Sport

​Pjesa e parë: Drita në epërsi, tre gola mes Prishtinës dhe Dukagjinit

Prishtina po avancon 2:1 ndaj Dukagjinit.

Published

on

Ka përfunduar pjesa e parë në dy ndeshjet që po zhvillohen momentalisht në Superligën e Kosovës, ku kemi rezultate interesante.

Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Fadil Vokrri” të kryeqytetit, Prishtina po avancon 2:1 ndaj Dukagjinit.

Krasniqi kaloi Prishtinën në epërsi 1:0 në minutën e 22’, ndërkaq Dukagjini barazoi me autogolin e Mujës në minutën e 30’. Kur shihej se pjesa e parë do përfundonte me këta dy gola, Prishtina gjen sërish epërsinë, kësaj radhe me autogolin e Basrit në minutën e 45+1’.

Ndërkaq, krahas këtij takimi po luhet edhe ndeshja mes Feronikelit ’74 dhe Dritës, ku kjo e fundit hyn në pushim në epërsi prej 1:0.

Golin e vetëm deri tani e ka shënuar Blerim Krasniqi në minutën e 33’.

Pjesa e parë:

Feronikeli ’74 0:1 Drita

Prishtina 2:1 Dukagjini

Sport

Fundjavë e zjarrtë në futboll, këto janë sfidat kryesore

Published

on

By

Futbolli i madh rikthehet me disa përballje që premtojnë spektakël. Në Premier League, të shtunën në ora 16:00, Aston Villa pret Nottingham Forest, në një duel ku të dyja skuadrat do të kërkojnë pikë të rëndësishme. Në të njëjtën orë, Chelsea përballet me Hull Cityn në Stamford Bridge, me londinezët që synojnë të marrin fitoren para tifozëve të tyre. Po në ora 16:00, Liverpooli pret Fulhamin në Anfield, një sfidë ku vendasit do të kërkojnë të vazhdojnë me rezultate pozitive.

Aksioni nis që sonte në La Liga, ku Sevilla përballet me Valencian në ora 21:00. Një duel tradicional i futbollit spanjoll, ku të dyja skuadrat do të kërkojnë tri pikët dhe një paraqitje bindëse.

Këto janë vetëm disa nga ndeshjet më interesante të përzgjedhura për këtë fundjavë, me Premier League dhe La Liga që premtojnë emocione, duele të forta dhe shumë spektakël për tifozët e futbollit.

D.L

Continue Reading

Sport

Dita e parë pa sukses për xhudistët e Kosovës në Budapest

Published

on

By

Xhudistët e Kosovës kanë nisur të premten garimin në Grand Slamin e Budapestit, por dita e parë nuk solli rezultate pozitive.

Në kategorinë deri në 52 kilogramë, Fatjona Kasapi u eliminua që në luftën e parë. Ajo pësoi humbje me Ippon nga italiania Kenya Perna.

Në kategorinë deri në 57 kilogramë garoi Flaka Loxha, e cila po ashtu u ndal në duelin e parë. Loxha u mposht me Ippon nga japonezja Haruka Funakubo.

Garat për xhudistët kosovarë vazhdojnë të shtunën, kur në tatami do të paraqiten Laura Fazliu, Akil Gjakova dhe Dardan Cena.

D.L

Continue Reading

Sport

Kartal jep dorëheqjen pas incidentit me shishen, por Yildirim e refuzon

Published

on

By

Trajneri i Fenerbahçes, Ismail Kartal, dha dorëheqjen pas incidentit të pakëndshëm gjatë ndeshjes ndaj Romës në Ligën e Kampionëve, ku një tifoz e goditi me shishe në kokë. Takimi në Stamboll përfundoi me rezultatin 1:1.

Kartal e bëri të ditur vendimin për largim gjatë konferencës për shtyp pas ndeshjes, duke thënë se nuk kishte ndërmend të kthehej më në postin e tij.

“Po largohem për të mos u kthyer më. E kam marrë këtë vendim për t’ia qartësuar rrugën klubit”, deklaroi 65-vjeçari.

Megjithatë, dorëheqja e tij nuk u pranua nga presidenti i klubit, Aziz Yildirim. Kreu i Fenerbahçes konfirmoi se Kartal do të vazhdojë të jetë trajner i skuadrës dhe i dha atij mbështetje të plotë.

“Disa tifozë hodhën një shishe në kokën e trajnerit gjatë ndeshjes. Ai është i shqetësuar për këtë”, tha Yildirim.

“Kam folur me Ismail Kartal. Ai përmendi incidentin me shishe, por gjithashtu është ankuar se është nën presion”.

I pyetur nëse Kartal kishte vendosur të qëndronte në detyrë, Yildirim u përgjigj:

“Nuk ka nevojë që ai të thotë se do të vazhdojë. Unë jam eprori i tij. I kam thënë të vazhdojë dhe kjo është e gjitha. Ne jemi familje”.

Ndërkohë, Fenerbahçe ka njoftuar se personi që hodhi shishen në drejtim të trajnerit është identifikuar dhe i është ndaluar hyrja në stadium.

Yildirim foli edhe për presionin e madh që po përjetojnë trajneri dhe skuadra, pavarësisht se objektivi i parë i sezonit – rikthimi në Ligën e Kampionëve – është arritur.

Kartal ka një histori të gjatë me Fenerbahçen. Ai kaloi një dekadë si futbollist i klubit dhe më pas e drejtoi skuadrën në sezonin 2014/15, ndërsa në sezonin 2021/22 ishte trajner i përkohshëm. Në sezonin 2023/24 u rikthye sërish në krye të ekipit.

Ai kishte qenë edhe pjesë e stafit teknik kur Fenerbahçe fitoi dy titujt e fundit të kampionatit, ndërsa për herë të katërt mori drejtimin e skuadrës në qershor.

D.L

Continue Reading

Sport

Franca tërhiqet nga mbështetja për Infantinon, rritet kundërshtimi në Evropë

Published

on

By

Federata Franceze e Futbollit ka vendosur të mos e mbështesë Gianni Infantinon në zgjedhjet e ardhshme për president të FIFA-s, duke u rreshtuar kështu kundër kreut aktual të organizatës botërore të futbollit.

Vendimi është konfirmuar të enjten nga presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, Philippe Diallo, ndërsa vendimi është mbështetur unanimisht nga komiteti ekzekutiv i federatës.

Ky zhvillim përbën një goditje të rëndësishme për Infantinon, pasi Franca është një prej federatave më të fuqishme të futbollit në Evropë. Me këtë qëndrim, ajo i bashkohet edhe Anglisë dhe Italisë, të cilat gjithashtu kanë tërhequr mbështetjen për mandatin e ardhshëm të Infantinos.

Diallo, i cili është anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, ka bërë të ditur se besimi ndaj presidentit të FIFA-s është dëmtuar dhe se mënyra e qeverisjes së futbollit botëror nuk përputhet më me atë që kërkojnë federatat evropiane.

Infantino ka konfirmuar se do të kandidojë për një mandat të ri në zgjedhjet presidenciale të FIFA-s, të cilat do të mbahen më 18 mars 2027 në Rabat të Marokut. Afati i fundit për dorëzimin e kandidaturave është 18 nëntori 2026.

Deri tani, Infantino mbetet kandidati i vetëm zyrtar për këtë pozitë, ndërsa presidenti i CONCACAF-it, kanadezi Victor Montagliani, përmendet si një prej emrave që mund ta sfidojë, edhe pse kandidatura e tij ende nuk është zyrtarizuar.

Kundërshtimi ndaj Infantinos është rritur pas propozimit të tij për hapjen e një pjese të aktiviteteve komerciale të FIFA-s ndaj investitorëve privatë, plan që më vonë u braktis pas kundërshtimeve të forta nga konfederatat rajonale.

Në anën tjetër, Infantino vazhdon të ketë mbështetje të rëndësishme nga konfederatat e Amerikës së Jugut dhe Afrikës, ndërsa në Evropë po shtohet presioni për ndryshime në drejtimin e FIFA-s.

Me zgjedhjet që po afrohen, pritet që gjatë muajve të ardhshëm të qartësohet nëse do të shfaqet një kandidat i përbashkët që mund ta sfidojë Infantinon për drejtimin e futbollit botëror.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara