Lajmet

​Programi i qeverisë Kurti II për politikën e jashtme vlerësohet i njëjtë me qeveritë e kaluara

Published

on

Programi i qeverisë Kurti II për politikën e jashtme po vlerësohet i njëjtë dhe përsëritje e qëndrimeve me qeveritë paraprake në vitet e fundit. Njohjet e reja, anëtarësimi në organizata ndërkombëtare, procesi integrues në BE, liberalizimi i vizave, fuqizimi i mërgatës dhe dialogu me Serbinë po konsiderohet se janë ndër të përbashkëtat e programeve qeverisëse. Për dallim prej qeverisë Kurti I, kësaj radhe ekzekutivi nuk ka paraparë vendosje të masës së reciprocitetit ndaj Serbisë, si dhe hartimin e një platforme për dialogun.

Drejtori i Institutit EPIK, Demush Shasha thotë për KosovaPress, se programi i qeverisë Kurti II, për politikën e jashtme në përgjithësi është përsëritje e qëndrimeve që i kemi parë edhe më herët dhe nuk ka dallime thelbësore në temat kyçe.

“Në përgjithësi është përsëritje e qëndrimeve të cilat i kemi parë edhe në programin e qeverisë Kurti I dhe në programin e qeverisë Hoti. Sa i përket politikës së jashtme, dialogut dhe procesit të integrimeve evropiane nuk është që ka dallime thelbësore. E përbashkëta është se në politikën e jashtme gjitha këto programe kanë folur për të njëjtën gjë, njohjen e pavarësisë së Kosovës nga sa më shumë shtete, pranimi i Kosovës në sa më shumë organizata ndërkombëtare. Sa i përket mërgatës fuqizimi i rolit të tyre, sa i përket procesit të integrimit evropian, liberalizimi i vizave me një anë, marrja e statusit të vendit kandidat anën tjetër. Sa i përket dialogut me Serbinë arritja e marrëveshjes përfundimtare. Pra në thelb të gjitha programet e disa viteve të fundit flasin për të njëjtat gjëra, aty nuk ka ndonjë risi”, thotë ai.

Por dallime Shasha thotë se ka parë në programin për dialogun me Serbinë. Sipas tij, aty flitet për parimet dhe pritjet për dialogun, por jo për vendosjen e reciprocitetit dhe hartimin e një platforme sikur në qeverinë Kurti I.

“Sa i përket dialogut me Serbinë, programi i qeverisë Kurti I fliste për vendosjen e masës së reciprocitetit. Programi i qeverisë Kurti I fliste për hartimin e një platforme për dialogun me Serbinë. Nëse e lexojmë tash programin asnjëra nga këto dyja nuk përmenden. Flitet për parime, flitet për dialog, flitet për çfarë presin ne prej dialogut, por nuk përmendet platforma dhe nuk përmendet në mënyrë decidive reciprociteti”, deklaron Shasha.

Megjithëse e mirëpret angazhimin për forcimin e subjektivitet ndërkombëtar të Kosovës sa i përket procesit të njohjeve të reja, analisti politik, Blerim Burjani thotë se Qeveria Kurti II duhet të ketë një strategji për njohjen nga pesë vendet e BE-së.

“Nuk ka një strategji për pesë vendet nga BE që se kanë njohur Kosovën. Nuk ka një program që flet për përafrimin me këto shtete, pasi Kosova duhet të ketë një departament në kuadër të MPJD-së që flet për lobimin dhe për krijimin e lidhjeve me pesë shtetet e BE-së që se kanë njohur Kosovën. Kosova mundet më shumë me bërë, duke përafruar lidhjet kulturore, shkencore dhe historike”, thotë ai.

Në pjesën për dialogun me Serbinë, Qeveria Kurti ka paraparë në programin e saj qeverisës përgatitje të mirëfilltë dhe dakordim të përbashkët me ShBA-të, përveç ndërmjetësuesve të BE-së.

“Qeveria e Kosovës do të marrë pjesë në dialogun me Serbinë me parime të qarta dhe qëllimin që marrëveshja finale përveç çështjeve ndërshtetërore do të përfshijë edhe njohjen reciproke mes shteteve njohjen nga pesë vendet e mbetura të BE-së dhe garancinë për anëtarësim në OKB. Përveç rolit ndërmjetësues të Bashkimit Evropian, Qeveria e Kosovës e sheh si shumë të rëndësishëm edhe koordinimin e ngushtë me partnerët nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Qeveria e Kosovës konsideron se pjesëmarrja në dialog duhet të bëhet duke u bazuar në përgatitje të mirëfilltë dhe dakordim të përbashkët për tema që duhet të dialogohen. Për këtë proces do të bashkëpunojmë me partnerët ndërkombëtar dhe do të ftojmë të gjitha partitë politike, si dhe do të angazhojmë ekspertë të njohur që kanë kontribuar në këtë drejtim”, thuhet në programin e qeverisë Kurti II.

Mes tjerash aty përmendet edhe fuqizimi i subjektivitet ndërkombëtar të Kosovës, si dhe rishikim të funksionalitetit të shërbimit të jashtëm si tërësi. Qeveria Kurti II të premten e javës së kaluar miratoi programin qeverisës, pas 48 ditësh prej kur kanë marrë detyrën.

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara