Lajmet
Provimi i maturës do të mbahet me datën 26 qershor
Published
4 years agoon
By
Betim GashiMe kërkesë të drejtorive komunale të arsimit (DKA), konkretisht shkollave, për shkak të afatit të shkurtër të paraqitjes së provimit për arsye se ka pasur lëvizje të kalendarit shkollor është vendosur që provimi i maturës të mbahet më 26 qershor.
Si pasojë e COVID-19, e cila ka reflektuar në mbarëvajtjen e procesit edukativo-arsimor në vitin shkollor 2020/21, si dhe në reduktimin e përmbajtjes mësimore dhe mbajtjes së orëve mësimore me orar të shkurtuar edhe këtë vit sikurse vitin e kaluar, provimi i maturës do të mbahet brenda një dite.
Komisioni Shtetëror i Maturës dhe MAShTI mbetën të përkushtuar që provimi shtetëror i maturës të realizohet konform kritereve dhe standardeve të përcaktuara me ligj.
MAShTI fton të gjitha institucionet përkatëse, drejtoritë komunale të arsimit, shkollat dhe të gjithë të përfshirët në këtë proces, që të jenë në nivel të detyrës dhe të ndërmerren të gjitha masat duke mundësuar një proces të drejtë, korrekt dhe të besueshëm.
Bazuar në rekomandimet e komisionit, paraqitja e provimit të maturës do të bëhet nga data 7-15 qershor, ndërsa publikimi i rezultateve bëhet më 5 korrik./UBTNews
Lajmet
Nënshkruhet lista finale për çmimin e barnave
Published
1 minute agoon
December 23, 2024By
UBTNewsMinistri i Shëndetësisë Arben Vitia tha se sot ka nënshkruar listën finale që i hap udhë jetësimit të Ligjit për çmimet e unifikuara të barnave.
Vitia tha se për herë të parë, barnat do të jenë me çmime të njëjta kudo dhe më të ulta sesa tani.
“Në disa nga barnat, çmimet janë ulur 5 deri në 10 herë. Ulje të ndjeshme ka në mbi 2900 produkte medicinale. Urime të gjithë qytetarëve”, thuhet në njoftimin e ministrit.
Lajmet
Haxhiu: Kurti të intervistohet në zyrën e tij, nuk është e paligjshme
Published
17 minutes agoon
December 23, 2024By
UBTNewsMinistrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, ka thënë se kryeministri Albin Kurti nuk e ka refuzuar ftesën e Prokurorisë Speciale.
Sipas saj kërkesa e kabinetit të qeverisë që Kurti që të intervistohet në zyrën e tij, është e ligjshme dhe se kjo ka ndodhur edhe në të kaluarën.
Ajo tha se Kurti është ftuar për intervistim në ditën kur VV-ja ka paraqitur listën për deputet dhe se me këtë veprim Prokuroria Speciale po mundohen që me këto veprime të minojnë punën e qeverisë dhe VV-së.
“Siç e keni parë kryeministri Kurti nuk e ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për intervistim. Përkundrazi kryeministri Kurti ka shprehur gatishmërinë që kërkesa e tyre të realizohet. Kabineti ka propozuar dy data. Nuk ka as një arsye që prokuroret të refuzojnë që t’i përgjigjen kërkesë së kryeministri për ta intervistuar, kjo nuk është hera e parë që ka ndodhur. Por ata nuk duan të flasin, për këtij duhet të pyetet Prokuroria Speciale. Ka ndodhur edhe në të kaluarën. Nuk është diçka e pa ligjshme”, tha Haxhiu.
Sipas Haxhiut Prokuroria Speciale me këto veprime ka tendencë për ta minuar punën e qeverisë, për ta dëmtuar VV-në dhe qeverinë siç zakonshëm kanë bërë.
Lajmet
Thirrje për llogaridhënie nga Termokos dhe ZRRE për faturimin e ngrohjes
Published
2 hours agoon
December 23, 2024By
UBTNewsIniciativa CorrWatch shpreh shqetësimin e thellë për faturimin e energjisë termike nga Termokos dhe kërkon një rishikim të menjëhershëm pas publikimit të faturave të tetorit dhe nëntorit.
Sipas një reagimi publik në emër të GLPS, Instituti GAP dhe INDEP, këto fatura janë konsideruar të fryra dhe të shpërputhura me standardet e mbrojtjes së konsumatorëve, duke pasur ndikim të drejtpërdrejtë në besimin e qytetarëve dhe në integritetin e procesit rregullativ në sektorin e ngrohjes termike.
“Një nga çështjet më shqetësuese është se faturat janë lëshuar pa miratimin e tarifave nga ZRRE. Në mënyrë të papranueshme, Termokos ka aplikuar komponentën e ndryshueshme (tarifa për furnizim/konsum), e cila është për konsumatorët që kanë matës të ngrohjes, ndonëse shumë banesa ende nuk kanë matës. Kjo ka sjellë ankesa të shumta nga qytetarët, të cilët po përballen me rritje të papritur të faturave prej rreth 30%, pa një njoftim zyrtar që të njoftonte shtrenjtim tarifash për vitin 2024. Për më tepër, Termokos ka vendosur dy kategori të reja kostosh, për konsum të përbashkët dhe kapacitet termik, pa ofruar një sqarim të qartë mbi metodologjinë ose arsyetimin pas këtyre ndryshimeve. Ky veprim është në kundërshtim me Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit, që kërkon informimin e saktë dhe transparent të qytetarëve për çdo tarifë dhe ndryshim që lidhet me shërbimin. Kjo situatë ka krijuar një valë ankesash nga konsumatorët, të cilët ndihen të ngarkuar me kosto të paarsyeshme dhe të pajustifikuara. ZRRE, si autoriteti përgjegjës për mbrojtjen e konsumatorëve dhe monitorimin e tarifave, duhet të ndërhyjë urgjentisht për të adresuar këto çështje dhe për të siguruar që nëse ka pasur rritje tarifash, të shpjegohen arsyet dhe bazat përkatëse, komponenta e ndryshueshme të hiqet nga faturat për ata që nuk kanë matës, pasi nuk ka bazë ligjore për aplikimin e saj, faturat e tetorit dhe nëntorit të pasqyrojnë tarifat e vitit të kaluar, pasi ato janë shpërndarë pa miratimin e tarifave përkatëse, kostoja e tepërt që është aplikuar në këto muaj të zbritet në faturat e dhjetorit”, thuhet në reagim.
Sipas reagimit, informimi i duhur, transparenca dhe llogaridhënia janë kyçe për të rikthyer besimin e konsumatorëve dhe për të mbrojtur integritetin e procesit rregullativ dhe të operatorit të energjisë termike.
“Fatura të rritura e të papërballueshme të ngrohjes nënkuptojnë edhe ulje të cilësisë së jetës së qytetarëve, por edhe rritje të konsumit nga energjia elektrike, çka nuk i kontribuon fazës së tanishme të tranzicionit energjetik në të cilin ndodhet Kosova. CorrWatch, i bën thirrje Termokosit të kryejë detyrimin ligjor për shërbim të drejtë e cilësor për konsumatorët dhe ZRRE-së që të ndërhyjë sa herë që të drejtat e tyre shkelen”, thuhet në reagim.
Lajmet
Abdixhiku: Rugova ishte dhe mbetet arkitekti i shtetit tonë
Published
2 hours agoon
December 23, 2024By
UBTNewsDrejtues të Lidhjes Demokratike të Kosovës në 35 vjetorin e themelimit të kësaj partie kanë bërë homazhe te varri i ish-presidentit, Ibrahim Rugova.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka shkruar se LDK nisi si aspiratë e popullit të Kosovës për liri, gjersa programi politik i saj, u shndërrua në projekt kombëtar të popullit të Kosovës.
“Ky projekt kulmoj me shtetin tonë, Republikën tonë. Ibrahim Rugova ishte dhe mbetet arkitekti i shtetit tonë, prijësi historik i lëvizjes për liri, pavarësi dhe demokraci. Ai ishte njeriu që u qëndroi sfidave më të vështira të kohës me mençurinë, vizionin dhe qëndrueshmërinë që i karakterizojnë njerëzit e mëdhenj. Veprat e tij jetësore janë gurët themeltarë të Republikës sonë – një trashëgimi që na frymëzon dhe na udhëheq çdo ditë – ndërsa emri i tij është vlerë e patjetërsueshme e historisë së Kosovës. LDK sot, me gjithë trashëgimtarët politik e idelogjik të rugovizmit, e ndjenë peshën e madhe historike të ndryshimit të domosdoshëm për realizimin në plotni të projektit tonë identitar të nisur 35 vite më parë. Kosova, shtet i pavarur e sovran, i anëtarësuar në NATO e BE, e me miqësi të përheshme me SHBA-të; ishte misioni ynë dje, është misioni ynë sot dhe padyshim do të jetë dhe misioni ynë nesër”, ka shkruar ai.
Nënshkruhet lista finale për çmimin e barnave
Fakte interesante nga “Meshari” i Gjon Buzukut
Haxhiu: Kurti të intervistohet në zyrën e tij, nuk është e paligjshme
Ja arsyet pse nuk duhet të flini kurrë me grim
UBT me ekspertë në krye të Odës së Inxhinierëve të Kosovës
Koreja e Jugut: Veriu po përgatitet të dërgojë më shumë trupa dhe armë në Rusi
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të caktohet deri më 29 dhjetor
Histori suksesi: Kontributi i çmuar i Butrint Kryeziut në fushën e Inxhinierisë Ndërtimore!
Thirrje për llogaridhënie nga Termokos dhe ZRRE për faturimin e ngrohjes
Të kërkuara
-
Bota2 months ago
Trump premton paqe në Liban nëse rikthehet në Shtëpinë e Bardhë
-
Bota2 months ago
Koreja e Veriut rrit frikën në botë, lëshon raketën e re balistike ndërkontinentale
-
Bota1 month ago
“Ethet” e kthimit të Trump! Takohen Macron e Starmer, zbardhet fokusi i diskutimeve
-
Kulturë3 months ago
Marigona Ferati, profesoresha e UBT-së, zëri i artit në jurinë ndërkombëtare në festivalin e teatrove në Oman