Lajmet

​Prokuroria kërkon që çështja ndaj Salih Mustafës të fillojë në mars

Published

on

Në Hagë po mbahet konferenca mbi ecurinë e çështjes së Salih Mustafës, i akuzuar për krime të pretenduara të luftës.

Prokuroria pritet të nxjerrë të gjitha materialet me prova deri më 15 shkurt, për t’i hapur kështu rrugë dorëzimit të dosjes paragjyqësore. Në seancën e sotme, prokuroria kërkoi që çështja gjyqësore ndaj Mustafës të fillojë nga 15 marsi i këtij viti.

Në konferencën mbi ecurinë e çështjes ndaj Salih Mustafës, sot në Hagë prokuroria tha se është në përfundim të nxjerrjes së të gjitha materialeve, që sipas tyre dosja paraprake do të dorëzohet deri në gjysmën e muajit shkurt.

Prokuroria ka bërë të ditur se do të shtojnë edhe një dëshmitar në këtë rast.

“Pas saj prokuroria do të shtojë edhe një dëshmitar në listën e saj, është një dëshmitar që është intervistuar nga prokuroria. Nëse ky shtohet në listë atëherë të gjitha materialet lidhur me të do t’i nxirën mbrojtjes deri më 15 shkurt. Do të ketë ndodhsha edhe një tjetër material që do të nxjerret, që ka të bëjë vetëm me disa prova dhe është rezultat i shqyrtimit të materialit proveuvës që po bëjmë në kuadër të përgatitjes së dosjes paraprake”, tha prokurorja.

Në seancën e sotme, prokurori në rastin e Mustafës tha se procesi ndaj Mustafës mund të fillojë më 15 mars të këtij viti.

“Të përfundohet faza paraprake në shkurt dhe të vazhdohet me dorëzimin e dosjes paraprake sipas rregullës 95. Ne themi që do ta dorëzojmë këtë dosje më 15 shkurt dhe mendojmë që duhet të përpiqemi të fillojmë çështjen që në 15 mars 2021”, tha prokurori.

Por mbrojtja e Mustafës, avokati Von Bone tha se kanë pasur vështirësi në materialet e nxjerra nga prokuroria, meqë ka prej tyre që janë vetëm në gjuhën angleze. Kjo ka bërë që seanca të vijojë e mbyllur për publikun, derisa avokati të bëjë të ditur pjesët të cilat sipas tij nuk janë të përkthyera.

“Disa nga materialet e nxjerra janë vetëm në gjuhen angleze, kjo na e ndërlikon pak çështjen”, tha mbrojtja.

Salih Mustafa nuk po merr pjesë në seancën e sotme, këtë e ka bërë të ditur paraprakisht me shkrim.

Lajmet

68 aksidente në 24 orët e fundit në Kosovë

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se 68 aksidente kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë, ku 27 prej tyre kanë qenë me të lënduar dhe 41 me dëme materiale.

Ndërkaq, policia ka njoftuar se janë shqiptuar 1 mijë e 173 gjoba trafiku.

Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe janë arrestuar 17 persona dhe 16 janë dërguar në mbajtje./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Vdes në QKUK gruaja që u aksidentua ditë më parë në Fushë Kosovë

Published

on

Ka ndërruar jetë gruaja e cila u aksidentua më datë 1 nëntor në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Viktima po trajtohej në spital pas lëndimeve të rënda që kishte marrë gjatë aksidentit, por fatkeqësisht nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.

Sipas raportit të Policisë, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

NJOFTIM MORTOR

Published

on

UBT njofton se sot, e mërkurë, në orën 11:00, në Qendrën e UBT-së në Prizren, do të mbahet mbledhje komemorative në nder të Prof. Dr. Faton Kabashit.

UBT shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e profesorit të përkushtuar, që me profesionalizëm e dashuri ndaj dijes la gjurmë të pashlyeshme te studentët, kolegët dhe komuniteti akademik.

Varrimi i Prof. Dr. Kabashit do të bëhet, në orën 14:00, në varrezat e qytetit të Prizrenit. Kortezhi funeral do të niset nga shtëpia e të ndjerit në rrugën “Pjetër Loshi (Petrovë)” nr. 49, ndërsa namazi i xhenazes do të falet në xhaminë e Dragomanit.

Prehu në paqe, Profesor Faton Kabashi!

Continue Reading

Lajmet

Lewis, amerikani i parë që fitoi çmimin Nobel për letërsi

Published

on

Shkrimtari amerikan Sinclair Lewis më 5 nëntor të vitit 1930, fiton Çmimin Nobel në Letërsi, duke u bërë shkrimtari i parë nga Shtetet e Bashkuara që u nderua me këtë çmim.

Në fjalimin para Akademisë suedeze, Lewis vlerësoi Theodore Dreiser, Ernest Hemingway dhe shkrimtarë të tjerë bashkëkohës.

Ai gjithashtu u ankua se në Amerikë shumica e lexuesve dhe shkrimtarë, vazhdojnë të frikësohen ndaj çdo letërsie që nuk lavdëron çdo gjë amerikane, qofshin gabime apo virtyte. Sinclair Lewis kritikoi ashpër edhe letërsinë e institucionalizuar, “profesorët tanë nuk pranojnë letërsi ndryshe, por e duan atë të qartë, të ftohtë, të purifikuar, të vdekur.” Thjesht, nuk duan që njeri tjetër të shkruajë më mirë, ose thyerjen e standardeve./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara