Kronikë e zezë

​Policia ka bastisur zyret e NPB-së

Sipas NPB-së, gjatë kohës kur zyrtarët policorë ishin në zyrat e tyre, kanë bërë shkelje ligjore.

Published

on

Ndërmarrja Publike Banesore SH.A Prishtinë, ka njoftuar se të martën pasdite Policia e Kosovës ka bastisur zyrat e tyre.

Në njoftim thuhet se zyrtarët policorë kanë paraqitur një urdhër kontrolli për të marrë dokumente të NPB-së, të cilat sipas kësaj ndërmarrjeje i janë dorëzuar organeve të rendit 5 muaj më herët. Këto dokumente thuhet se ndërlidhen me projektin më të rëndësishëm të NPB-së , atë të ndërtimit në Lakrishtë.

“Nga ajo që kemi kuptuar është që të gjitha këto dokumente që janë kërkuar i ishin dorëzuar organeve të rendit 5 muaj më herët. Pasur parasysh këtë fakt, kërkesa e tyre është e pakuptimtë”, thuhet në komunikatën për media.

Sipas NPB-së, gjatë kohës kur zyrtarët policorë ishin në zyrat e tyre, kanë bërë shkelje ligjore.

“Ata kanë qëndruar në dy kate duke mos lejuar praninë e askujt nga zyrtarët tanë për rreth një orë. Për më shumë ata kanë tejkaluar çdo limit me një veprim tjetër po ashtu të kundërligjshëm: për një orë që ata kanë qëndruar pa prezencën e zyrtarëve të NPB në katin e dytë dhe të tretë i kanë ndalur të gjitha kamerat e sigurisë duke vepruar në kundërshtim me nenin 108 pika 6 të Kodit nr. 04/L-123 të Procedurës Penale”, thanë NPB.

Më tej në komunikaë thuhet se,e gjithë kjo veprimtari e këtyre zyrtarëve policorë është në kundërshtim me dispozitat përkatëse të procedurës penale në fuqi dhe për të njëjtën NPB do merr të gjitha hapat e nevojshëm ligjor për ta adresuar këtë ndërhyrje të paprecedentë në një Ndërmarrje Publike.

Tutje, NPB-ja thotë se deri më tani ka dëshmuar bashkëpunim me çdo institucion publik në raport me çdo kërkesë që i është paraqitur përfshirë këtu edhe organet e rendit publik.

“Projekti i ndërtimit në lagjen Lakrishtë që përbën rritjen më të madhe të një prone publike ndonjëherë nga paslufta e tash, ka qenë cak i sulmeve të orkestruara tash e sa kohë, ndonëse Qeveria e humbi rastin për anulimin e këtij projekti në dy instanca gjyqësore ku edhe u vërtetua ligjshmëria e këtij projekti”, thuhet në komunikatë.

Lajmet

Arrestohet një person i dyshuar për dhunim në Prishtinë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Prishtinë, i cili dyshohet për veprën penale “Dhunim”, lidhur me një incident të ndodhur në fillim të këtij muaji.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti kishte ndodhur më 5 shtator, rreth orës 19:30. Pas veprimeve hetimore, i dyshuari është lokalizuar dhe prangosur nga organet e rendit më 28 shtator.

Me vendim të prokurorit të kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje për procedim të mëtejshëm ligjor.

Continue Reading

Lajmet

Shantazhonte viktimën prej me shumë se dy vitesh, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Prishtinë, i cili dyshohet se për më shumë se dy vite ka shantazhuar vazhdimisht një person tjetër për përfitime materiale.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, i dyshuari e kishte vënë nën presion viktimën gjatë periudhës 2023–2025, duke i kërkuar para në mënyrë të vazhdueshme. Si pasojë e shantazhit, viktima i kishte dhënë atij një shumë të konsiderueshme të hollash.

Pas veprimeve hetimore, i dyshuari është identifikuar dhe prangosur nga organet e rendit. Me vendim të prokurorit të shtetit, ai është dërguar në mbajtje për procedim të mëtejshëm ligjor. /E.A/

Continue Reading

Kronikë e zezë

Dy raste të posedimit të paligjshëm të armëve në Kamenicë dhe Prizren

Published

on

By

Policia e Kosovës ka evidentuar dy raste të posedimit të paautorizuar të armëve në Kamenicë dhe Prizren.

Në Kamenicë, më 27 shtator policia ka kryer bastisje në banesën e një të dyshuari mashkull kosovar, me vendim të prokurorit.

Gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë ajrore, dy pistoleta dhe tre doza me plumba. Me vendim të prokurorit, rasti është proceduar për hetim të mëtejshëm.

Ndërkohë, një rast tjetër është raportuar në fshatin Korishë të Prizrenit, po më 27 shtator.

Gjatë një bastisjeje në kulmin e shtëpisë së një të dyshuari mashkull kosovar, policia ka gjetur dhe konfiskuar 200 fishekë.

I dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Të dy rastet po hetohen nga autoritetet përkatëse.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Operacioni “Dosja 23”: Arrestohen 9 persona në Zubin Potok të dyshuar për krime lufte

Published

on

By

Në kuadër të një operacioni të koduar “Dosja 23”, Policia e Kosovës ka arrestuar të dielën nëntë persona në komunën e Zubin Potokut, të cilët dyshohen për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”. Me aktvendim të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, të gjithë të arrestuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Të dyshuarit e ndaluar nga ky aksion janë personat me inicialet D.D., M.R., M.R., R.R., S.D., S.D., V.L., R.R. dhe D.D. Operacioni është realizuar nga hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, të mbështetur edhe nga njësi të tjera të Policisë së Kosovës, të cilat kanë ekzekutuar urdhër-kontrollet në disa lokacione të ndryshme në territorin e Zubin Potokut.

Gjatë realizimit të bastisjeve, zyrtarët policorë kanë sekuestruar si prova materiale rreth 23,000 euro dhe rreth 60,000 dinarë serbë para të gatshme, një armë të gjatë, një pushkë gjuetie, katër predha, si dhe fishekë të kalibrit 7.65 mm dhe të pushkës së gjuetisë. Po ashtu, janë konfiskuar dy libreza ushtarake, nëntë telefona celularë dhe prova e materiale të tjera relevante që ndërlidhen me rastin.

Përmes kësaj komunikate të përbashkët, Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë riafirmuar përkushtimin dhe angazhimin e tyre të plotë në ndjekjen penale dhe sjelljen para drejtësisë të të gjithë personave të dyshuar për kryerjen e krimeve të luftës në Kosovë. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara