara sezonit përfshirë këtu edhe festën kombëtare ku lëvizja do të jetë me një fluks të shtuar kemi dhënë porosi që të mos ketë kontrolle dhe asnjë pengesë të qarkullimit të shtetaseve në periudhën e fundjavës së gjatë që krijon festa kombëtare 28 nëntori. Besoj që jemi në rrugë të mbarë për të përjetuar tashmë një lehtësi qarkullimi pa e kuptuar që ne jemi dy shtet të ndryshme”, tregoi ministri Çuçi.

Të dyja shtetet kanë bërë marrëveshjen për leje qëndrim, ku tash e tutje qytetarët për të jetuar në të dyja anët e kufirit të shqiptarisë mjafton të plotësojnë një formular, të kenë një mjet identifikimi dhe të deklarojnë një adresë të përshtatshme dhe menjëherë pa asnjë procedurë shtesë mund të merret leja pesëvjeçare. E rëndësishme në këtë pikë është vlerësuar edhe fakti që kjo leje qëndrimi unifikon dhe është e njehsuar me leje të punës.

Marrëveshje tjetër e dy ministrive të punëve të Brendshme është edhe lëvizja e lirë e banorëve përgjatë tërë vijës kufitare mes dy vendeve në brendësi të territorit deri në 30 kilometra në secilën anë si dhe marrëveshja për hapjen e pikës së përbashkët në Shtavec-Krushevc dhe për pjesën që ka të bëjë se çka duhet të presin nga ju të dy.

Në mbledhjen e dy qeverive, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla tha se marrëveshjet e arritura mes dy ministrive do të kenë ndikim jo vetëm në aspektin juridik, por edhe në atë politik, ekonomik, historik e kulturor.

“Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës që nga fillimi i kohës sonë e ka pas nga prioritet e saj zhvillimin dhe ngritjen e bashkëpunimit ndërshtetërore me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Shqipërisë. Ne sjellim tri marrëveshje bilaterale të rëndësishme jo vetëm në aspektin juridik, por edhe në atë politik, ekonomik, historik e kulturor mes dy shteteve tona. Këto marrëveshje janë në harmoni me legjislacionin e të dy shteteve dhe të BE-së. Këto marrëveshje vijnë si përgjigje e kërkesave dhe nevojave të qytetarëve”, tha Sveçla. 

lajme

78-vjeçari nga Prishtina ende i zhdukur

Published

on

By

Xhafer Raçi, 78-vjeçar nga Prishtina, vazhdon të jetë i zhdukur, familja e tij ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të mësuar për vendndodhjen e tij.

Raçi, i lindur më 18 shkurt 1948, është larguar nga shtëpia më 2 korrik 2026, rreth orës 08:00, dhe që nga ajo kohë nuk është kthyer në shtëpi.

Sipas familjes, herën e fundit ai është parë në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë. Familjarët kanë bërë të ditur se 78-vjeçari vuan nga demenca, duke shtuar shqetësimin për gjendjen dhe sigurinë e tij.

Familja u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që mund të kenë ndonjë informacion për vendndodhjen e Xhafer Raçit që ta lajmërojnë autoritetet.

Informacionet mund të dërgohen në stacionin më të afërt policor ose përmes numrave 192 dhe 038 550 999, si dhe në adresën elektronike [email protected].

Çdo informacion, sado i vogël, mund të ndihmojë në gjetjen e 78-vjeçarit.

Continue Reading

Vendi

Shtyhet sërish seanca konstituive, s’ka dakordim për votimin e nënkryetarëve

Published

on

Albulena Haxhiu është rizgjedhur kryetare e Kuvendit me 62 vota. Megjithatë, seanca konstituive u shty sërish. Kësaj radhe për shkak të mosdakordimit për votimin e nënkryetarëve. Seanca u shty për në orën 11:00 të premten.

Continue Reading

Vendi

Simiq propozoi “në emër të popullit serb” në Kuvendin e Kosovës – reagime të ashpëra

Published

on

Gjatë seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq ka propozuar Slavko Simiqin për pozitën e nënkryetarit të Kuvendit.

Simiq tha se kandidatura është bërë në emër të popullit serb, me nënshkrimet e 9 nga 10 deputetët që mbajnë vendet e rezervuara për komunitetin serb.
“Në emër të popullit serb, me nënshkrimet e shumicës së deputetëve që mbajnë vendet e rezervuara për komunitetin serb, përkatësisht 9 nga 10 deputetë, propozojmë zotin Slavko Simiq si kandidat për nënkryetar të Kuvendit”, deklaroi ai.

Ky propozim ka nxitur reagime të shumta nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar duke thënë se deputeti i Listës Serbe, sipas saj, ka sulmuar Kushtetutën dhe Republikën nga foltorja e Kuvendit.

“E tash pritini këta që na tregojnë që nuk paska rëndësi që deputeti i Listës Serbe sulmon Kushtetutën dhe Republikën nga foltorja e Kuvendit”, ka shkruar Gërvalla.

Edhe deputeti i LVV-së, Andin Hoti, ka reaguar ndaj deklaratës së Simiqit, duke thënë se Lista Serbe nuk përfaqëson të gjithë popullin serb në Kosovë.

Continue Reading

Lajmet

UBT dhe Instituti Yunus Emre nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Published

on

By

UBT dhe Instituti Yunus Emre në Kosovë kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi, me qëllim të promovimit dhe avancimit të mësimdhënies së gjuhës turke, si dhe organizimit të aktiviteteve të përbashkëta akademike dhe kulturore.

Marrëveshja u nënshkrua nga Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, dhe Drejtori i Institutit Yunus Emre, Ramazan Yılmaz.

Në kuadër të bashkëpunimit parashihet organizimi i kurseve të gjuhës turke, punëtorive, ligjëratave të hapura dhe aktiviteteve kulturore, duke krijuar mundësi të reja për studentët, stafin akademik dhe komunitetin.

Një fokus i veçantë do t’i kushtohet Institutit të Gjuhëve të Huaja në UBT, përmes të cilit synohet zgjerimi i mundësive për mësimin dhe certifikimin e gjuhës turke.

Continue Reading

Të kërkuara