Kronikë e zezë

​Policia shpëton një qytetar nga ngulfatja në Vushtrri

Ai është në gjendje stabile.

Published

on

Falë reagimit të shpejtë të zyrtarëve policorë, sot është shpëtuar nga ngulfatja një qytetar nga Vushtrria.

Ngjarja ka ndodhur në orët e mesditës, kur dy hetues të Sektorit Rajonal të Hetimeve, kanë vërejtur një person me gjendje të përkeqësuar shëndetësore të cilit iu kishin bllokuar rrugët e frymëmarrjes.

Reagimi i shpejtë i dy zyrtarëve policorë ka bërë që qytetarit t’i lirohen rrugët e frymëmarrjes, të shpëtohet nga ngulfatja dhe ta kthejnë në gjendje stabile.

Pas normalizimit të gjendjes shëndetësore – qytetari i moshës rreth 60-vjeçar, ka falënderuar zyrtarët policorë për ndihmën e dhënë dhe veprimet e ndërmarra.

Lajmet

Arrestohet një person për ngacmim seksual në Shtime

Published

on

By

Një person është arrestuar në lidhje me një rast të ngacmimit seksual, ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh.

Sipas raportit policor, i dyshuari burrë është arrestuar pasi ka kryer veprën penale të ngacmimit seksual ndaj viktimës grua, shtetase e Kosovës.

Pas intervistimit nga hetuesit, me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Ekstradohet nga Gjermania një i kërkuar për vjedhje të rëndë

Published

on

By

Një shtetas i Kosovës i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar sot nga Gjermania për në Kosovë, pas bashkëpunimit mes autoriteteve të të dyja shteteve.

Sipas njoftimit nga Policia e Kosovës, i dyshuari u arrestua nga autoritetet gjermane pasi ndaj tij kishte një fletarrestim ndërkombëtar të lëshuar nga INTERPOL-i, me kërkesë të institucioneve të drejtësisë në Kosovë, nën dyshimin për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Procedura e ekstradimit u realizua nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në bashkëpunim me njësitet përkatëse policore. Pas mbërritjes në Kosovë, i dyshuari u është dorëzuar organeve kompetente për procedim të mëtejshëm ligjor. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Katër të lënduar në një aksident trafiku në aksin Gjilan-Koretishtë

Published

on

By

Katër persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur mëngjesin e së premtes në aksin rrugor Gjilan-Koretishtë, ku janë përfshirë dy automjete.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, bëri të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:00. Si pasojë e përplasjes, përveç dëmeve materiale, lëndime kanë pësuar dy drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerë.

“Të njëjtit, pas pranimit të tretmanit mjekësor në Qendrën Emergjente të Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan, janë liruar për në shtëpi”, deklaroi Osmani.

Hetuesit e Njësisë Rajonale të Trafikut Rrugor në Gjilan kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti. /Ekonomia online/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person i dyshuar për grabitje në Pejë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për një grabitje të ndodhur në dhjetor të vitit të kaluar në rrugën “Qamëria” në Pejë.

Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja kishte ndodhur më 20 dhjetor 2025, rreth orës 03:30, ku persona të dyshuar kishin hyrë në shtëpinë e viktimës dhe kishin vjedhur një sasi të konsiderueshme parash, stoli ari si dhe një telefon mobil.

Pas hetimeve intensive të Sektorit Rajonal për Hetime, më 6 gusht 2026 është arritur identifikimi dhe arrestimi i njërit prej të dyshuarve.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet po vazhdojnë nga Sektori Rajonal i Hetimeve pranë Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara