Lajmet
Propozimi i Isufajt për kryeprokuror të shtetit, Rohde i zhgënjyer: Kjo nuk është rruga përpara
Ai ka thënë se procesi i përzgjedhjes ka qenë vërtetë zhgënjyes ndërsa kjo nuk është rruga përpara.
Published
3 years agoon
By
UBT newsPropozimi i Këshillit Prokurorial të Kosovës që Blerim Isufaj të jetë kryeprokuror i ri i shtetit ka ngjallur reagimin edhe të ndërkombëtarëve. Mëngjesin e sotëm ka reaguar edhe amabsadori gjerman në vendin tonë, Jorn Rohde.
Ai ka thënë se procesi i përzgjedhjes ka qenë vërtetë zhgënjyes ndërsa kjo nuk është rruga përpara.
Gjatë ditës së djeshme reagoi edhe shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ndërsa edhe organizatat si IKD, GLPS dhe FOL e kanë cilësuar propozimin e KPK si të papranueshëm.
“Kjo është me të vërtetë zhgënjyese dhe jo rrugë përpara. Sidomos kur OJQ-të e njohura si IKD dhe GLPS kanë shprehur shqetësime të ngjashme”, ka shkruar Rohde në Twitter.
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, mori në mënyrë unanime 11 vota të anëtarëve të KPK-së dhe u shpall si propozim për kryeprokuror të shtetit.
Ky vendim i Këshillit Prokurorial për propozimin e Isufajt në këtë pozitë i është dërguar për dekretim presidentes së Kosovës dhe pas dekretimit do të marrë zyrtarisht detyrën e tij.
KPK-ja vlerësoi se tërë procesi për emërimin e kryeprokurorit të ri të shtetit, ka qenë objektiv, transparent, gjithëpërfshirës dhe i bazuar plotësisht në meritokraci.
Lajmet
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Published
4 minutes agoon
November 25, 2024By
UBTnewsPresidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka thënë të dielën në një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Vladimir Putin, se dëshiron të zgjerojë bashkëpunimin tregtar në mes të Ankarasë dhe Moskës.
“Presidenti Erdogan ka deklaruar se ai synon rritjen e bashkëpunimit në mes të Turqisë dhe Rusisë në disa drejtime, përfshirë zgjerimin e volumit tregtar”, ka thënë Presidenca turke përmes një deklarate.
Ndonëse ka qenë e shpejtë në dënimin e luftës së Rusisë në Ukrainë, Turqia mban qëndrim neutral për këtë luftë, dhe nuk i ka ndjekur politikat e Perëndimit për vendosje të sanksioneve kundër Moskës.
Erdogan e ka justifikuar politikën për shkak të varësisë së Turqisë ndaj naftës dhe gazit rus.
Pesë kompani turke janë shënjestruar me sanksione amerikane në shtator të vitit 2023 për furnizim me pajisje të disa kompanive ruse në fushën e mbrojtjes.
Në një letër të dërguar në gusht të vitit 2022, Departamenti amerikan i Thesarit pati paralajmëruar kompanitë turke për “rrezik në rritje” teksa “Rusia tenton të shfrytëzojë” Turqinë për “t’iu ikur sanksioneve”.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.
Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL/
Lajmet
Konjufca me Gashin diskutuan për rritjen e bashkëpunimit midis institucioneve legjislative
Published
6 minutes agoon
November 25, 2024By
UBTNewsKryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga Nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, Shefi i Kabinetit, Ilir Kërçeli, ambasadori Florian Qehaja dhe këshilltarët, ka pritur sot në takim Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi.
Në pritjen që i bëri homologut të tij Gashi, kryeparlamentari Konjufca shprehu bindjen se takimet dhe angazhimi i përbashkët i shërbejnë rritjes së bashkëpunimit të shkëlqyer midis Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, duke i konsideruar ato si përpjekje për më të mirën e qytetarëve tanë.
Në këtë takim, kryetari Konjufca dhe kryetari Gashi diskutuan aspekte të ndryshme të parlamentarizmit dhe folën për mundësitë e rritjes së bashkëpunimit midis institucioneve tona legjislative. Gjithashtu, biseduan edhe për çështje të tjera të interesit të përbashkët, duke përfshirë rrugën e integrimeve evropiane, zhvillimin ekonomik, tregtar dhe stabilitetin e rajonit tonë.
Kryetari Konjufca shtoi se bashkëkombasit tanë, vlerat dhe synimet e përbashkëta janë ato që qëndrojnë midis raporteve tona të shkëlqyera shtetërore si garanci e këtij bashkëpunimi të shkëlqyer dhe thellimit të tij.
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Afrim Gashi e falënderoi kryekuvendarin Konjufca për pritjen dhe shprehu gatishmërinë e plotë për të avancuar sa më shumë me projekte dhe punë të përbashkëta, të cilat çojnë në drejtim të përmbushjes së synimeve dhe interesave të vendeve tona.
Lajmet
BE ndëshkon Serbinë, bllokohet nisma hungareze për avancimin e integrimit
Published
9 minutes agoon
November 25, 2024By
UBTnewsPërpjekja e Hungarisë për të avancuar bisedimet e anëtarësimit me Serbinë në fazën tjetër u bllokua të hënën nga një grup i konsiderueshëm vendesh anëtare të Bashkimit Evropian, duke bërë të pamundur arritjen e unanimitetit të nevojshëm.
Debati u zhvillua në një takim me dyer të mbyllura të ambasadorëve evropianë.
Kroacia, Estonia, Finlanda, Gjermania, Letonia, Lituania, Holanda dhe Suedia ishin mes vendeve që kundërshtuan lëvizjen, duke akuzuar Beogradin për shkelje të të drejtave themelore, për marrëdhëniet e tensionuara me Kosovën fqinje dhe për refuzimin e vazhdueshëm për t’i vendosur sanksione Rusisë.
Propozimi, i parashtruar nga presidenca hungareze e Këshillit të BE-së, synonte ta afronte Serbinë me hapjen e Grupimit të Tretë të procesit të anëtarësimit, që përfshin 8 kapituj individualë të lidhur me konkurrencën dhe rritjen ekonomike; si taksimi, politika monetare, punësimi, unioni doganor dhe kërkimet shkencore.
Më parë, Serbia kishte zhbllokuar 5 nga këta kapituj, por në vitin 2020 Brukseli ndryshoi rregullat për të krijuar grupimet tematike, të cilat duhet të hapen secila si një e tërë pas përmbushjes së një serie kriteresh paraprake.
Sipas Komisionit Evropian, Serbia ka përmbushur disa kritere dhe teknikisht është gati për të nisur bisedimet për Grupimin e Tretë, duke e lënë vendimin final në duart e shteteve anëtare, që duhet të japin dritën e gjelbër në mënyrë unanime për çdo hap të procesit.
Dështimi i konsensusit këtë të hënë erdhi pasi grupi i vendeve që kundërshtuan, insistoi se Serbia duhet të arrijë rezultate konkrete përpara se të hedhë hapin e ardhshëm.
Lajmet
QKMF në Prishtinë me apel për qytetarët lidhur me gripin sezonal
Published
17 minutes agoon
November 25, 2024By
UBTNewsRreth nëntë mijë qytetarë nga rajoni i Prishtinës janë vaksinuar kundër gripit sezonal, ndërkaq tre mijë doza të tjera janë ende në dispozicion. Nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) iu bëjnë thirrje grupeve më të ndjeshme që të vaksinohen deri në fund të dhjetorit.
Grupet më të rrezikuara konsiderohen të moshuarit, personat me sëmundje kronike dhe punëtorët shëndetësorë të cilët janë në kontakt të drejtpërdrejtë me pacientët.
Sipas punëtorëve shëndetësorë, shtimi i rasteve me grip sezonal në Kosovë është një shqetësim i zakonshëm për këtë periudhë të vitit – në temperatura të ulëta dhe kur aktivitetet kufizohen në ambiente të mbyllura.
Mjeku në QKMF, Rushit Ismajli thotë se kohëve të fundit numri i pacientëve që kërkojnë shërbime mjekësore është rritur.
Por ai tregon se ky grip tejkalohet “vetvetiu ose me një trajtim të thjeshtë”.
“Kohëve të fundit kemi pasur një numër më të rritur të pacientëve që kërkojnë ndihmë në institucionin tonë shëndetësor dhe për shkak të sezonës, por edhe arsye të tjera, dhe është bërë edhe ngarkesë e shërbimeve shëndetësore. Në qoftë se flasim për dëmet, zakonisht nuk janë shumë të mëdha që shkaktohen nga gripi sezonal, sepse simptomat janë të thjeshta – temperaturë, kollitje, dhimbje muskuj, fyti – shpesh kalon vetvetiu ose me një trajtim të thjeshtë, nuk ka nevojë që të shqetësohen shumë, përveç në raste shumë të rralla kur kanë temperaturë shumë të lartë, kanë vështirësi në frymëmarrje, kanë dhimbje gjoksi”, thotë Ismajli.
Ismajli shton se qytetarët nuk duhet të marrin antibiotik pa përshkrim nga profesionistët shëndetësorë.
Kjo për shkak të dëmeve dhe efekteve anësore që mund të shkaktohen.
“Janë edhe masat specifike, vaksinimi i cili në komunën e Prishtinës është duke shkuar mjaft mbarë, deri tani ne i kemi diku nëntë mijë vaksina në Prishtinë me rrethinë, akoma rezervë [3 mijë] 12 mijë vaksina [i kemi pasur në total]. I ftoj qytetarët e Prishtinës që të vijnë të vizitojnë qendrën tonë dhe të vaksinohen kundër gripit sezonal, kanë kohë deri nga fundi i dhjetorit që të marrin këtë vaksinë dhe të jenë të vaksinuar, punëtorët shëndetësorë janë në këtë kategori duke përfshirë dhe grupe të tjera fëmijët, gratë shtatzëna, të moshuarit sidomos ata që kanë sëmundje bashkëshoqëruese si tension diabet sëmundje kronike të mushkërive rekomandohet shumë që të marrin vaksinën por edhe të gjithë qytetarët e tjerë është mirë që të vaksinohen ndaj gripit sezonal. Qytetarët nuk duhet të marrin antibiotikë vet nuk duhet të shkojnë në barnatore që të marrin antibiotik pa përshkrim nga ana e mjekut”, ka shtuar ai.
Vaksinimi kundër gripit sezonal është një masë kyçe për të parandaluar komplikimet që mund të shkaktojë ky grip, sidomos tek grupet e rrezikuara.
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Konjufca me Gashin diskutuan për rritjen e bashkëpunimit midis institucioneve legjislative
Populisti trondit politikën në Rumani, i “panjohuri” kryeson garën presidenciale
BE ndëshkon Serbinë, bllokohet nisma hungareze për avancimin e integrimit
Autorja e njohur britaniko-amerikane, Barbara Taylor Bradford, ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare.
QKMF në Prishtinë me apel për qytetarët lidhur me gripin sezonal
KQZ tregon çfarë ndodh me bashkatdhetarët që u refuzohet aplikimi si votues jashtë vendit
Raporti Kurti-Osmani, në LVV thonë se qëllimet e tyre janë të njëjta dhe të palëkundura
Fotografja amerikane Nan Goldin dënon luftën në Gaza në hapjen e ekspozitës në Berlin
Të kërkuara
-
Bota4 weeks ago
Trump premton paqe në Liban nëse rikthehet në Shtëpinë e Bardhë
-
Bota4 weeks ago
Koreja e Veriut rrit frikën në botë, lëshon raketën e re balistike ndërkontinentale
-
Lajmet2 months ago
Kurti: Përdhunimi është mjeti që përdori Serbia në Kosovë në mënyrë që të lë pasoja të përhershme në familje
-
Kulturë2 months ago
Marigona Ferati, profesoresha e UBT-së, zëri i artit në jurinë ndërkombëtare në festivalin e teatrove në Oman