Lajmet

​Politikanët botërorë dhe mediat reagojnë pas dorëheqjes së Truss

Dje Truss ka dhënë dorëheqjen si kryeministre e Britanisë së Madhe.

Published

on

Lajmi për dorëheqjen e kryeministes britanike, Liz Truss ka nxitur reagime të shpejta nga liderët politikë dhe komentuesit e mediave në mbarë botën, me shumë editoriale të fokusuara në periudhën e shkurtër të Truss si kryeministre dhe kaosin e vazhdueshëm politik në Britani.

Midis politikanëve, presidenti i Francës, Emmanuel Macron tha se në një nivel personal, ai ishte gjithmonë “i trishtuar kur shihte një koleg të largohej”, por se gjëja më e rëndësishme ishte që Britania të arrinte stabilitet sa më shpejt të jetë e mundur, shkruan BBC.

Në Shtëpinë e Bardhë, gazetarët pyetën presidentin amerikan Joe Biden nëse Truss kishte marrë vendimin e duhur. Ai u përgjigj se ishte vendimi i saj, duke shtuar se ai nuk do të “peshonte mbi gjykimin e saj”.

Në një deklaratë të mëparshme, Biden tha se marrëdhëniet e ngushta me Mbretërinë e Bashkuar do të vazhdojnë dhe falënderoi Truss për partneritetin e saj “për një sërë çështjesh përfshirë mbajtjen e Rusisë përgjegjëse për luftën e saj kundër Ukrainës”.

Një nga deputetët e Ukrainës, Oleksiy Goncharenko falënderoi gjithashtu Truss për mbështetjen e saj, duke thënë se “Ukraina nuk do t’ju harrojë kurrë!”

Megjithatë, kishte pak simpati për Liz Truss nga Rusia. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme e përshëndeti largimin e saj, duke thënë se Britania “kurrë nuk e kishte njohur një turp të tillë të një kryeministreje”.

Washington Post përmblodhi fundin e kryeministres: “Një seri katastrofike plagësh të shkaktuara nga vetja – e cila u shndërrua në një spirale vdekjeje politike – filloi me një përpjekje të gabuar nga liderja konservatore për të riorientuar rrënjësisht agjendën ekonomike të qeverisë duke ulur taksat pa thënë se si lëvizja do të paguhej. Tregjet u përgjigjën keq dhe Truss nuk u rikuperua kurrë”.

Globe and Mail i Kanadasë shkroi: “Të mërkurën ajo humbi të dytin nga katër ministrat më të vjetër të qeverisë, u përball me të qeshura ndërsa u përpoq të mbronte rekordin e saj në Parlament dhe pa ligjvënësit e saj të grindeshin hapur mbi politikën, duke thelluar ndjenjën e kaosit në Ëestminster”.

lajme

Protestat vazhdojnë në Prishtinë: Kërkohet që vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare

Published

on

By

Protesta kundër vrasjes së Arlinda Zekajt ka vazhduar edhe sot në Prishtinë, ku qytetarët janë mbledhur për të tretën ditë radhazi në sheshin e kryeqytetit për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi institucionale.

Gjatë ditës së sotme, protestuesit janë ndalur edhe para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke shprehur pakënaqësi të thellë ndaj mënyrës se si po menaxhohen e trajtohen rastet e dhunës ndaj grave nga organet kompetente.

Këto aksione po organizohen nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, nën moton kryesore “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

lajme

Nën hetim për projektin e kryeqytetit: Përparim Rama paraqitet në Prokurorinë Speciale

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale ku po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit lidhur me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”.

Rama arriti në prokurori i shoqëruar nga avokati Artan Çerkini, teksa para hyrjes deklaroi shkurtimisht se detyra e tij është ndërtimi i kryeqytetit, ndërsa e organit të ndjekjes është të sigurohet që gjithçka bëhet në përputhje me ligjin. Hetimet për këtë projekt ndërlidhen me procedurat e prokurimit publik, vlerën prej 12 milionë eurosh, si dhe me dyshimet për manipulim të stafit e konflikt interesi.

Intervistimi i kryetarit të Prishtinës vjen pas tensioneve publike dhe paralajmërimeve nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje për arrestimin e tij të mundshëm, reagime këto që pasuan ndryshimet e fundit në udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, ku pas shkarkimit të Blerim Isufajt, detyra i është besuar prokurorit Dren Paca.

Ndaj deklaratave të përfaqësuesve të pushtetit, Rama u ka bërë thirrje publike organeve të drejtësisë që të merren me ato që i ka cilësuar si kërcënime direkte ndaj tij. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara