Lajmet

​Protestojnë shërbyesit civilë

Numri i pjesëmarrësve do të jetë i kufizuar për shkak të gjendjes pandemike.

Published

on

Sindikata e Shërbimit Civil të Kosovës dhe Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës sot protestojnë para Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar buxhetimin e mjeteve për implementimin e Ligjit të pagave në Ligjin për buxhet për vitin 2022, marrëveshjen e përgjithshme kolektive dhe sigurimin shëndetësor.

Sipas njoftimit, vendimi për protestë është bërë pas mbledhjes së kryesive ekzekutive të SShCK-së dhe SPAK-ut dhe pas presionit të anëtarësisë së gjer, si dhe pas injorimit të kërkesave themelore nga ana e Qeverisë së Kosovës.

“Ligji i Pagave, buxhetimi i mjeteve për implementimin e ligjit të pagave në ligjin për buxhet për vitin 2022, Marrëveshja e Përgjithshme Kolektive, Sigurimi Shëndetësor, Njohja e përvojës së punës të gjithë zyrtarëve publik – SHC të dëbuar padrejtësisht dhe me dhunë nga puna gjatë viteve të 90-ta, caktimi i pagës minimale si dhe tendenca për frikësimin dhe politizimin e Shërbimit Civil përmes plotësim ndryshimit të ligjit për zyrtarët publik vlerësojnë se Qeveria e Kosovës nuk është duke shprehur gatishmëri të plotë për të diskutuar lidhur me këto kërkesa substanciale të adresuara nga SSHCK-ja dhe SPAK-u. Andaj, konform Ligjit mbi Organizimin Sindikal në Kosovë, si dhe Ligjit për Tubimet Publike, Sindikata e Shërbimit Civil e Kosovës si dhe Sindikata e Pavarur e Administratës e Kosovës morën këtë vendim për protestë, e cila do të mbahet më datën 26.11.2021 duke filluar nga ora 11:00-12:00 në Sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë. Numri i pjesëmarrësve do të jetë i kufizuar për shkak të gjendjes pandemike”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Lajmet

UBT nënshkruan një marrëveshje të rëndësishme me Nova University

Published

on

Edhe një lajm i shkëlqyer nga Lisbona. UBT ka nënshkruar një marrëveshje të rëndësishme me Nova University, respektivisht kampusin më të madh të teknologjisë në Portugali!

Marrëveshja u nënshkrua në hapësirat e UNINOVA e para në renditjen e menaxhimit të fondeve për projektet H2025 të Kërkimit dhe Zhvillimit.

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi dhe Dekani i NOVA School of Science and Technology, Prof. Dr. Jose Julio Alferes dhe në prani të Drejtorit të Depertamentit për Marrëdhënie me Jashtë, Prof. Dr. Ricardo Jardim-Gonçalves, firmosën marrëveshjen e bashkëpunimit që përqendrohet në fusha të rëndësishme si kërkimi shkencor, zhvillimi teknik, trajnimi i avancuar dhe partneritetit për qasje në fondet e BE-së për arsimin e lartë, me theks projektet Smart4Health dhe Digital Health.

Kjo marrëveshje bashkepunimi do të hapë mundësi të reja për studentët tanë dhe do të forcojë edhe më tutje lidhjet tona ndërkombëtare.

Jemi të emocionuar për këtë hap përpara në rrugën drejt ekselencës dhe inovacionit. Rektori Hajrizi uron të gjithë stafin akademik dhe studentët e UBT për këtë arritje.

Continue Reading

Lajmet

​Yildiz: Nuk më pëlqen të krahasohem me Del Pieron

Published

on

Sulmuesi turk, Kenan Yildiz është gati për përballjen e madhe të Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Juventusit.

Yildiz që mban fanellën me numrin 10 te bardhezinjtë, foli për emocionet e tij në një intervistë për faqen zyrtare të UEFA-s, ku pranoi se është i motivuar nga pritshmëritë që ka publiku, por shtoi se nuk i pëlqejnë krahasimet.

“Jam vetvetja. Nuk dua të krahasohem me askënd.”, tha Yildiz.

Lidhur me ndeshjen në stadiumin Santiago Bernabeu, ai u shpreh:

“Është fantastike. Çdo fëmijë ëndërron të luajë në atë stadium. Tani kjo ëndërr është bërë realitet. Shpresoj të zhvillojmë një ndeshje të madhe.”/S.K/KP/

 

Continue Reading

Lajmet

​Deco: Nuk sjellim lojtar të rinj në janar

Published

on

Shefi i Barcelonës, Deco, thotë se nuk ka gjasa të shtojë lojtarë në skuadrën e tyre në janar dhe këmbëngul se ata do ta blejnë vetëm nëse detyrohen të shesin një lojtar gjatë merkatos së dimrit.

“Nuk e shoh nevojën për afatin kalimtar të janarit për momentin. Asnjë lojtar nuk ka kërkuar të largohet.”, ka thënë Deco.

Deco komentoi gjithashtu edhe për figurën e Lamine Yamal.

“Shpesh kemi tendencë të përqendrohemi te individualizmi, por është skuadra që fiton. Po flasim për një lojtar shumë të pjekur, një lloj tjetër lojtari që mund të përcaktojë një epokë. Duhet ta lëmë të qetë”, tha ai.

“Konteksti i tij ishte i ndryshëm; ai iu bashkua një ekipi që tashmë ishte fitues, me lojtarë të moshës 25 dhe 26 vjeç, dhe rritja e tij ka qenë më normale dhe progresive”, shtoi ai./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Drejtori i policisë ndan 19 vetura për policët e lagjes

Published

on

By

Me synim për rritjen e efikasitetit në punën e policëve të lagjes, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha ka ndarë 19 vetura të reja Hybride, për mbulimin e zonave sektoriale, në të gjitha drejtoritë rajonale.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate zyrtare.

“Përmbushja e objektivave të Strategjisë së Policimit të drejtuar nga Inteligjenca dhe Policimit në Bashkësi, si dhe forcimi i qasjes proaktive ndaj kërkesave të qytetarëve tashmë mundësohet më lehtë dhe më shpejt, falë pajisjes me automjete zyrtare”.

“Kjo edhe një herë dëshmon përkushtimin e menaxhmentit të Policisë për një qasje gjithnjë e më proaktive ndaj komunitetit, për forcimin e bashkëpunimit dhe komunikimit me qytetarët, si dhe për rritjen e mëtejme të besueshmërisë dhe transparencës institucionale”, shkruhet tutje në komunikatë./EO

Continue Reading

Të kërkuara