Kronikë e zezë

​Pesë të arrestuar në Prizren, konfiskohet një sasi narkotikësh dhe disa armë

Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe është kërkuar leje nga gjyqtari i procedurës paraprake për kontroll të objekteve.

Published

on

Policia e Kosovës sot në Prizren ka arrestuar pesë persona dhe ka konfiskuar disa armë dhe një sasi narkotikësh. Gjatë kontrollit të një veture me targa vendore, në të cilën ndodheshin shtetasit kosovarë E.T. (1997), T.L., (2002) dhe V.S., janë gjetur dy armë dhe një sasi substance që dyshohet të jetë marihuanë.

Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe është kërkuar leje nga gjyqtari i procedurës paraprake për kontroll të objekteve.

Pas marrjes së urdhrit policia ka kontrolluar një lokal dhe një banesë në Prizren, ku është gjetur edhe një armë tjetër zjarri dhe disa qese me substancë që dyshohet të jetë narkotike.

Në ndërkohë janë ndaluar edhe dy të dyshuar tjerë, te lokali dhe në banesë: L.H., (1987) dhe D.M., (1998).

Policia si dëshmi te vetura, lokali dhe në banesë ka gjetur dhe sekuestruar gjithsej tri armë zjarri pistoleta me 13 fishekë, tetë qese të vogla me substancë narkotike, dyshohet të jetë marihuanë me peshë 8.87 gramë, një qese që dyshohet të jetë substancës narkotike –kokainë, një peshore elektrike, një foli alumini për mbështjellje të narkotikëve, një pako letra rizlla.

Ndaj të dyshuarve iniciohen rastet penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave psikotrope dhe analoge dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Pas intervistimit në prezencë të avokatëve mbrojtës, pesë të dyshuarit me aktvendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje deri në 48 orë.

Vendi

Istog: Viktima raporton se u sulmua fizikisht dhe seksualisht nga tre persona

Published

on

By

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një rast i dhunimit është raportuar të ketë ndodhur në Komunën e Istogut.

Viktima, burrë, ka deklaruar në polici se fillimisht është sulmuar fizikisht nga tre persona të dyshuar, po ashtu meshkuj kosovarë, e më pas është dhunuar seksualisht prej tyre.

Për shkak të lëndimeve të pësuara, viktima ka marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor në Spitalin e Pejës.

Lidhur me ngjarjen është njoftuar prokurori i shtetit, me urdhër të të cilit rastit i është hapësiruar hetimi dhe njësitë kompetente po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e të dyshuarve. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Mjete të pashpërthyera, armë e uniforma ushtarake janë gjetur gjatë punimeve në rrugë në Gjilan

Published

on

By

Gjatë kryerjes së punimeve rrugore në Gjilan, janë hasur disa mjete të pashpërthyera dhe pajisje ushtarake, të cilat dyshohet se i përkasin periudhës së luftës.

Sipas raportit zyrtar, në vendngjarje janë gjetur granata dore, armë të gjata, karikatorë, fishekë si dhe uniformë ushtarake.

Njësitë policore kanë reaguar menjëherë duke bërë sigurimin e plotë të zonës, ndërsa njësitë e specializuara për deminim nga KFOR-i dhe Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë dalë në vendin e ngjarjes. Mjetet e dyshimta janë tërhequr në mënyrë të sigurt nga punonjësit e deminimit, pa shkaktuar asnjë incident. /E.A/

Continue Reading

lajme

Aksident fatal në autostradën “Ibrahim Rugova”: Humb jetën shoferi i kamionit, dy të lënduar

Published

on

By

Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:25, në kilometrin e 29-të të autostradës, ku janë përfshirë një kamion dhe një veturë.

Viktima është drejtuesi i kamionit, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Ndërkaq, drejtuesi i veturës dhe një pasagjere kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, ekipi mjekësor dhe prokurorja kujdestare, me urdhër të së cilës trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Rasti po hetohet nga njësitë përkatëse. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Parandalohet kontrabandimi i mbi 11 mijë produkteve ushqimore në kufirin me Maqedoninë e Veriut

Published

on

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, ka parandaluar një rast të dyshuar të kontrabandës me mallra përgjatë kufirit me Maqedoninë e Veriut.

Sipas Policisë së Kosovës, më 26 gusht, nga drejtimi i fshatit Tanushë në Maqedoninë e Veriut është vërejtur një furgon me targa vendore duke hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës, në drejtim të fshatit Mjak të Vitisë.

Njësitet e Task Forcës–Jugu kanë reaguar dhe e kanë ndaluar automjetin pranë brezit kufitar. Gjatë kontrollit janë gjetur 9,525 copë çipsa, 700 pashteta dhe 750 gulash viçi, të gjitha me mbishkrime të Maqedonisë së Veriut.

Sipas autoriteteve, drejtuesi i automjetit nuk posedonte dokumentacion për prejardhjen apo importimin e mallrave.

Vlera preliminare e mallrave të dyshuara si të kontrabanduara është vlerësuar në mbi 5 mijë euro, pa përfshirë detyrimet dhe taksat doganore të shmangura.

Mallrat dhe automjeti janë sekuestruar dhe janë dërguar në terminalin doganor. Rasti do të procedohet më tej nga njësitet kompetente të Doganës së Kosovës./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara