Sport

​Prishtina pret që të licencohet dhe të marr vendin e Dukagjinit në garat evropiane

Drejtuesit e skuadrës bardh e kaltër janë ende optimistë se do të luajnë në këtë kompeticion.

Published

on

Përkundër se tashmë është hedhur shorti sa i përket rundit të parë kualifikues të Ligës së Konferencës dhe Prishtina nuk ishte pjesë e tij për shkak se nuk është licencuar për garat evropiane dhe vendin e tyre e ka zënë Dukagjini, drejtuesit e skuadrës bardh e kaltër janë ende optimistë se do të luajnë në këtë kompeticion.

Prishtina nuk ka marr licencën për shkak të problemeve financiare dhe borxheve që ka ndaj disa lojtarëve dhe situata e tyre po shqyrtohet nga Komisioni i Arbitrazhit Sportiv (KAS), nga i cili ende nuk është marrë ndonjë vendim.

Por, Drejtori Gjeneral i Prishtinës, Artan Osmani, thotë se fakti që tashmë është hedhur shorti nuk paraqet ndonjë problem sepse nëse Prishtina e fiton rastin në KAS, atëherë është çështje teknike që Prishtina të marr vendin e Dukagjinit në Ligën e Konferencës.

“Ankesa është në KAS, janë afatet ligjore, minimale që duhet të respektohen në KAS, dorëzimi i ankesës, zgjedhja e arbitrit, të gjitha ato janë afate që duhet respektuar. Federata do të na ndihmonte nëse do ta kishte caktuar arbitrin në afat më të shkurtër, por besoj që do ta shfrytëzojnë maksimumin kohor. Fakti që është hedhur shorti nuk ndikon në epilogun final. Nëse fitohet në KAS rasti, ose nëse KAS-i vendos që Prishtina është dashur të licencohet në bazë të kritereve dhe kushte me të cilat ka aplikuar në atë kohë federata, atëherë është çështje teknike, zëvendësohet emri dhe vazhdohet”, tha Osmani.

Osmani më tutje ka bërë të ditur se kanë kontaktuar me UEFA-në dhe nga ana e tyre iu është konfirmuar se nëse licencohen, do të marrin vendin e Dukagjinit për të luajtur në Ligën e Konferencës.

“Këtë na e ka konfirmuar edhe UEFA dje, sepse kemi pasur komunikim edhe me UEFA-në, i kemi njoftuar paraprakisht për situatën, kështu që besoj që nëse KAS-i vendosë, atëherë ajo është punë e kryer, zëvendësohet emri…Është hera e parë që kemi përvojë të tillë me KAS, sidomos me zyrën e KAS-it në Kosovë, sepse me KAS-in në Lozanë kemi pasur edhe raste të tjera. Unë mendoj që nëse arbitrat e marrin parasysh situatën, zhvillimet dhe aplikimin e rregullave siç është bërë për të gjitha klubet, unë jam shumë optimistë që do të licencohemi”, ka thënë Osmani.

Sport

Finalja e superkupës së Kosovës

Published

on

By

Sot, nga ora 19:00, Trepça dhe Bashkimi përballen në finalen e ProCredit Superkupës së Kosovës në basketboll.

Ndeshja zhvillohet në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec, ku dy skuadrat do të synojnë trofeun e Superkupës.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Shqipëria kërkon fitoren e radhës ndaj San Marinos pas triumfit kundër Bjellorusisë

Published

on

By

Pas suksesit dhe fitores ndaj Bjellorusisë, Kombëtarja e Shqipërisë zbret sonte në fushë me synimin e qartë për të marrë tri pikët e radhës përballë San Marinos.

Kuqezinjtë synojnë të vazhdojnë momentin pozitiv dhe të bëjnë një tjetër hap të rëndësishëm në këtë ecuri.

Përballja mes San Marinos dhe Shqipërisë do të zhvillohet sonte, e martë, 29 shtator, duke filluar nga ora 20:45. /E.A/

Continue Reading

Sport

Dardanët rikthehen në stërvitje në Debrecen, fokusi te Izraeli

Published

on

By

Përfaqësuesja e Kosovës i është rikthyer sot stërvitjeve në Debrecen, duke nisur përgatitjet për ndeshjen e radhës ndaj Izraelit.

Pas përballjes së mbrëmshme me Austrinë, futbollistët që nuk u aktivizuan si titullarë zhvilluan seancën e plotë stërvitore në fushë.

Ndërkohë, lojtarët që e nisën ndeshjen ndaj Austrisë nga minuta e parë iu nënshtruan programit të rigjenerimit në palestër.

“Dardanët” tashmë e kanë kthyer fokusin te sfida e radhës, ku të enjten në Hungari do të përballen me Izraelin.

D.L

Continue Reading

Sport

Vozinha: “Nuk kam më privatësi, ose të paktën shumë më pak se më parë”

Published

on

By

Vozinha ka folur për ndryshimin e jetës së tij pas rritjes së famës, duke treguar se tashmë përballet shpesh me kërkesa për fotografi dhe autografe, por edhe me situata kur njerëzit e filmojnë pa leje.

“Nuk kam më privatësi, ose të paktën shumë më pak se më parë. Tani, kur dal apo shkoj në restorante, gjithmonë është dikush që dëshiron të bëjë një foto me mua ose të kërkojë një autograf. Ose, edhe më keq, dikush më filmon”, ka thënë ai.

Vozinha ka treguar gjithashtu se gjatë Kupës së Botës kishte interes të madh nga kompani dhe marka të ndryshme për bashkëpunime me të.

“E di që gjatë Kupës së Botës, shumë kompani dhe marka donin të bashkëpunonin me mua. Por, gjatë kohës që garonim, bëra vetëm një bashkëpunim promocional, me UFL Mobile”, u shpreh ai.

Ai theksoi se aktualisht nuk dëshiron të bashkëpunojë me kompani që lidhen me duhanin, alkoolin apo bastet sportive.

“Për momentin, nuk dua të punoj me marka të duhanit, alkoolit apo basteve”, deklaroi Vozinha.

Në fund, ai pranoi se, pavarësisht famës dhe mundësive të reja, do të preferonte jetën që kishte para se të bëhej kaq i njohur.

“Të jem i sinqertë, nëse do të më jepnin jetën që kam sot ose jetën që kisha më parë, do të zgjidhja atë që kisha më parë”, përfundoi ai.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara