Lajmet

​Pulsi Publik: Shtohet besimi te krerët e institucioneve

Alisa Hasani nga UNDP, tha se në këtë matje kanë marrë pjesë mbi 1 mijë e 300 qytetarë.

Published

on

Kënaqëshmëria në kryeministrin Albin Kurti është rritur, ashtu siç është rritur edhe për Kuvendin e Kosovës dhe kryetarin e këtij institucioni, Glauk Konjufca. Kështu u tha gjatë prezantimit të “Pulsit Publik”, nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), ku gjithashtu u tha se një numër i madh kanë thënë që janë të kënaqur edhe me presidenten, Vjosa Osmani.

Alisa Hasani nga UNDP, tha se në këtë matje kanë marrë pjesë mbi 1 mijë e 300 qytetarë. Ajo tregoi për shkallën e besimit të qytetarëve në krerët e institucioneve.

“Kënaqëshmëria në kryeministrin është rritur, në parlament po ashtu kemi pasur rritje. Sa i përket kryetarit të parlamentit është një rritje, një numër i madh kanë thënë që janë të kënaqur edhe me presidenten. E njëjta kënaqëshmëri nuk ka qenë sa i përket drejtimit politikë. Këtë vit kjo përqindja është rritur në 44.6 për qind”, tha ajo.

Ajo shtoi se të dhënat janë ndarë edhe sa i përket komuniteteve, ku theksoi se ka rritje të lirisë së shprehjes së mediave.

“Respondentët janë pyetur edhe për problematikat më të mëdha në Kosovë. Në krahasim me sondazhet tjera, kemi parë një dallim, varfëria dhe papunësia kanë qenë problematikat më të mëdha, inflacioni ka qenë problematika e tretë. 23.5 për qind kanë pretenduar se ende mendojnë që korrupsioni është prezent në Kosovë, 32.7 besojnë se situata në Kosovë mund të ndryshojë”, shtoi ajo.

Përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së në Kosovë, Nuno Queiros tha se të dhënat e këtij raporti paraqesin matjen e perceptimit për çështje të ndryshme.

“Sot do t’iu prezantohen të dhënat e serive kohore. Këto do të tregojnë një matje të perceptimit të njerëzve për çështje të ndryshme. Duke qenë i vetmi sondazh, kjo e bën këtë puls publik një matës shumë të rëndësishëm. Mund ta lexoni në tri gjuhët në faqen e internetit. Ne në UNDP, jemi të interesuar që të mbledhim të dhëna të besueshme. Pulsi publik është përgjigjur nevojës së Kosovës për qasje të shpejt në të dhëna. Të dhënat e disponoheshe mbulojnë të dhënat nga nëntori deri më sot”, tha ai.

Lajmet

​FIFA propozon rregull të ri për pushim të detyrueshëm mes ndeshjeve

Published

on

FIFA po shqyrton një ndryshim të madh në rregullat e futbollit, duke propozuar një pushim të detyrueshëm prej 72 orësh mes ndeshjeve, për të mbrojtur mirëqenien e futbollistëve.

Ky propozim synon të shmangë situata ku ekipet luajnë disa ndeshje brenda pak ditësh, siç ndodh shpesh në Premier League, veçanërisht në periudhat para Krishtlindjeve.

Një shembull është Crystal Palace, që këtë sezon do të ketë tre ndeshje në gjashtë ditë, ndërsa Arsenali do të luajë dy herë brenda tre ditësh, gjë që do të ndalohej me rregullin e ri.

Megjithatë, një pushim i tillë 72-orësh do të krijonte vështirësi në oraret e ngjeshura të garave si Europa League dhe Conference League. FIFA theksoi se çdo vendim do të merret vetëm pas dakordimit me palët përkatëse dhe nuk do të hyjë në fuqi para vitit 2031, kur pritet kalendari i ri ndërkombëtar i ndeshjeve.

Propozimi është pjesë e një diskutimi më të gjerë për ngarkesën fizike të lojtarëve, që ka shkaktuar kritika të shumta nga trajnerë si Jurgen Klopp dhe Carlo Ancelotti.

Në të njëjtën kohë, FIFA po krijon edhe një fond prej 20 milionë dollarësh për të ndihmuar futbollistët që nuk kanë marrë pagat e tyre të plota nga klubet në vështirësi financiare./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Juventusi krahason Zhegrovën me legjendën Pavel Nedved

Published

on

Skuadra italiane Juventus ka bërë sot një postim interesant në rrjetet sociale duke e shoqëruar me një foto ku shfaqen legjenda e klubit, Pavel Nedved, dhe reprezentuesi kosovar Edon Zhegrova.

Në mbishkrimin e fotos, Juventusi shkroi:

Sot është data 11/11. Një numër me storien e tij”, duke nënvizuar simbolikën e numrit 11 që mbanin të dy futbollistët në fanellë.

Ky postim ka tërhequr vëmendje të madhe nga tifozët, pasi klubi italian vendosi përkrah njëri-tjetrit Nedvedin, një nga figurat më të mëdha në historinë e Juventusit, dhe Zhegrovën, yllin e Kosovës që aktualisht ndodhet në Kosovë duke u përgatitur me dardanët për ndeshjet kundër Sllovenisë dhe Zvicrës./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Yamal si “mollë sherri” mes Barcelonës dhe Federatës Spanjolle të Futbollit

Published

on

Një tjetër përplasje është shënuar mes Barcelonës dhe Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF) pas tërheqjes së Lamine Yamal nga grumbullimi i kombëtares.

Sipas gazetarit César Suárez, lojtari i Barcelonës iu nënshtrua një procedure mjekësore me radiofrekuencë për të trajtuar një shqetësim pubik, pa u njoftuar paraprakisht stafi mjekësor i RFEF-së.

Procedura kërkon një periudhë pushimi prej 7 deri në 10 ditësh, çka e detyroi 17-vjeçarin të largohej nga kampi stërvitor në Las Rozas.

Federata reagoi me një deklaratë zyrtare duke shprehur habinë dhe shqetësimin për mungesën e komunikimit nga Barcelona dhe njoftoi se lojtari nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjet kundër Gjeorgjisë dhe Turqisë, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Ky rast ka ngritur tensione të reja midis klubit katalanas dhe përfaqësueses spanjolle, me RFEF që e cilëson situatën si “shkelje të besimit” në marrëdhëniet mes dy palëve./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Fillon tërheqja e pakove me fletëvotime jashtë Kosovës

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka filluar tërheqja e pakove të supozuara me fletëvotime që i takojnë votimit me postë jashtë Kosovës në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të 18 komunave të vendit.

Tërheqja e pakove me fletëvotimve do të bëhet nga kutitë postare të KQZ-së në 22 shtete të ndryshme, të cilat pasi të arrijnë në Kosovë do t’i nënshtrohen procesit të vlerësimit dhe numërimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).

Gjatë procesit të regjistrimit, numri i shtetasve të regjistruar për të votuar përmes postës në raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të 18 komunave është: 29,725”, tha KQZ./EO

Continue Reading

Të kërkuara