Lajmet
Presidentja Osmani-Sadriu nesër mban fjalimin vjetor në Kuvend
Seanca do të nisë në ora 10:00.
Published
4 years agoon
By
Betim GashiPresidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu nesër iu adresohet deputetëve të Kuvendit të Republikës të Kosovës me fjalimin vjetor. Seanca do të nisë në ora 10:00.
Ndërkohë Kuvendi do të mbajë edhe një seancë të jashtëzakonshme duke filluar nga ora 11:00, në të cilën do të shqyrtohet për herë të dytë projektligji mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022.
Kurse, pasdite nga ora 18:00, Kuvendi vazhdon seancën plenare të mbetur në gjysmë, ku do të shqyrtohen pikat e papërfunduara nga seanca plenare e 25, 26 nëntor dhe 6 dhjetor 2021.
“Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-067 për inspektimet, shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-065 për Produktet Biocide, si dhe shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitin 2020”, thuhet në njoftim.
Lajmet
Ndalohet importi i deleve dhe dhive nga Shqipëria për shkak të sëmundjes PPR
Published
5 minutes agoon
April 15, 2026By
UBTNews
Ministria e Bujqësisë dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) kanë marrë vendim këtë të mërkurë, 15 prill 2026, për ndalimin e menjëhershëm të importit të bagëtive të imta nga i gjithë territori i Shqipërisë. Ky vendim vjen si masë mbrojtëse pas konfirmimit të rasteve të sëmundjes virale PPR (Peste des Petits Ruminants) në Qarkun e Dibrës.
Për të parandaluar përhapjen e këtij infeksioni në territorin e Kosovës, autoritetet kanë kërkuar nga komunat në brezin kufitar që të vendosin masa strikte për kufizimin e lëvizjes së bagëtive në kullosat kufitare.
Fermerëve u bëhet thirrje që të mbajnë nën mbikëqyrje të rreptë tufat e tyre dhe të shmangin çdo kontakt me kopetë nga Shqipëria, ndërsa policia kufitare do të rrisë kontrollet në të gjitha pikat kalimtare.
AUV ka lëshuar një udhëzim për fermerët, duke kërkuar rritjen e masave të biosigurisë përmes këtyre veprimeve: shmangia e lëvizjeve të panevojshme të kafshëve, mosblerja e bagëtive pa certifikatë shëndetësore, kufizimi i kontakteve me tufa të tjera dhe raportimi i menjëhershëm te veterineri i çdo shenje të dyshimtë si ethe, rrjedhje nga hundët apo diarre.
Sëmundja PPR është një infeksion viral shumë ngjitës që prek delet dhe dhitë, duke shkaktuar temperaturë të lartë dhe në raste të rënda edhe ngordhjen e kafshëve. Megjithatë, autoritetet theksojnë se ky virus përhapet vetëm mes kafshëve dhe nuk paraqet asnjë rrezik për shëndetin e njerëzve.
Lajmet
Trump befason me deklaratën për fituesin në Hungari: Péter Magyar është një njeri i mirë
Published
16 minutes agoon
April 15, 2026By
UBTNews
Pas fitores historike të Péter Magyar në Hungari, ish-presidenti amerikan Donald Trump ka befasuar me qëndrimin e tij, duke e cilësuar liderin e ri si “një njeri të mirë” që pritet të bëjë një punë të shkëlqyer.
Gjatë një interviste për ABC News, Trump u shpreh optimist për mandatin e Magyar, pavarësisht se vetëm pak ditë më parë ai kishte bërë thirrje të hapur për të votuar “mikun dhe aleatin e tij të ngushtë”, Viktor Orbán.
Rezultatet e fundit tregojnë se Magyar, i cili drejton partinë e qendrës së djathtë “Tisza”, ka siguruar një fitore bindëse me të paktën 138 ulëse në parlament, duke arritur një shumicë prej dy të tretash që i mundëson atij transformimin e vendit.
