Lajmet

​Prokuroria e Hagës do t’i kthejë sot pajisjet që i morën gjatë arrestimit të Gucatit e Haradinajt

Published

on

Prokuroria Speciale në Hagë do t’i kthejë sot pajisjet që i kishte marrë gjatë arrestimit të krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.

Faton Klinaku, ushtrues detyre i kryetarit të OVL-UÇK-së, ka bërë të ditur se zyrtarët e Prokurorisë Speciale në Hagë, 6 muaj pas bastisjes në selinë qendrore të OVL-UÇK-së në Prishtinë, e kanë njoftuar atë se sot në ora 10:00 do t’i kthejnë pajisjet që kanë marrë më 25.09.2020, kur edhe u arrestuan Gucati dhe Haradinaj.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se e kanë autorizuar avokatin Tomë Gashi që sot të shkojë t’i marrë pajisjet në zyrat e Prokurorisë Speciale të Hagës, në kompleksin e EULEX-it në Fushë Kosovë.

Klinaku shtoi se Prokuroria duhet të ofrojë sqarime se çfarë ka gjetur në ato pajisje.

Rajoni

U mbajt Mbledhje Komemorative në nder të Prof. Dr. Faton Kabashit në UBT Prizren

Published

on

Në Qendrën e UBT-së në Prizren u mbajt Mbledhje Komemorative në nderim të jetës dhe veprës së Prof. Dr. Faton Kabashit, i cili u nda nga jeta, pas një sëmundjeje të rëndë.

Në këtë Mbledhje Komemorative, morën pjesë familjarë, kolegë, miq, bashkëpunëtorë dhe studentë të shumtë, të cilët kujtuan me mall dhe nder figurën e profesorit të ndjerë, i cili u dallua për profesionalizëm, humanizëm dhe përkushtim ndaj dijes dhe edukimit të brezave të rinj.

Babai i tij, Shaip Kabashi, në fjalën e tij, falënderoi të pranishmit për respektin dhe nderimin që po i bëhet të birit, duke theksuar se Fatoni ka lënë pas një boshllëk të madh në familje dhe në shoqëri.

“Ai ishte jo vetëm bir e baba i mirë, por edhe një njeri i urtë, që gjithmonë i shërbente dijes dhe të tjerëve me përkushtim”, tha babai Kabashi.

Sekretari i UBT-së, Artan Tahiri, në emër të institucionit dhe të Rektorit të UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, kujtoi Prof. Kabashin si një profesionist të jashtëzakonshëm dhe njeri të urtë, që frymëzonte me shembullin e tij.

“UBT humbi një profesor të përkushtuar, por kujtimi dhe kontributi i tij do të mbeten përgjithmonë pjesë e komunitetit tonë akademik”, theksoi Tahiri.

Ndërkaq, drejtori i gjimnazit “Loyola” në Prizren, Blerand Koshi, në emër të institucionit që përfaqëson, shprehu ngushëllimet për humbjen e një mësuesi dhe intelektuali që kishte ndikuar pozitivisht në formimin e shumë nxënësve.

Prof. Dr. Faton Kabashi u nda nga jeta në moshën 40-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar akademike dhe njerëzore. Ai ishte baba i tre fëmijëve – vajzave Ronës dhe Eldës, dhe djalit Gledi.

Varrimi i profesorit të ndjerë është kryer sot, në orën 14:00, në varrezat e qytetit të Prizrenit.

Continue Reading

Lajmet

Kosova heton tentim-vrasjen e një zyrtari të BE-së

Published

on

By

Prokuroria Speciale e Kosovës tha se po heton rastin e therjes me mjete të mprehta të një zyrtari të Zyrës së Bashkimit Evropian, teksa nga kjo zyrë e bllokut evropian u shprehën “të tronditur” për rastin që ndodhi në Gjakovë më 4 nëntor.

Në koordinim me njësitë relevante të Policisë së Kosovës, Prokuroria Speciale është duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme hetimore me qëllim të zbardhjes së plotë të gjendjes faktike”, tha për Radion Evropa e Lirë, Arbnora Luta, zyrtare e lartë për komunikim me publikun në Prokurorinë Speciale.

Nga Prokuroria Speciale thanë se rasti është në fazën fillestare të hetimeve dhe me qëllim të ruajtjes së integritetit të procesit hetimor, “në këtë fazë nuk mund të ndajmë më shumë informacione”.

Zëdhënësi i zyrës së BE-së në Kosovë, Nikola Gaon, tha për Radion Evropa e Lirë se janë “të tronditur nga lajmi dhe i urojmë pjesëtarit të stafit shërim të shpejtë”.

“Është duke u zhvilluar një hetim nga autoritetet për të zbardhur faktet. Prandaj, për shkak se hetimi po vazhdon, aktualisht nuk jemi në gjendje të ofrojmë detaje të tjera për këtë rast”, tha Gaon.

Detaje të hollësishme për rastin, që është klasifikuar si “vrasje në tentativë”, nuk është dhënë as nga Policia e Kosovës.

Në raportin 24-orësh të saj thuhet se ky shtetas i huaj në orët e mbrëmjes së 4 nëntorit ka kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Gjakovë. Ai, sipas Policisë ka pësuar dy plagë dhe me udhëzim të mjekut kujdestar është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ndërkaq, media lokale Sinjali, duke u thirrur në burime, ka raportuar gjatë ditës se zyrtari i BE-së është therur në gjoks dhe qafë. Kjo media e ka identifikuar atë si Stefan Ilianov Sheynov, rreth 49 vjeç./EO/REL

Continue Reading

Lajmet

​Ish-krerët e luftës po mbahen padrejtësisht në Hagë, OVL UÇK aksion simbolik para EULEX-it

Published

on

By

Në pesë vjetorin e arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së, Organizata e Veteranëve të Luftës ka mbajtur një aksion simbolik para EULEX-it, duke vendosur në dyer një shirit të verdhë me mbishkrim “5 vjet padrejtësi e organizuar”, raporton KosovaPress.

Kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati tha se me këtë aksion simbolik organizatat e dala nga lufta i tregojnë UNMIK-ut e EULEX-it se po mbajnë peng ish-krerët e UÇK-së. Ai tha se EULEX-i po tenton që luftën çlirimtare të Kosovës ta barazojnë me hordhitë serbe-çetnike.

Sot bëhen pesë vjet pafajësi, padrejtësi, larg familjes e bashkëluftëtarëve, pesë vjet qe shumë të dashurit e tyre kanë ndërruar jetë e ata nuk ishin aty, as për të dhënë lamtumiren e fundit, për një lufte qe sollën lirinë, paqen dhe shtetin tonë. Ne sot kemi dalë t’i tregojmë UNMIK-ut, EULEX-it dhe ndërkombëtarëve që keni mbajtur peng njerëzit, i keni kidnapuar ata njerëz qe sollën lirinë, pavarësinë dhe paqen e demokracinë. UÇK ka bërë luftë të drejtë për vendin e vet, për popullin e vet, për të gjithë qytetarët që të jetojnë të lire dhe jo ne sot të merremi me kriminelë. EULEX-i dhe njerëzit e tij tentojnë që luftën çlirimtare të Kosovës ta barazojnë me hordhitë serbe-çetnike paramilitare. Ne nuk jemi ata që kemi bërë krime”, tha Gucati.

I pyetur nëse beson në një vendim lirues për ish-krerët e UÇK-së, Gucati tha se nuk besojnë në drejtësinë e speciales.

Rruga që ka marrë kjo gjykatë, jo nuk besoj. Po besoj edhe në Zotin që ata do të vijnë të lirë, por kjo gjykatë më shumë është politike sesa që ndan drejtësinë”, tha ai.

Ndërsa, Bujar Haradinaj, ish-luftëtar i UÇK-së, tha se dëshmitë e paraqitura nga Prokuroria Speciale janë bërë me dëshmitarë të paguar nga Serbia.

Kemi pa dëshmitë që janë dëshmuar nga Prokuroria Speciale, kemi pa që pjesa më e madhe e tyre janë dëshmitarë të paguar ose të inkuadruat nga Serbia, pjesa e madhe e tyre që e dimë që kanë dërguar dëshmi plot. Ne kemi shprehur pakënaqësi, në shumicën e rasteve edhe me protestat që i kemi organizuar në Kosovë dhe jashtë Kosove. Si proces, ne nuk shpresojmë shumë për drejtësi”, tha Haradinaj.

Sot bëhen pesë vjet nga arrestimi i ish-presidentit Hashim Thaçi, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit, Jakup Krasniqi, të cilët po gjykohen padrejtësisht në Gjykatën Speciale në Hagë./KP

Continue Reading

Lajmet

​Grupi i shpezëve në Hungari, ndalohet importi i shpezëve e produkteve të tyre në Kosovë

Published

on

By

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka ndaluar importin e shpezëve dhe produkteve të tyre nga Hungaria pas njoftimit të Organizatës Botërore për Shëndetin e Kafshëve se në këtë shtet është i pranishme gripi i shpezëve.

Në njoftim thuhet se ndalohet importi i shpezëve të gjalla dhe i produkteve të tyre që kanë origjinën nga zonat e infektuara të shtetit të Hungarisë, përveç nëse ato kanë origjinën nga ferma të paprekura nga sëmundja, të cilat gjenden në një rreze prej 50 kilometra larg zonave të prekura.

Kjo ndalesë hyn në fuqi menjëherë dhe do të mbetet në zbatim deri në vlerësimin e mëtejshëm të situatës nga autoritetet përkatëse ndërkombëtare dhe nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë vazhdon ta monitorojë me kujdes situatën epidemiologjike dhe publiku dhe operatorët ekonomikë do të informohen me kohë për çdo ndryshim eventual./KP

Continue Reading

Të kërkuara