Lajmet

​Policia apelon për kujdes më të shtuar në trafik

Njësia për Kontroll të Autostradave vazhdon me shtimin e masave të sigurisë në trafikun rrugor.

Published

on

Policia e Kosovës bazuar në detyrat dhe autorizimet e saj ligjore dhe kushtetuese është e përkushtuar në mbajtjen e rendit, garantimin e sigurisë publike, si dhe menaxhimin dhe kontrollin e trafikut rrugor nëpër të gjitha rrugët e vendit.

Njësia për Kontroll të Autostradave vazhdon me shtimin e masave të sigurisë në trafikun rrugor, duke implementuar planet operative aktive si: “Siguria në trafikun rrugor” & ”Shtimi i masave të sigurisë në trafikun rrugor” si dhe “Kontrollimi i shtuar i transportit publik të udhëtarëve”.

“Gjatë periudhës kohore nga data 01.05.2022 deri me datën 31.05.2022 janë shqiptuar 4291 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në trafik prej të cilave në kuadër të planit operativ “Kontrollimi i shtuar i transportit publik të udhëtarëve” janë shqiptuar 137 gjoba për mjetet e transportit publik të udhëtareve, prej të cilave 29 tiketa për personat juridik. Andaj, përveç aktiviteteve policore në këtë aspekt, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes më të shtuar, të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut rrugor si dhe t’iu përshtaten kushteve të rrugës dhe atyre atmosferike, për të pasur një siguri më të madhe në trafik”, thuhet në komunikatë.

Për të gjithë ata pjesëmarrës në trafik, e në veçanti për shoferët e automjeteve, të cilët bëjnë shkelje të ligjeve e rregullave të trafikut, Policia thotë se do të ndërmerren masa ndëshkuese sipas ligjeve në fuqi.

Lajmet

KQZ lejon votimin me dokumente të skaduara për diasporën

Published

on

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur të mërkurën mbledhje elektronike, ku ka marrë vendim që votuesve të regjistruar për votim në përfaqësitë diplomatike jashtë Kosovës t’u lejohet votimi edhe me dokumente identifikimi të Kosovës me afat të skaduar të vlefshmërisë.

Sipas KQZ-së, ky vendim vjen pas evidentimit të disa rasteve gjatë procesit të votimit në përfaqësitë diplomatike në zgjedhjet e kaluara për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 8 shkurt 2025 dhe 27 dhjetor 2025, ku disa votues janë paraqitur me dokumente identifikimi të skaduara. Pas njoftimit për këto raste, KQZ ka marrë vendim për lejimin e votimit me dokumente të skaduara të identifikimit.

Po ashtu, u mor vendimi për miratimin e planit operacional për ditën e zgjedhjeve, më 7 qershor. Ky plan përcakton organizimin, koordinimin dhe përgjegjësitë e zyrtarëve të angazhuar në administrimin e procesit zgjedhor brenda dhe jashtë vendit.

Dokumenti përshkruan aktivitetet që lidhen me përgatitjen dhe funksionalizimin e qendrave të votimit, shpërndarjen e materialeve zgjedhore, komunikimin institucional, raportimin e pjesëmarrjes dhe rezultateve preliminare, si dhe menaxhimin e situatave operative gjatë ditës së zgjedhjeve.

Po ashtu, plani parasheh funksionimin e dhomave operative për koordinim dhe mbështetje, bashkëpunimin me institucionet përgjegjëse për sigurinë, energjinë elektrike dhe mbështetjen teknike, si dhe përcakton ekipet dhe zyrtarët përgjegjës për informimin e votuesve, komunikimin me mediat, mbështetjen logjistike, teknologjinë informative, verifikimin e vëzhguesve dhe detyra të tjera të nevojshme për garantimin e një procesi zgjedhor.

Continue Reading

Lajmet

Shtrenjtohen nafta dhe benzina, lirohet gazi

Published

on

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve për 4 qershorin.

Sipas vendimit të ri, nafta dhe benzina janë shtrenjtuar për nga 2 centë për litër krahasuar me një ditë më parë. Çmimi maksimal i naftës është caktuar 1 euro e 51 centë për litër, ndërsa benzina 1 euro e 43 centë për litër.

Ndërkohë, gazi është liruar për 1 cent, me çmim maksimal prej 71 centësh për litër.

Çmimet e reja kanë hyrë në fuqi nga ora 10:00 dhe do të vlejnë deri nesër.

Continue Reading

Lajmet

Izraeli dhe Libani arrijnë marrëveshje për armëpushim, bisedimet vazhdojnë në qershor

Published

on

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi, ka njoftuar Departamenti Amerikan i Shtetit. Marrëveshja është e kushtëzuar me ndërprerjen e plotë të sulmeve nga grupi Hezbollah dhe respektimin e kushteve të tjera të dakorduara mes palëve.

Njoftimi vjen pasi përleshjet vazhduan edhe këtë javë. Sulmet izraelite në jug të Libanit vranë të paktën nëntë persona, ndërsa Hezbollahu lëshoi raketa drejt veriut të Izraelit, duke vënë në provë armëpushimin e pjesshëm të arritur më herët.

Sipas deklaratës amerikane, palët riafirmuan se e ardhmja e marrëdhënieve mes Izraelit dhe Libanit duhet të përcaktohet nga dy qeveritë sovrane, duke kundërshtuar çdo ndërhyrje nga aktorë shtetërorë apo joshtetërorë.

Marrëveshja u arrit pas rundit të katërt të bisedimeve të ndërmjetësuara nga SHBA-ja në Uashington dhe përfshin largimin e operativëve të Hezbollahut nga zona që shtrihet nga lumi Litani deri në kufirin me Izraelin. Gjithashtu, SHBA-ja do të ndihmojë në krijimin e zonave ku kontrolli do t’i kalojë ekskluzivisht Forcave të Armatosura të Libanit.

Palët pritet të takohen sërish më 22 qershor, me synimin për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe më të qëndrueshme për sigurinë në rajon.

Continue Reading

Lajmet

Vranësira dhe reshje shiu gjatë ditës, përmirësim i motit pasdite

Published

on

Sot vendi do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me vranësira mesatare dhe të dendura që do të dominojnë gjatë paradites.

Temperaturat sot në Kosovë do të lëvizin nga 14 deri në 17 gradë Celsius, ndërsa moti pritet të jetë me vranësira dhe intervale me diell.

Pas mesditës priten kthjellime të herëpashershme, ndërsa në orët e pasdites moti do të jetë kryesisht i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare.

Reshjet e shiut pritet të ndërpriten gradualisht pasdite në të gjithë territorin, ndërsa era do të fryjë nga juglindja dhe jugperëndimi me shpejtësi mesatare.

Continue Reading

Të kërkuara