

Shëndeti
Pesë shenja që tregojnë se ju mungon magnezi
Në rast të mungesës së këtij minerali do të shfaqen disa efekte anësore.
Published
3 years agoon
By
Betim GashiMagnezi është një nga mineralet kryesore të përfshirë në qindra funksione në trupin tonë. Në rast të mungesës së këtij minerali do të shfaqen disa efekte anësore. Këtu janë pesë shenja që tregojnë se mund të keni mungesë të magnezit.
Marramendje ose të vjella
Nëse trupit i mungon magnezi, mund të shfaqen marramendje apo edhe të vjella, dhe kjo për shkak se ky mineral është i përfshirë edhe në ekzekutimin e disa funksioneve të trurit.
“Nervat tona gastrointestinale mund të mos funksionojnë siç duhet dhe kjo mund të çojë në marramendje”, shpjegon dietologia Dana Ellis Hunnes.
Ajo shton se të vjellat janë shpesh një efekt anësor i të përzierave dhe të vjellat na bëjnë të humbasim edhe më shumë magnez.
Humbja e oreksit
Mungesa e magnezit gjithashtu mund të ndikojë në oreksin tuaj. Kjo mund të jetë një rezultat i drejtpërdrejtë i të përzierave.
Megjithatë, mungesa e magnezit gjithashtu mund të ndikojë në nerva në mënyrë të tillë që nervat që lidhen me ndjenjën e urisë të punojnë më pak me efikasitet.
Mungesa e energjisë
Magnezi luan një rol të rëndësishëm në metabolizmin e qelizave – procesi me të cilin lëndët ushqyese shndërrohen në energji.
“Nëse jemi të ulët në magnez, ne bëhemi më pak efektivë dhe efikas në këtë konvertim”, shpjegon Hunnes, duke shtuar se çdo gjë deri në fund mund të çojë në ndjenja dobësie, plogështie dhe lodhjeje.
Mpirje
Mpirja ose ndjesi shpimi gjilpërash në gjymtyrë është një nga shenjat më serioze të mungesës së magnezit. Vështirësia me ndjesinë e duarve ose këmbëve ose ndjesi shpimi gjilpërash mund të jetë rezultat i niveleve të ulëta të magnezit.
Ngërçet
Ngërçet mund të ndodhin për shkak të një çekuilibri të mineraleve të elektrolitit si magnezi, si dhe natriumi, kaliumi ose kalciumi, shkruan Live strong.
“Ngërçet mund të ndodhin gjithashtu kur nivelet e ulëta të magnezit bëjnë që nervat në trup të dështojnë, duke bërë që muskujt të tkurren dhe të shkaktojnë ngërçe”, thotë Hunnes.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, sëmundjet kardiovaskulare janë vrasësit kryesorë në mbarë botën, duke marrë afro 18 milionë jetë çdo vit.
Sipas një studimi të ri, konsumi i dy avokadove në javë, zvogëlon rrezikun e atakut në zemër si te burrat ashtu edhe te gratë.
Njihuni më poshtë me rezultatet e studimit dhe sasinë që sipas ekspertëve mbron shëndetin tuaj kardiovaskular.
Çfarë tregon studimi?
Studimi mbi faktorët e rrezikut të sëmundjeve kronike, ndoqi më shumë se 100,000 gra dhe burra për katër vjet, për të shqyrtuar këtë ndikim, studiuesit zëvendësuan të njëjtën sasi vezësh, kosi, djathi, margarine, gjalpi dhe mishi të përpunuar me avokado. Ata vunë re se ndryshimet në shëndet ishin të mëdha.
Në vend të avokadove ju mund të konsumoni ushqime me një profil ushqyes të ngjashëm, të tilla si arrat, bajamet, ullinjtë, vaji i ullirit, fara si kungulli ose liri, fasule, qiqra dhe thjerrëza, por si të parandalosh sëmundjet e zemrës?
Mbani nën kontroll peshën, presionin e gjakut, kolesterolin, menaxhoni stresin, kufizoni alkoolin, shmangni duhanin, bëni gjumë të qetë dhe ushqhehuni shëndetshëm. Yndyrnat që duhet të konsumoni janë vaji i ullirit, i kikirikut dhe vaji i susamit, së bashku me avokadot, gjalpin e kikirikut, arrorët dhe farat.
Shmangni yndyrnat e ngopura dhe yndyrat trans që rrisin nivelet e LDL, të njohur si “kolesteroli i keq”, si produktet e qumështit, vezët, gjalpi dhe pjesët yndyrore të viçit, derrit dhe shpendëve me lëkurë. Këto yndyrna rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës, goditjes në tru dhe diabetit të tipit 2.
Ato shpesh mund të gjenden edhe tek ushqimet e skuqura apo ëmbëlsirat.
Shëndeti
Shkencëtarët kanë arritur të kultivojnë dhëmbë zëvendësues në laborator
Published
3 days agoon
May 2, 2025
Shkencëtarët janë një hap më afër krijimit të dhëmbëve zëvendësues në laborator një zbulim që zëvendëson riparimet e pakëndshme dentare të mbushjeve, kanaleve të rrënjëve dhe implanteve artificiale.
Një dhëmb i bërë në laborator mund të ndryshojë shumë nga ajo që dimë aktualisht për stomatologjinë.
Sipas studiuesve nga King’s College në Londër, është zhvilluar material i veçantë që u lejon qelizave të komunikojnë me njëra-tjetrën në të njëjtën mënyrë si në trupin e njeriut, që u lejon të zhvillohen në qeliza dhëmbësh.
Studimi u botua në revistën ACS Macro Letters, ky proces lejon që dhëmbët të rriten nga qelizat e vetë pacientit në laborator.
Dhëmbët e dëmtuar ose të infektuar zëvendësohen me dhëmbë të vërtetë, natyralë në vend të mbushjeve dhe procedurave të ngjashme dentare.
Te njerëzit, zhvillohen dy palë dhëmbë: rreth 20 dhëmbë qumështi në fëmijërinë e hershme e 32 dhëmbë të përhershëm gjatë shkollës fillore. Ndryshe nga njerëzit, kafshët si peshkaqenët dhe krokodilët mund t’i zëvendësojnë dhëmbët e humbur, se ruajnë qeliza staminale që mundësojnë rritjen e vazhdueshme.
Tek njerëzit, këto qeliza zhduken pas daljes së dhëmbëve të përhershëm, shkruan Live Science, sot kur ndodh dëmtimi i dhëmbëve, riparimet përfshijnë mbushjet ose instalimin e implanteve, por këto metoda kanë një jetëgjatësi të kufizuar dhe nuk mund të stimulojnë rigjenerimin.
“Mbushjet nuk janë zgjidhja më e mirë për riparimin e dhëmbëve”, theksoi bashkautori i studimit Xuechen Zhang dhe shtoi se “me kalimin e kohës, ato dobësojnë strukturën e dhëmbit, kanë një jetëgjatësi të kufizuar dhe mund të çojnë në prishje ose ndjeshmëri shtesë”.
Vendosja e implantit kërkon procedura kirurgjikale invazive gjatë disa takimeve dhe mbart rrezikun e infeksioneve dhe dëmtimit të indeve përreth.
“Të dyja metodat janë artificiale e nuk e rikthejnë plotësisht funksionin natyror të dhëmbëve, gjë që mund të shkaktojë ndërlikime afatgjata”, shton Zhang.
Për vite me radhë, një ekip shkencëtarësh është përpjekur të imitojë zhvillimin natyror të dhëmbëve në kushte laboratorike.
Gjatë zhvillimit të hershëm embrional, qelizat staminale nga inde të ndryshme komunikojnë me njëra-tjetrën duke përdorur molekula sinjalizuese, duke shkaktuar formimin e dhëmbëve. Këto qeliza më vonë diferencohen në lloje të ndryshme qelizash që krijojnë materiale të tilla si smalti dhe dentina.
Një përparim kyç ishte krijimi i një materiali hidrogeli, një i butë, i ngjashëm me xhel, që thith sasi të mëdha uji që imiton mjedisin natyror të qelizave në trup. Falë kësaj, qelizat ishin në gjendje të dërgonin gradualisht sinjalet e nevojshme për të filluar procesin e formimit të dhëmbëve.
“Përpjekjet e mëparshme dështuan se sinjalet u dhanë menjëherë. Materiali i ri mundëson lëshimin gradual të sinjaleve, ngjashëm me organizmin”, shpjegoi Zhang.
Dhëmbët e rritur në laborator janë më të qëndrueshëm, më të fortë e shumë më pak të ndjeshëm ndaj refuzimit nga trupi, gjë që është një problem i zakonshëm me implantet e sotme. “Dhëmbët e rritur në laborator do të integroheshin natyrshëm me nofullën si dhëmbë të vërtetë”, tha Zhang.
Studiuesit janë larg implantimit të dhëmbëve të tillë tek njerëzit. Ata po eksperimentojnë me metoda të ndryshme për të implantuar me sukses dhëmbë të rinj — ose duke transplantuar qeliza të reja në gojën e pacientit, ose duke i rritur plotësisht dhëmbët në laborator para implantimit.
“Për të dyja opsionet, procesi i zhvillimit të hershëm të dhëmbëve duhet të fillojë në laborator”, theksoi Zhang.
Pavarësisht sfidave, ky zbulim hap rrugën për ndryshime revolucionare në stomatologji.
“Ndërsa fusha përparon, integrimi i teknikave të tilla inovative ka potencialin të transformojë plotësisht kujdesin dentar, duke ofruar zgjidhje të qëndrueshme dhe efikase për riparimin dhe rigjenerimin e dhëmbëve”, përfundoi bashkautorja e studimit Ana Angelova Volponi nga King’s College. /Telegrafi/
Shëndeti
Tajlanda raporton vdekjen e parë nga antraksi, qindra persona të ekspozuar
Published
3 days agoon
May 2, 2025By
UBTnews
Tajlanda ka raportuar vdekjen e parë të lidhur me sëmundjen bakteriale të antraksit, me dy raste në të gjithë vendin, duke shkaktuar alarm për shëndetin publik pasi autoritetet identifikuan qindra njerëz që mund të kenë qenë të ekspozuar ndaj baktereve vdekjeprurëse, thanë zyrtarët.
Një burrë 53-vjeçar nga provinca Mukdahan, në verilindje të Tajlandës, pranë kufirit me Laosin, vdiq të mërkurën pasi u infektua me antraks, raportoi Reuters.
Një rast i dytë infeksioni është konfirmuar në të njëjtën provincë, ndërsa tre raste të tjera janë nën hetim.
Autoritetet kanë identifikuar të paktën 638 persona që ishin potencialisht të ekspozuar ndaj baktereve sepse konsumonin mish të gjallë.
Midis tyre, 36 persona morën pjesë në therjen e bagëtive, ndërsa pjesa tjetër konsumuan mish viçi të gjallë ose të pagatuar mirë. Të gjithë iu nënshtruan terapisë me antibiotikë si masë për të parandaluar përhapjen e sëmundjes.
“Të gjithë personat që mund të kenë qenë në kontakt me mishin e infektuar janë nën mbikëqyrje”, tha Ministria e Shëndetësisë e Tajlandës.
Ishte planifikuar të vaksinoheshin 1,222 bagëti, megjithëse asnjë prej kafshëve nuk shfaqi simptoma të sëmundjes. Antraksi është një sëmundje e rrallë por serioze e shkaktuar nga bakteret që zakonisht transmetohet te njerëzit nga kontakti me kafshët e infektuara ose nga ngrënia e mishit të kontaminuar.
Nuk transmetohet nga kontakti njerëzor. Tajlanda raportoi raste të fundit të antraksit tek njerëzit në vitin 2017, kur dy persona u infektuan, por nuk pati vdekje.

Po bën ushtrime, po fle mirë, kujdesesh për atë që ha dhe megjithatë, ndihesh ende e lodhur. Si të ishte dikush që të rrëmben energjinë, por nuk mund ta gjesh arsyen. Ndoshta nuk është stresi apo shqetësimi që po të mundon, por niveli i sheqerit në gjak.
Glukoza, pra sheqeri, është si karburanti i trupit. Kur ai ngrihet dhe bie papritur, ndihesh e uritur, e irrituar, e lodhur dhe ke dëshirë për diçka të ëmbël.
Nuk është çështje force apo disipline, është çështje balancimi, e e bukura është se mund ta rikthesh këtë balancë, mjafton të bësh disa ndryshime të vogla.
Ja pesë mënyra të thjeshta për të mbajtur glukozën të qëndrueshme dhe energjinë të lartë:
Kombino karbohidratet me proteina
Një pjatë e mbushur me makarona ose patate rrit sheqerin në gjak e pastaj e lë atë të bjerë shpejt. Rezultati? Uria, nervozizmi, lodhja.
Nëse shton pak proteina, si pulë, vezë, djathë feta ose bishtaja, ndihmon trupin të “shpërbëjë” karbohidratet më ngadalë, pa ngjitje dhe rënie të papritura.
Shmang karbohidratet e lëngshme
Lëngjet, pijet gazuese dhe smoothies që reklamohen si “të shëndetshme”, përmbajnë sheqer në formë lëngu, i cili kalon në gjak. Kjo rrit shpejt sheqerin në gjak dhe pak më vonë të lë me më shumë uri. Më mirë të hash një frut të plotë ose të pish ujë me pak fetë limoni, kastravec ose mentë. Ky është një mënyrë e shkëlqyer për të të freskuar, hidratuar dhe për të mbajtur sheqerin në gjak në një nivel të qetë.
Mos qëndro pa ngrënë për shumë orë
Nëse e lë barkun e zbrazët për orë të tëra, trupi stresohet dhe atëherë fillon të “digjej” muskuj në vend të yndyrës, diçka që nuk e do. Mundohu të hash diçka të vogël çdo 3-4 orë, një frut me arra të thata ose pak kos. Kështu do të arrish tek vaktin tjetër më të qetë, pa pasur dëshirë të hash gjithçka që është në tryezë.
Ha diçka brenda orës së parë pasi të zgjohesh
Pasi të kesh fjetur për orë, trupi ka nevojë për energji. Nëse nuk i jep asgjë për të “punuar”, do të fillojë të përdorë masën muskulore si karburant – një gjë që nuk të pëlqen. Nuk është e nevojshme të hash një mëngjes të rëndë, ha diçka të vogël: pak kos, një copë djathë ose madje një kafe me qumësht.
Mëngjesi i plotë mund të vijë pak më vonë. E rëndësishme është që trupi yt të nisë mirë.
Mos bëj ushtrime me stomakun e zbrazët
Ndoshta e ke dëgjuar se është “mirë” të ushtrohesh pa ngrënë, por kjo nuk është ideale. Trupi yt nuk ka rezerva energjie në mëngjes e përfundon duke djegur muskuj në vend të yndyrës. Ha diçka të vogël – p.sh. një fetë bukë me pak gjalpë arrash ose një kos të vogël.
Kështu do të kesh energji, do të mbrosh masën muskulore e do të bësh stërvitje më të mirë. Nuk është e nevojshme të bësh ndryshime të mëdha. Disa rregullime të vogla janë të mjaftueshme për të ndjerë më të fortë, më të ngopur dhe më pak… të çmendur për çokollata gjatë ditës.
Dëgjo trupin tënd, jepi atij atë që ka nevojë dhe ai do t’i kthehet me një mendje të qartë, energji të qëndrueshme dhe një humor të mirë.
Dhe po – mund të hash edhe ndonjë ëmbëlsirë. Mjafton ta bësh me masë dhe me ndërgjegje.

Bill Gates: E ardhmja? Vetëm 2 ditë punë në javë, pjesën tjetër pushim

Avokado ul rrezikun e sulmit në zemër

Arsyeja e vërtetë pse “Spice Girls” u ribashkuan pa Victoria Beckham

Shfaqet një njollë e madhe në diell, çfarë do të thotë për Tokën?

UBT me ofert për maturantët – 20 për qind zbritje në katër programet më të kërkuara në Kosovë dhe rajon

Refuzoi armëpushimin nga Putin, Zelensky: E dimë se me kë kemi të bëjmë

Trump pritet të takohet me Putinin në Arabinë Saudite në maj

Deputetët mblidhen për të njëmbëdhjetën herë për konstituimin e Kuvendit

Shefi i NATO-s, Rutte paraqet planin e rritjes së shpenzimeve për mbrojtjen
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT3 months ago
Përgatituni për të udhëhequr politikën e të ardhmes me Fakultetin e Shkencave Politike në UBT
-
Lajmet3 weeks ago
Studentët e Psikologjisë në UBT zhvilluan një vizitë studimore në qendrën psikologjike “Radix” dhe Asociacionin Kosovar për Psikoterapi Trupore
-
Lajmet nga UBT2 months ago
Profesorët Besnik Skenderi, Safet Zejnullahu, Diamanta Skenderi dhe Ferid Selimi publikojnë punimin shkencor mbi AI në arsim
-
Lajmet nga UBT7 days ago
Profesori, Arsim Hajdari, doktoron me temën “New Perspective of Biological Therapy in Treatment of Age-Related Macular Degeneration”