Sport

​Pioli: Kështu turpërohemi kur nuk performojmë mirë

Published

on

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli e ka konsideruar humbjen nga Spezia si të parën të merituar për skuadrën e tij në këtë edicion, pasi ata u mposhtën me rezultat 2-0 të shtunën.

“Rossonerët” pësuan humbjen e tyre të parë në Serie A që nga dhjetori i vitit 2019, 5-0 me Atalantan, dhe nuk patën asnjë goditje të vetme ne portë në “Stadio Alberto Picco”.

Kjo do të ishte fundjava që ata mund të përfitonin nga humbja e Juventusit ndaj Napolit, kurse Interi ka një provë të ndërlikuar kundër Lazios.

“Sigurisht që duhet të reagojmë dhe do ta bëjmë. Spezia fitoi me meritë sonte, kjo është humbja jonë e parë e merituar e këtij sezoni, pasi nuk kishim cilësi ose intensitet të mjaftueshëm, kështu që kundërshtarët tanë me të drejtë shfrytëzuan avantazhin. Do të jetë një mësim i vlefshëm për të gjithë ne, ne e kuptojmë se nëse nuk performojmë në një nivel të caktuar, do të turpërohemi kështu,” tha më tutje trajneri për “DAZN”. Ne luftuam gjatë gjithë lojës, asgjë nuk funksionoi, duke përfshirë zgjedhjet e mia dhe performancat e lojtarëve. Padyshim, kjo nuk është ajo që është Milani, kështu që ne duhet ta provojmë këtë nga java tjetër”, tha Pioli pas ndeshjes.

Ndeshja e radhës e Milanit në kampionat është ajo kundër Interin në derbin “Madoninna”.

Lajmet

​Shorti i Kupës së Botës 2026 hidhet sot në Uashington

Published

on

Në Uashington sot hidhet shorti i Kupës së Botës 2026, një moment shumë i rëndësishëm për të gjitha ekipet e kualifikuara që presin të mësojnë rivalët e tyre.

Ceremonia nis në orën 18:00 sipas kohës së Evropës Qendrore dhe do të përcaktojë mënyrën si ndahen grupet nga A deri në L për turneun që do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë nga 11 qershori deri më 19 korrik 2026.

Dymbëdhjetë ekipet evropiane tashmë të kualifikuara mes tyre Spanja, Franca, Anglia, Gjermania, Portugalia, Holanda dhe Skocia presin të shohin se në cilin grup do të përfundojnë. Ndërkohë, katër vende të tjera evropiane do të përcaktohen përmes play-off-eve që zhvillohen në mars 2026, ku përfshihet edhe Kosova.

Shorti do të vendosë fillimisht ekipet e vazo­s së parë, ku janë tre vendet pritëse si dhe superfuqitë e futbollit botëror. Më pas procedura vazhdon me vazon e dytë, të tretë dhe të katërt, ku ndodhen shumë skuadra që ende shpresojnë t’i bëjnë surprizë turneut.

Ky short shënon nisjen e rrugëtimit final drejt Kupës së Botës 2026, turneut më të madh në historinë e futbollit me 48 skuadra pjesëmarrëse. Fansat në gjithë botën presin me padurim të marrin vesh përballjet e para dhe historitë që do të sjellë ky edicion./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Mbappé sfidon rekordin historik të Ronaldos

Published

on

Kylian Mbappé është shumë pranë një momenti historik te Real Madridi, ku ka shënuar 55 gola gjatë vitit 2025 dhe i duhen vetëm edhe katër që të thyejë rekordin e Cristiano Ronaldos, i cili në vitin 2013 shënoi 59 gola në një vit të vetëm.

Me pesë ndeshje të mbetura në kalendar, Mbappé e ka të gjitha mundësitë për ta kaluar legjendën portugeze.

Forma e tij fantastike u konfirmua edhe në mesjavë, kur shënoi dy gola dhe dha një asist në fitoren 3-0 kundër Athletic Bilbaos.

Ai ka 16 gola dhe katër asiste në LaLiga, shumë përpara Robert Lewandowskit të Barcelonës, i cili ndodhet i dyti me tetë gola.

Fillimi i tij te Real Madridi nuk ishte i thjeshtë pas largimit nga PSG në vitin 2024, por që prej fillimit të këtij viti Mbappé ka qenë krejtësisht i pandalshëm.

Dhjetori i jep edhe disa mundësi të tjera për të rritur numrat, pasi Real Madridi do të përballet me Manchester Cityn në Champions, me Sevillan e Alavesin në ligë dhe me një kundërshtar ende të panjohur në Kupën e Mbretit.

Sfida e parë e tij do të jetë ndeshja e së dielës kundër Celta Vigos, një skuadër në mes të tabelës. Rekordi i Ronaldos dukej i paarritshëm për shumë vite, por 2025-a e Mbappés e ka bërë të duket shumë afër thyerjes./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Superkompjuteri parashikon fituesin e Kupës së Botës

Published

on

Superkompjuteri i Opta-s ka analizuar mijëra skenarë për Kupën e Botës 2026 dhe në krye të favoritëve del Spanja e Luis de la Fuentes.

Kampionët e Evropës shfaqen me një probabilitet 17 për qind për të fituar trofeun dhe modeli statistikor i vendos ata qartë përpara rivalëve.

Pas tyre vjen Franca me 14.1 për qind, e cila kërkon të shkruajë histori duke synuar finalen e tretë radhazi, një arritje që deri tani i përket vetëm Gjermanisë dhe Brazilit.

Në vendin e tretë qëndron Anglia me një shans 11.8 për qind, një ekip i fortë statistikisht por i penguar prej dekadash nga mungesa e trofeve të mëdha.

Argjentina, kampionia aktuale e botës, ka vetëm 8.7 për qind për të përsëritur suksesin e vitit 2022, megjithatë mbetet kombi jo-evropian me shanset më të mira. Ndërkohë Portugalia, me 6.6 për qind, shihet si ekipi më premtues që nuk ka fituar kurrë një Kupë Bote dhe kërkon të shfrytëzojë momentin e mirë pas triumfit në Ligën e Kombeve.

Sa i përket mikpritësve, vetëm Meksika ka një shans të matshëm me 1.3 për qind, ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja mbeten shumë larg garës për titull. Nga Afrika, Maroku ruan statusin e ekipit më konkurrues, me 1.1 për qind, duke u mbështetur në ecurinë historike të vitit 2022.

Superkompjuteri ka dhënë verdiktin e tij dhe nëse statistikat dalin të sakta, Spanja duhet të fillojë të përgatisë hapësirën për një trofe të ri në muzeun e saj./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Vojvoda: Kualifikimi në Botëror do të ishte realizim i ëndrrës së fëmijërisë

Published

on

Mërgim Vojvoda, një prej shtyllave të mbrojtjes së Kombëtares së Kosovës ka shpalosur emocionet, synimet dhe realizmin e një futbollisti që ka kaluar vite të rëndësishme me fanellën e Dardanëve.

Për të, kualifikimi në Kampionatin Botëror 2026 do të ishte kulmi i karrierës dhe realizimi i ëndrrës së fëmijërisë.

Ai ka theksuar se një sukses i tillë do të kishte peshën e një momenti që e tejkalon çdo arritje individuale.

“Për mua do të ishte ëndrra më e madhe sa i përket futbollit. Kam ëndërruar të luaj në një Kupë të Botës. Të paraqitesha me Kosovën, nuk ka arritje më të madhe. Për mua është gjithçka. Qëllimi është të kualifikohemi, por janë shumë faktorë që duhet të merren parasysh. Nuk do të jetë e lehtë”, tha Vojvoda në FFK Podcast.

Vojvoda e sheh sfidën kundër Sllovakisë si tërësisht të hapur, duke vlerësuar se ekipi i Kosovës ka treguar pjekuri dhe karakter për ta çuar deri në fund këtë rrugëtim. Sipas tij, fakti që finalja e mundshme luhet në shtëpi i jep Dardanëve një ndjenjë shtesë besimi dhe motivimi.

Përballjet e “play-off”-it i ka cilësuar si finale të vërteta, ku çdo detaj, qoftë energjia, freskia apo përqendrimi, mund të bëjë diferencën.

Vojvoda është ndalur edhe te ndryshimet mes gjeneratave, duke vlerësuar se lojtarët e rinj të Kombëtares po tregojnë disiplinë, përqendrim dhe respekt të jashtëzakonshëm për fanellën. Ai ka veçuar me admirim sakrificat e disa prej tyre që udhëtojnë me orë të tëra nga vende të largëta vetëm për të qenë pjesë e Kosovës, duke e cilësuar këtë përkushtim si shembull frymëzues.

Në rikthimin e tij emocionues te humbja e ashpër kundër Zvicrës në nisje të kualifikimeve, Vojvoda ka pranuar se ekipi e përjetoi rëndë atë rezultat.

Megjithatë, ai shtoi se pikërisht ajo sfidë shërbeu si pikë kthese, sepse nga ajo ndeshje grupi ndryshoi qasjen, u bë më kompakt dhe më i bashkuar. Ky transformim, sipas tij, ishte themelor në arritjen e “play-off”-it.

“Kanë qenë të vështira këta tre muaj, intensivë, sidomos pas ndeshjes së parë kur kemi humbur fëlliqtë, ndonëse nuk e kemi merituar atë rezultat. Por pas asaj ndeshjeje shumë njerëz i kemi dëshpëruar. Besoj se ka qenë rrugëtim i vështirë, por me fund shumë të mirë”, tha tutje Vojvoda./S.K/FFK/

 

Continue Reading

Të kërkuara