Kronikë e zezë

​Policia e Kosovës parandalon kontrabandën me mallra për në Serbi

Pas konfiskimit, pakot me duhan janë dërguar në terminalin doganor për procedura të tjera.

Published

on

Policia kufitare e Kosovës ka parandaluar një rast të kontrabandës me pako të duhanit në rrugë alternative që çojnë në Serbi.

Sipas njoftimit të Policisë, gjatë patrullimit, përgjatë Sharpelit dhe Bistricës, rrugë këto alternative për në Serbi, kanë vërejtur një automjet duke tentuar të kalojë nga Bistrica e Kosovës në fshatin Mure të Serbisë.

Pas konfiskimit, pakot me duhan janë dërguar në terminalin doganor për procedura të tjera. Ndërsa rasti është iniciuar “Kalim i pa autorizuar i kufirit dhe kontrabandë me mallra”.

“Policia Kufitare e Kosovës me njësitet e saj gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore në menaxhimin dhe kontrollin e kufirit shtetëror në patrullim e sipër, përgjatë Sharpelit dhe Bistricës (rrugë e cila të dërgon në Serbi përmes rrugës alternative) kanë vërejtur një automjet VW Passat duke tentuar të kalojë nga Bistrica (Republika e Kosovës) për në fshatin Mure (Serbi), të cilin edhe e kanë ndaluar për verifikim dhe kontroll. I dyshuari me automjetin e lartcekur (VË) transportonte ngarkesë me pako të duhanit”, thuhet një komunikatën e Policisë.

Kronikë e zezë

Arrestohet serbi në Jarinje për ryshfet ndaj zyrtarit policor

Published

on

By

Sipas raportit të fundit 24-orësh të Policisë së Kosovës, në Pikën e Kalimit Kufitar në Jarinje është arrestuar një i dyshuar, shtetas i Serbisë, pasi ka ofruar 50 euro ryshfet një zyrtari policor.

Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur në PKK Jarinje, ku i dyshuari ka tentuar t’i japë para zyrtarit gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për këtë rast po vazhdojnë si “Dhënie e ryshfetit”.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

Published

on

By

Sipas raportit njëditor të Policisë se Kosovës, në 24 orët e fundit janë regjistruar disa raste të dhunës në familje në Prishtinë dhe Pejë.

Në Prishtinë është raportuar se një person ka dëmtuar veturën e ish të dashurës së tij duke e goditur me shqelm. Viktima, nga frika, është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa rasti është duke u hetuar.

Po ashtu në Prishtinë, një burrë i dyshuar është arrestuar pasi, pas një mosmarrëveshjeje, kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Në Pejë, një tjetër i dyshuar është arrestuar pasi kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij pas një mosmarrëveshjeje. Me vendim të prokurorit ai është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkohë, në një raport shtesë për një rast tjetër në Pejë, policia ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Hetimet për rastet janë duke vazhduar.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Dy të arrestuar në Obiliq për armëmbajtje pa leje

Published

on

By

Sipas raportit të Policisë se Kosovës, në 24 orët e fundit janë regjistruar dy raste të armëmbajtjes pa leje në Obiliq.

Rasti i parë ka ndodhur në fshatin Mazgit, Obiliq, ku është arrestuar një burrë i dyshuar, pasi gjatë kontrollit policor i është gjetur dhe sekuestruar një revole me 16 fishekë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, në rrugën “Guri i Plakës” në Obiliq, është arrestuar një tjetër burrë i dyshuar, pasi gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një revole me 26 fishekë. Edhe në këtë rast, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Tri raste të substancave narkotike në Podujevë, Fushë Kosovë dhe Prishtinë – një person në mbajtje

Published

on

By

Sipas raportit të Policisë se Kosovës, në 24 orët e fundit janë regjistruar tri raste të ndara të posedimit të paautorizuar të substancave të dyshuara narkotike në Rajonin 01.

Në Podujevë, gjatë një kontrolli policor tek një i dyshuar, janë gjetur dhe sekuestruar 0.87 gramë substancë që dyshohet të jetë kokainë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është intervistuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt. Rasti ka ndodhur në rrugën “Hakif Zejnullahu”.

Në Fushë Kosovë, policia ka sekuestruar 3.92 gramë substancë që dyshohet të jetë marihuanë, të cilat janë gjetur gjatë kontrollit tek një i dyshuar. Edhe në këtë rast, pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Ngjarja është regjistruar në rrugën “Besa Besë”.

Ndërkaq, në Prishtinë, një person është arrestuar pasi gjatë kontrollit në lokalin e tij janë gjetur dhe konfiskuar 4 gramë substancë që dyshohet të jetë kokainë, një peshore digjitale, tre fishekë për revole, 1,300 euro para të gatshme dhe dy telefona mobilë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti ka ndodhur në rrugën “Andrea Gropa”.

Continue Reading

Të kërkuara