Lajmet

​Presidentja Osmani takon sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg

Sipas presidentes Osmani, qëllimi strategjik i Kosovës mbetet anëtarësimi në komunitetin euroatlantik.

Published

on

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe zv.kryeministrja Donika Gërvalla-Schwarz, njëherësh ministre e Jashtme dhe e Diasporës, gjatë vizitës në New York, takuan sekretarin e Përgjithshëm të NATO -s, Jens Stoltenberg. Kështu bëhet e ditur nga Zyra e Presidentes së Kosovës.

“Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme të NATO-s në ruajtjen e stabilitetit dhe paqes”, ka theksuar Presidentja Osmani në takim me sekretarin Stoltenberg.

Sipas presidentes Osmani, qëllimi strategjik i Kosovës mbetet anëtarësimi në komunitetin euroatlantik.

Presidentja Osmani në takim me shefin e NATO-s tha se anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe NATO do të kontribuojë në rritjen e sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe e cilësoi anëtarësimin në këtë organizatë, prioritet shtetëror të Kosovës, si një parakusht për sigurimin e paqes në rajon, ashtu edhe për promovimin dhe mbrojtjen e vlerave të përbashkëta.

Më tej, Presidentja Osmani ka theksuar se këtij hapi duhet t’i paraprijë përfshirja e Kosovës në Partneritetin për Paqe. Në këtë kontekst, e përmendi faktin se Forca e Sigurisë së Kosovës, e cila po zhvillohet në përputhje me standardet e NATO-s, do t’ia mundësojë Kosovës një rol aktiv në kuadër të sigurisë rajonale dhe globale.

Sa i përket agresionit të Rusisë në Ukrainë, Presidentja Osmani tha se Kosova ka dënuar luftën e paprovokuar të Putinit kundër Ukrainës dhe se është plotësisht në linjë me sanksionet e BE-së dhe ShBA-së kundër Rusisë. Në këtë drejtim, Presidentja Osmani ka theksuar nevojën e bashkërendimit të shteteve demokratike në rajon me NATO-n për të siguruar një mjedis të sigurt dhe për të ndaluar veprimet destabilizuese të Rusisë dhe satelitëve të saj.

Aktualitet

Pejë: Aktakuzë ndaj katër personave për grabitje në pompë derivatesh

Published

on

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë kundër katër të pandehurve L.B., L.M. F.M. dhe Sh.Gj, për shkak të veprës penale “Grabitja” dhe kundër të pandehurit L.M. për shkak të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Në komunikatën për media thuhet se sipas aktakuzës, të pandehurit me datën 21 maj të këtij viti rreth orës 23:35 në Pejë, duke vepruar si anëtarë të grupit, me armë dhe me përdorimin e forcës dhe kanosjes serioze, grabisin pompën e derivateve DHF në këtë qytet, ashtu që të njëjtit fillimisht sigurojnë një armë të gjatë.

Më pas me veturën e njërit prej të pandehurve, shkojnë në vendin e ngjarjes, i vendosin maskat në kokë, dalin nga vetura me armë, futen brenda në marketin e pompës dhe nën kërcënimin e armës dhe kanosjes serioze, punëtorit të kësaj kompanie i marrin shumën prej 905 euro, pastaj kthehen në veturë dhe largohen nga vendi i ngjarjes, ndërsa parat i ndajnë përgjysmë.

Në njoftim tutje bëhet e ditur se prokurori i rastit në aktakuzë, përpos që ka kërkuar dënimin e të pandehurve, ka propozuar edhe konfiskimin e veturës Golf II, konfiskimin e parave të gjetura tek të pandehurit në shumën prej 575 euro, konfiskimin e armës dhe lëshimin e urdhrit për kompensimin e humbjes apo dëmit, të shkaktuar të dëmtuarit si rezultat i veprës penale.

Continue Reading

Aktualitet

30 ditë paraburgim të dyshuarit për krime lufte në Vushtrri

Published

on

Gjykata Themelore në Prishtinë i caktoi 30 ditë paraburgim Sinisha Spasiqit, i dyshuar për krime lufte në Vushtrri, dhe sipas Prokurorisë, ai ishte i përfshirë edhe në një kallëzim penal të dorëzuar më 22 qershor 2022, që lidhet me masakrat ndaj shqiptarëve në zonën e Vushtrrisë.

Gjykata ka bërë të ditur se S.S dyshohet se gjatë periudhës së luftës në Kosovë ka marrë pjesë në vrasjen e civilëve të paarmatosur në Komunën e Vushtrrisë.

“S.S. dyshohet se në bashkëpunim me pjesëtarë të tjerë të uniformuar duke vepruar në grup si zyrtarë të mobilizuar rezervsit aktiv me njësi të përbëra nga Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë, gjatë periudhës së luftës në Kosovë ka marrë pjesë në vrasjen e civilëve të paarmatosur në Komunën e Vushtrrisë”, njoftoi gjykata.

Sinisha Spasiq u arrestua të dielën në pikën kufitare në Merdar, nën dyshimin për krime lufte kundër popullatës civile gjatë luftës në Kosovë.

Sipas njoftimeve nga Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës, ai dyshohet për përfshirje në krime të kryera më 6 prill 1999 në komunën e Vushtrrisë, në rajonin e Mitrovicës.

Autoritetet kanë bërë të ditur se Spasiq ka shërbyer si rezervist aktiv në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë (MUP). Hetimet po zhvillohen nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale.

Sipas Prokurorisë, ai ishte i përfshirë në një kallëzim penal të dorëzuar më 22 qershor 2022, që lidhet me masakrat ndaj shqiptarëve në zonën e Vushtrrisë.

Continue Reading

Aktualitet

Vdes 23-vjeçari që ra në kontakt me rrymën në Gjilan

Published

on

Ka vdekur një 23-vjeçar i cili ra në kontakt me energjinë elektrike ditën e djeshme në Gjilan.

I riu i cili i përkiste komunitetit serb fillimisht iu nënshtrua një operimi pasi ishte në gjendje shumë të rëndë e që më pas u transferua për kujdes intensiv në Mjekimin Intensiv Qendror në QKUK.

Mirëpo përkundër përpjekjeve nga mjekët, i riu vdiq sot në orën 06:45.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar pronari i objektit ku i ndjeri ra në kontakt me rrymën.

Continue Reading

Aktualitet

Avokati i Thaçit: Dëshmitë e Albright, Holbrooke e Dole do të përdoren në mbrojtje

Published

on

Avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, Pierre Prosper, ka njoftuar se një numër i deklaratave të dëshmitarëve do të përdoren në procesin e mbrojtjes në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Prosper tha se bëhet fjalë për figura të njohura ndërkombëtare, si ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, diplomati Richard Holbrooke dhe senatori Bob Dole.

Sipas tij, dëshmitë që do të paraqiten kanë karakter shfajësues dhe janë thelbësore për ta vënë në kontekst aktakuzën e Prokurorisë.

“Kemi pasur komunikim të vazhdueshëm kanë thënë se po e trajtojnë kërkesën. Janë shumë të informuar, mirë të informuara, sa i takon procesverbaleve, disa sqarime, dhe çështjes së këtyre dëshmitarëve. Pra sikurse mund ta vëreni ne kemi listë të gjërë dëshmitarësh, pra unë nuk mund të them këta emra në publik, megjithatë, bëhet fjalë për persona shumë të njohur, si sekretarja Albright, Richard Hoolbroke, senatori Doll etj. Informacioni që kemi është shfajësues, dhe është shumë e rëndësishme për ta vënë në kontekst, është informacion shfajësues, dhe kemi të bëjmë me informacion drejtpërdrejt me lëndën e Prokurorisë,” tha Prosper.

Sipas tij informacioni shfajësues merr peshë të madhe, po aq sa është gjyqtari që ka detyrën të hetojë lidhur me këtë informacion shfajësues.

“Një letër që e kam marrë nga qeveria e Amerikës: në fund thuhet nuk parashikojmë kohën sa i takon këtyre vendimeve, ne po punojmë me maksimumin e shpejtësisë së mundshme”, shtoi Prosper.

Continue Reading

Të kërkuara