Sport

​PSG dëshiron të transferojë Pogban

Published

on

Gjiganti francez po synon të arrijë marrëveshje me mesfushorin e “Djajve të Kuq”. Paris Saint-Germain është duke refuzuar që të heqë dorë nga mundësia për të arritur një marrëveshje për mesfushorin Paul Pogba këtë verë, raporton “L’Equipe”.

Mesfushori francez ka hyrë në vitin e tij të fundit të kontratës me Manchester United, dhe spekulohet se mund të vendos që mos të vazhdojë të ardhmen në “Old Trafford”.

Ka kohë që Pogba ka shprehur dëshirën e tij të largohet nga “Djajtë e Kuq”, ku ëndrra e tij është transferimi tek gjiganti spanjoll Real Madridi, por një ofertë nga Paris Saint-Germain mund ta joshë mesfushorin francez që të kalojë në “Parc des Princes”.

Sezonin që lamë pas, Pogba ka bërë 42 paraqitje në të gjitha garat, duke regjistruar gjashtë gola dhe nëntë asistime për Manchester United. Momentalisht, vlera e tij në tregun e transferimeve është rreth 62 milionë euro.

Sport

UEFA përcakton çiftet e Ligës së Kombeve, Spanja përballet me Francën

Published

on

By

Shorti i hedhur sot (e premte) në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës ka përcaktuar çiftet për ndeshjet e “play-off”-it dhe çerekfinalet e Ligës së Kombeve.

Në fazën “play-off” mes Ligës A dhe B janë caktuar katër përballje interesante. Irlanda do të përballet me Kroacinë, Bosnja dhe Hercegovina me Danimarkën, Hungaria me Serbinë, ndërsa Sllovenia do të luajë kundër Uellsit.

Ndërkohë, në “play-off”-in mes Ligës B dhe C, Qipro do të takohet me Maqedoninë e Veriut, Estonia me Rumaninë, Ishujt Faroe me Gjeorgjinë, ndërsa Bjellorusia me Izraelin.

Vëmendja kryesore në çerekfinalet e Ligës së Kombeve do të jetë te përballja mes Spanjës dhe Francës, dy prej kombëtareve më të forta të futbollit evropian.

Një tjetër duel që pritet me interes është ai mes Norvegjisë dhe Anglisë, ku norvegjezët, të udhëhequr nga Erling Haaland, do të përballen me një prej pretendenteve për trofeun.

Në dy çiftet e tjera, Holanda do të sfidojë Portugalinë, ndërsa Belgjika do të përballet me Gjermaninë.

Ndeshjet e “play-off”-it do të zhvillohen me sistem vajtje-ardhje, ku kualifikimi vendoset nga rezultati i përgjithshëm i të dyja takimeve. Në rast barazimi pas 180 minutash, do të luhen vazhdimet prej dy pjesësh nga 15 minuta, ndërsa nëse barazimi vazhdon, fituesi do të përcaktohet përmes penalltive. Rregulli i golit në udhëtim nuk zbatohet.

Çerekfinalet do të përcaktojnë katër skuadrat që do të vazhdojnë garën në gjysmëfinale, në rrugën drejt trofeut të Ligës së Kombeve.

Ndeshjet e para të “play-off”-it janë planifikuar për 25 ose 27 mars 2027, ndërsa ato të kthimit për 28 ose 30 mars të po të njëjtit vit.

Çiftet e “play-off”-it mes Ligës A dhe B:

  • Irlanda – Kroacia
  • Bosnja dhe Hercegovina – Danimarka
  • Hungaria – Serbia
  • Sllovenia – Uellsi

Çiftet e “play-off”-it mes Ligës B dhe C:

  • Qipro – Maqedonia e Veriut
  • Estonia – Rumania
  • Ishujt Faroe – Gjeorgjia
  • Bjellorusia – Izraeli

Çerekfinalet e Ligës së Kombeve:

  • Spanja – Franca
  • Norvegjia – Anglia
  • Holanda – Portugalia
  • Belgjika – Gjermania

D.L

Continue Reading

Sport

Arijon Ibrahimovic konfirmon kontaktet me FFK-në, por fokusi mbetet te Gjermania

Published

on

By

Mesfushori me tipare sulmuese, Arijon Ibrahimovic, ka konfirmuar se ka pasur kontakte me Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK), por për momentin mbetet i përqendruar te Përfaqësuesja U21 e Gjermanisë.

Futbollisti 20-vjeçar, i cili posedon edhe shtetësinë kosovare, është pyetur në një intervistë për mediat gjermane nëse ka pasur komunikim me FFK-në lidhur me mundësinë e përfaqësimit të Kosovës.

Përgjigjja e tij ishte pozitive, duke konfirmuar se kontaktet tashmë kanë ndodhur.

“Po, tashmë ka pasur kontakte me Federatën e Futbollit të Kosovës. E ndjek me shumë respekt zhvillimin pozitiv të federatës dhe futbollit kosovar. Pavarësisht kësaj, fokusi im aktualisht është te Kombëtarja U21 e Gjermanisë, për të cilën jam shumë i lumtur që luaj”, ka deklaruar Ibrahimovic.

Megjithatë, futbollisti i huazuar nga Bayern Munichu te Augsburg nuk ka dhënë ndonjë sinjal konkret për ndryshimin e mundshëm të përfaqësueses, duke bërë të qartë se aktualisht prioritet mbetet Gjermania.

Ibrahimovic është pyetur edhe nëse ka pasur ndonjë kontakt me Jürgen Kloppin, i cili së fundmi ka qenë i përfshirë në zhvillimin e futbollistëve të rinj në futbollin gjerman, por përgjigjja e tij ishte e shkurtër: “Jo, deri më tani jo”.

Konfirmimi i kontakteve me FFK-në e mban të hapur mundësinë që talenti me prejardhje kosovare të jetë një opsion për të ardhmen e Kosovës, por për momentin Ibrahimovic vazhdon të synojë suksesin me fanellën e Gjermanisë U21.

D.L

Continue Reading

Sport

Besian Kutleshi shkëlqen si kapiten, Australia mposht Argjentinën në Botërorin U17

Published

on

By

Besian Kutleshi ka udhëhequr Australinë drejt fitores në ndeshjen e parë të fazës grupore të Kupës së Botës U17, ku australianët triumfuan 2:0 ndaj Argjentinës.

Futbollisti me prejardhje shqiptare ishte kapiten i skuadrës në këtë përballje, të zhvilluar në Doha të Katarit, ndërsa luajti deri në minutën e 81-të.

Kutleshi vlerësohet si njëri prej talenteve më premtues të futbollit australian. Edhe pse zakonisht aktivizohet në disa pozita në repartin defensiv, në përballjen ndaj Argjentinës u paraqit në mesfushë.

Në nivelin e seniorëve, Kutleshi ka të drejtë të përfaqësojë Kosovën ose Shqipërinë.

Ai kishte bërë histori në gusht të vitit 2024, kur u bë futbollisti më i ri që debutoi për ekipin e parë të Western Unitedit. Kontratën e parë profesionale e kishte nënshkruar në moshën 15-vjeçare.

Ndërkohë, si 16-vjeçar, ai luajti edhe në Ligën e Kampionëve të Azisë me Melbourne Cityn, klubin ku aktivizohet aktualisht.

Pas ndeshjeve të para, Australia dhe Mozambiku kryesojnë grupin me nga tri pikë. Mozambiku e nisi garën me fitore bindëse 4:0 ndaj Danimarkës.

D.L

Continue Reading

Sport

Superliga rikthehet me xhiron e 14-të

Published

on

By

Me përballjen ndërmjet Prishtinës dhe Drenicës hapet xhiroja e 14-të e Superligës së Kosovës në futboll.

Ndeshja zhvillohet sot, nga ora 17:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku bardhekaltrit rikthehen pas një kohe të gjatë, për shkak të angazhimeve të Përfaqësueses së Kosovës në Ligën e Kombeve.

Prishtina e pret këtë xhiro nga pozita e lideres, me 32 pikë të grumbulluara pas 13 ndeshjesh, ndërsa Drenica renditet e teta me 12 pikë.

Të shtunën zhvillohen tri përballje të tjera. Nga ora 13:00, Malisheva, që zë vendin e dytë me 27 pikë, e pret Dukagjinin në stadiumin “Liman Gegaj”. Në të njëjtën kohë, Llapi përballet me Vushtrrinë në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Xhiroja e 14-të mbyllet me dy ndeshjet e së dielës. Ballkani e pret Gjilanin në Suharekë, nga ora 13:00, ndërsa Drita përballet me Feronikelin 74, në Gjilan, nga ora 15:00.

Kampionia në fuqi, Drita, renditet e treta me 24 pikë, dy më shumë se Gjilani, që ndodhet në pozitën e katërt. Ballkani është i pesti me 19 pikë, ndërsa Dukagjini renditet i gjashti me 18 pikë.

Në pjesën e poshtme të tabelës, Feronikeli 74 zë vendin e shtatë me 15 pikë, Drenica është e teta me 12, Llapi i nënti me tetë, ndërsa Vushtrria mbetet në fund të tabelës me vetëm tri pikë.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara