Kronikë e zezë

​Policët në Prizren nisin ditën me ushtrime të ndryshme me nxënës

Gjithashtu, një vizitë policia e komunitetit e kishte kryer edhe në Shkollën Profesionale Ekonomike “Ymer Prizreni”.

Published

on

Në vazhdim të aktiviteteve policore, njësia e komunitetit së bashku me udhëheqës të stacionit policor të Prizrenit kanë vizituar ShFMU “Fatmir Berisha”, ku përveç takimeve me stafin e shkollës, policia gjatë orës së edukatës fizike, iu është bashkangjitur nxënëseve në ushtrimet gjimnastikore duke krijuar miqësi me këta nxënës dhe duke praktikuar ushtrime të ndryshme.

Gjithashtu, një vizitë policia e komunitetit e kishte kryer edhe në Shkollën Profesionale Ekonomike “Ymer Prizreni”, duke mbajtur takim me stafin drejtues, duke evidentuar problemet që mund ti kenë në shkolla dhe në afërsi të shkollave.

Policia nëpërmejt një njoftimi në Facebook, thotë se zyrtarët e saj nga njësia e komunitetit dhe njësi tjera, vazhdimisht janë duke patrulluar në afërsi të shkollave fillore dhe të mesme me qëllim ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, duke krijuar një klime të qetë dhe stabile për të gjithë nxënësit dhe personelin arsimor. 

Lajmet

Sulmohen dy zyrtarë policorë gjatë detyrës në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

Published

on

By

Një person është arrestuar në Prishtinë pasi ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë gjatë kohës sa po kryenin detyrën e tyre zyrtare.

Sipas Policisë së Kosovës, incidenti ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes, në momentin kur zyrtarët policorë po legjitimonin një person tjetër brenda një veture, i cili doli të jetë i afërm i të dyshuarit.

Gjatë përplasjes, në vendngjarje ka ndërhyrë edhe një person i tretë, i cili ka penguar zyrtarët dhe ka tentuar t’i ndihmojë të dyshuarit të largohej.

Lidhur me rastin, përveç njësive përkatëse policore, është njoftuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës (IPK).

Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari kryesor është dërguar në mbajtje pas intervistimit. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Përleshje mes dy personave në Prishtinë, njëri dërgohet në mbajtje

Published

on

By

Një mosmarrëveshje mes dy personave në Prishtinë ka eskaluar në përleshje fizike mbrëmjen e së enjtes.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00, me ç’rast njësitë policore kanë ndërhyrë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar dy të dyshuarit.

Pas shoqërimit në stacionin policor dhe intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, njëri prej të dyshuarve është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar për të vazhduar në procedurë të rregullt. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Vdes jashtë vendit gruaja e lënduar në aksidentin e rëndë në Shtërpcë

Published

on

By

Një aksident trafiku i ndodhur ditë më parë në Shtërpcë ka përfunduar me pasojë fatale.

Një grua, e cila kishte pësuar lëndime të rënda trupore gjatë përplasjes, ka ndërruar jetë në spitalin jashtë vendit ku po trajtohej.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se viktima nuk u ka mbijetuar plagëve të marra, ndërsa lidhur me ngjarjen është njoftuar menjëherë prokurori i shtetit.

Nga ky aksident midis dy veturave mbetën të lënduar edhe dy persona të tjerë, të cilët pas marrjes së ndihmës mjekësore janë liruar në shtëpi. Organet kompetente po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të kësaj përplasjeje tragjike. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Vrasje në tentativë në Vushtrri

Published

on

By

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, në Vushtrri është raportuar një rrethanë e cilësuar si “Vrasje në tentativë”.

Një burrë është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, pasi dyshohet se është rrahur me mjete të forta nga disa persona të panjohur.

Në vendin e ngjarjes policia ka hasur një veturë të aksidentuar, katër gëzhoja, një karikator me pesë fishekë, si dhe një fishek tjetër brenda veturës.

Rasti është duke u hetuar nga autoritetet.

Continue Reading

Të kërkuara