Lajmet

​Pezullohet greva e minatorëve, kërkojnë pagesa për shujta dhe rritje të pagave

Është arritur një marrëveshje e përkohshme mes menaxhmentit dhe minatorëve në lidhje me kërkesat e tyre.

Published

on

Rreth 200 minatorë të Trepçës sot kanë hyrë në grevë, të cilët kërkuan pagesa për shujta, si dhe rritje të pagave.

Megjithatë, pas tetë orëve, në ndërrimin e dytë greva e minatorëve është pezulluar, dhe puna është duke vazhduar normalisht në Trepçë.

Kryetari i Sindikatës së Minatorëve të Trepçës, Ibrahim Januzi, ka deklaruar se është arritur një marrëveshje e përkohshme mes menaxhmentit dhe minatorëve në lidhje me kërkesat e tyre.

“Ka qenë një pakënaqësi e minatorëve për shujtat dhe ngritjen e pagave, pasi që ishte premtuar një rritje e pagave në mënyrë lineare. Kështu që për shkak të mos realizimit të këtyre kërkesave, sot është protestuar…Greva është mbajtur sot në ndërrimin parë deri në orën 13:00, por është pezulluar. Janë disa kërkesa që duhet të adresohen bordit dhe menaxhmentit, ku është dhënë një afat kohor për realizimin e këtyre kërkesave. Jo, nuk kemi arritur marrëveshje me bordin dhe menaxhmentin, por ne si sindikatë kemi marrë përgjegjësi që do t’i adresojmë këto kërkesa… Nëse nuk përmbushen kërkesat, ne do t’i përkrahim minatorët dhe kërkesat e tyre, sepse janë të arsyeshme dhe kamotshme”, tha ai.

Nga menaxhmenti nuk janë përgjigjur rreth plotësimit të kërkesave të minatorëve.

Lajmet

Përfundon projekti për zhvillimin e sektorit të filmit në Kosovë përmes bashkëpunimit me SHBA-në

Published

on

Ka përfunduar projekti “Fostering Film Excellence in Kosovo: A U.S.–Kosovo Exchange”, një iniciativë e Programit Fulbright Specialist, e realizuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës (QKK) në bashkëpunim me profesorin Thomas Abrams nga University of Southern California – School of Cinematic Arts.

Programi kishte për qëllim forcimin e kapaciteteve të sektorit të filmit në Kosovë përmes shkëmbimit të përvojave profesionale, mentorimit dhe bashkëpunimit ndërmjet kineastëve kosovarë dhe ekspertëve amerikanë.

Në përmbyllje të projektit, organizatorët shprehën mirënjohje për profesorin Thomas Abrams për kontributin dhe ndarjen e përvojës së tij, si dhe për drejtoreshën e QKK-së, Blerta Zeqiri, për partneritetin në realizimin e kësaj nisme.

Falënderime u shprehën edhe për Programin Fulbright Specialist dhe Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, të cilat mundësuan realizimin e këtij shkëmbimi profesional.

Sipas organizatorëve, projekti synon të krijojë bazë për bashkëpunime të reja ndërkombëtare, mundësi mentorimi dhe lidhje më të forta ndërmjet kineastëve të rinj të Kosovës dhe institucioneve prestigjioze të filmit në botë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

KURIOZITETET E DITËS

Published

on

Lexoni pesë kuriozitete. Mund të mos i keni ditur:

 

  1. Mbajtja e kravatës mund të zvogëlojë rrjedhjen e gjakut në tru me 7.5 për qind. Një studim në vitin 2018 zbuloi se mbajtja e kravatës mund të zvogëlojë rrjedhjen e gjakut në tru deri në 7.5 për qind, gjë që mund t’ju bëjë të ndiheni me marramendje, të ndjeni të përziera dhe mund të keni dhimbje koke. Ato gjithashtu mund të rrisin presionin në sytë tuaj nëse janë shumë të ngushtë dhe janë të shkëlqyera në bartjen e mikrobeve.

 

  1. Mali Everest nuk është mali më i lartë në Tokë. Mauna Kea dhe Mauna Loa në Havaje, vullkanet binjake, janë më të larta se Mali Everesti, pasi 4.2 km e lartësisë së tyre është e zhytur nën ujë. Vullkanet binjake matin një total prej 10.2 km, krahasuar me vetëm 8.8 km të Everestit.

 

  1. Qeni më i vjetër në botë jetoi deri në 29.5 vjeç. Ndërsa mosha mesatare që një qen arrin është rreth 10-15 vjet, një qen australian bagëtie, ‘Bluey’, mbijetoi deri në moshën e pjekur prej 29.5 vjeç.

 

  1. Macja më e vjetër në botë jetoi 38 vjeç e tre ditë. Creme Puff ishte macja më e vjetër që ka jetuar ndonjëherë.

 

  1. Dielli bën një tingull, por ne nuk mund ta dëgjojmë. Në formën e valëve të presionit, Dielli bën një tingull. Gjatësia e valëve të presionit nga Dielli matet me qindra milje, megjithatë, që do të thotë se ato janë shumë përtej diapazonit të dëgjimit të njeriut.

Continue Reading

Lajmet

Policia heton një rast të rrezikimit të sigurisë së aviacionit civil në Janjevë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka iniciuar hetimet për një rast të cilësuar si “rrezikim i sigurisë së aviacionit civil”, i cili ka ndodhur në fshatin Janjevë të Lipjanit.

Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më 13 korrik 2026, rreth orës 21:50.

Policia ka pranuar informatën për këtë ngjarje më vonë, ndërsa më 16 korrik, në konsultim me prokurorin, është iniciuar rasti zyrtar.

Autoritetet kanë bërë të ditur se rasti është duke u hetuar për të sqaruar rrethanat e këtij incidenti.

Continue Reading

Lajmet

Vdes një grua në Podujevë pasi ra nga lartësia e një objekti banimi

Published

on

By

Një grua ka vdekur pasi ka rënë nga lartësia e një objekti banimi në Podujevë. Policia e Kosovës ka njoftuar se ka iniciuar rastin si “hetim i vdekjes”.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Continue Reading

Të kërkuara