Fituesi i zgjedhjeve, një ish-bashkëpunëtor i Orbán-it, deklaroi se ky rezultat nuk është thjesht një ndryshim qeverie, por një “ndryshim i plotë i regjimit” pas një dekade të dominimit të pushtetit nga kryeministri i rrëzuar.
Magyar ka bërë të ditur se nuk ka kohë për të humbur dhe se kabineti i tij do të nisë punën menjëherë pas konfirmimit zyrtar të rezultateve më 4 maj. Ai ka premtuar një luftë të ashpër kundër korrupsionit, rikthimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe garantimin e lirisë së mediave, të cilat ishin cenuar rëndë gjatë qeverisjes së Orbán-it.
Ky i fundit, i cili gëzonte mbështetjen e Trump-it dhe Putinit, ishte përfshirë në përplasje të vazhdueshme me Bashkimin Europian për shkak të politikave të tij mbi drejtësinë dhe Ukrainën, ndërsa tani qeveria e re shpreson që përmes reformave demokratike të zhbllokojë fondet e ngrira nga Brukseli.
Lajmet
Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për të akuzuarit e sulmit në Banjskë
Published
53 minutes agoon
April 15, 2026By
UBTNews
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka kërkuar dënimin maksimal, burgimin e përjetshëm, për të akuzuarit në rastin e sulmit terrorist në Banjskë, duke argumentuar se ky është i vetmi sanksion që i përgjigjet gravitetit të krimeve të kryera.
Gjatë fjalës përfundimtare, prokurori i rastit Naim Abazi kërkoi nga trupi gjykues që të akuzuarit Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq të shpallen fajtorë dhe ndaj tyre të shqiptohet masa më e rëndë e paraparë me ligj.
Prokurori Abazi ishte i prerë në argumentimin e tij, duke thënë se: “Në një rast si ky, ku kemi të bëjmë me një sulm të armatosur kundër Policisë së Republikës së Kosovës dhe kundër rendit kushtetues, mesazhi juridik duhet të jetë i qartë, i prerë dhe i padiskutueshëm”.
Sipas tij, caktimi i një dënimi më të ulët do të krijonte një rrezik për sigurinë kombëtare, duke shtuar se: “Nëse në një rast me këto përmasa, me këtë shkallë të organizimit dhe me këtë pasojë fatale nuk aplikohet dënimi maksimal, atëherë dëmtohet ndjeshëm efekti parandalues i ligjit penal dhe krijohet perceptimi i rrezikshëm i relativizimit të cenimit të rendit kushtetues”.
Duke u fokusuar te pasojat e sulmit dhe natyra e organizimit, prokuroria vlerësoi se nuk ekzistojnë rrethana lehtësuese që do të arsyetonin butësi ndaj të pandehurve. “Në aspektin e proporcionalitetit, duke marrë parasysh natyrën terroriste të veprës, pasojën fatale të shkaktuar, rrezikshmërinë e lartë shoqërore të operacionit dhe organizimin para-ushtarak të strukturuar, prokuroria vlerëson se dënimi i vetëm proporcional është burgimi i përjetshëm”, deklaroi prokurori para gjykatës.
Në fund, ai bëri thirrje që drejtësia të jetë në nivelin e detyrës për të mbrojtur integritetin e shtetit, duke përfunduar: “Çdo dënim më i ulët do të ishte disproporcion i qartë me gravitetit dhe pasojat dhe rrezikshmërinë e veprimit dhe nuk do të përmbushte as funksionin ndëshkues e as parandalues të sanksionit penal”. Ky qëndrim i Prokurorisë Speciale vjen pas një procesi të gjatë të administrimit të provave që dëshmuan shkallën e lartë të rrezikshmërisë së grupit që kreu sulmin në veri të vendit. /Ekonomia online/
Lajmet
LDK me Kryesi të re: Abdixhiku prezanton ekipin e “riorganizimit të thellë”
Published
1 hour agoon
April 15, 2026By
UBTNews
Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar zyrtarisht emërimin e përbërjes së re të Kryesisë së partisë. Ky vendim sipas komunikatës për media, vjen si rezultat i autorizimeve të marra nga Kuvendi i LDK-së i mbajtur më 31 janar, i cili kërkoi një riorganizim të thellë dhe strukturim të ri politik të subjektit.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas një procesi të konsultimeve të brendshme, ka përzgjedhur një ekip që, sipas komunikatës, ndërthur përvojën e gjatë institucionale me energjinë e re. Ky ndryshim synon forcimin e organizimit të brendshëm, rritjen e efikasitetit në vendimmarrje dhe përbashkimin e të gjitha niveleve partiake.
Në udhëheqjen e kryetarit të LDK-së vazhdon Lumir Abdixhiku, ndërsa Kryesia e re përbëhet nga figura të njohura politike, drejtues degësh dhe ekspertë të fushave të ndryshme: Alban Zogaj, Alush Gashi, Anton Quni, Arbër Ismajli, Ardian Shala, Arjeta Salihu Abazi, Armend Zemaj, Avdullah Hoti, Berat Rukiqi, Besian Mustafa, Bexhet Xheladini, Doarsa Kica Xhelili, Doruntinë Maloku, Ekrem Hyseni, Ermal Sadiku, Fadil Hadergjonaj, Festim Kabashi, Gazmend Muhaxheri, Hykmete Bajrami, Ilir Ferati, Izet Sadiku, Jehona Lushaku Sadriu, Kujtim Shala, Lutfi Haziri, Paris Guri, Ruzhdi Shehu, Shefqet Shehu, Shkëmb Manaj, Sibel Halimi, Sokol Haliti, Sokol Havolli, Ukë Rugova, Visar Azemi dhe Xhafer Gashi.
LDK bën të ditur se kjo përbërje është pjesë e një faze të ndërmjetme drejt konsolidimit të plotë të strukturave. Një fokus i veçantë i është dhënë përfaqësimit të drejtpërdrejtë të drejtuesve të degëve, si bartës të legjitimitetit nga baza. Gjithashtu, u njoftua se në ditët në vijim, Kryesia do të plotësohet edhe me përfaqësues nga degët e mëdha që aktualisht nuk janë të përfshira.
Si pjesë e këtij riorganizimi, kryetari Abdixhiku pritet të propozojë së shpejti edhe krijimin e një Trupe Këshillëdhënëse. Kjo trupë do të përbëhet nga figura të shquara me përvojë të lartë profesionale dhe institucionale, për të ndihmuar në ndërtimin e një alternative serioze politike për qytetarët e Republikës.
Ndalohet importi i deleve dhe dhive nga Shqipëria për shkak të sëmundjes PPR
Trump befason me deklaratën për fituesin në Hungari: Péter Magyar është një njeri i mirë
Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për të akuzuarit e sulmit në Banjskë
LDK me Kryesi të re: Abdixhiku prezanton ekipin e “riorganizimit të thellë”
DITARI: Çfarë lajmesh kemi lexuar në çdo 15 prill, në vitet nëntëdhjetë
Policia e Kosovës shqipton mbi 2 mijë tiketa trafiku brenda 24 orëve
Sekuestrohen armë dhe municion në fshatin Vajnik të Skenderajt
Bie lehtë çmimi i naftës në Kosovë: Sot 2 centë më lirë se dje
Shënohen disa raste të dhunës në familje: Podujevë, Rahovec dhe Mitrovicë
Të kërkuara
-
Lajmet2 months agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Lajmet3 months agoStudentët e UBT-së në vizitë studimore në Presidencën e Republikës së Kosovës
-
Lajmet2 months agoPërfundon seanca e sotme në Hagë për pengim të drejtësisë
-
Aktualitet2 months agoZPS: 437 incidente të ndalimit
