Lajmet

​Përmbyllet procesi i intervistimit të kandidatëve për prokurorë të Shtetit

Komisioni për Rekrutimin e Prokurorëve është përbërë nga pesë anëtarë të Këshillit Prokurorial.

Publikuar

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka përmbyllur intervistimin e tetë kandidatëve në kuadër të procesit të rekrutimit në nivel të prokurorive themelore, proces ky, i cili ka nisur në qershor të vitit 2020 dhe ka vazhduar me rishpalljen e tij në maj 2021.

Komisioni për Rekrutimin e Prokurorëve është përbërë nga pesë anëtarë të Këshillit Prokurorial dhe është kryesuar nga Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ndërsa pas përmbylljes së këtij procesi, ky Komision do t’i propozojë Këshillit Prokurorial të Kosovës për votim kandidatët e suksesshëm.

Gjithashtu, me këtë rast janë respektuar të gjitha afatet ligjore të zhvillimit të procedurave rekrutuese dhe janë zbatuar standardet profesionale, gjë që përbëjnë një proces të drejtë dhe transparent të vlerësimit të integritetit personal dhe aftësive profesionale të secilit kandidat.

Rrjedhimisht, procesi i intervistimit të kandidatëve është monitoruar nga partnerët ndërkombëtarë dhe shoqëria civile, thuhet në komunikatën e KPK-së. 

Lajmet

Shqiponjat kuq e zi: UEFA publikon fotografitë më të zjarrta të tifozëve shqiptarë

Publikuar

nga

Në prag të ndeshjes së shumëpritur mes Shqipërisë dhe Spanjës, UEFA ka publikuar në faqen zyrtare një seri prej 10 fotografish që tregojnë entuziazmin dhe përkushtimin e tifozëve shqiptarë. Këto fotografi paraqesin tifozët e ngjyrosur me ngjyrat kuq e zi të kombëtares shqiptare dhe simbole të shqiponjës, duke reflektuar shpirtin patriotik dhe mbështetjen e madhe për ekipin e tyre.

Fotografitë e publikuara nga UEFA kanë ngjallur emocion dhe krenari mes tifozëve shqiptarë, të cilët janë të njohur për pasionin dhe mbështetjen e tyre të zjarrtë në çdo ndeshje. Këto imazhe ilustrojnë qartë përkushtimin e tyre, ndërsa ata përgatiten të mbështesin skuadrën kombëtare në këtë sfidë të rëndësishme.

Shqipëria luan sonte kundër Spanjës me shpresën se do të fitojë dhe të sigurojë kualifikimin për fazat e ardhshme të kampionatit. Ndeshja pritet të jetë e fortë, por tifozët shqiptarë janë të përgatitur të japin mbështetje të pakushtëzuar nga tribunat.

Në këtë kontekst, UEFA ka vlerësuar jo vetëm performancën në fushë të lojtarëve shqiptarë, por edhe energjinë dhe kreativitetin e tifozëve të tyre, duke përfshirë këtë moment të veçantë në platformën e tyre zyrtare.

Fotografitë kanë marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale, duke u shpërndarë gjerësisht dhe duke marrë komente pozitive nga tifozët anekënd botës. Ky gjest nga UEFA ka forcuar edhe më shumë lidhjen mes tifozëve dhe skuadrës kombëtare, duke rritur emocionet dhe pritshmëritë për ndeshjen e mbrëmjes së sotme. Me një mbështetje të tillë të zjarrtë dhe të përkushtuar, Shqipëria shpreson të përballë Spanjën me guxim dhe të arrijë një rezultat pozitiv që do të mbetet në kujtesën e të gjithëve./UBTNews/

 

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Begaj për masat e BE-së ndaj Kosovës: Së shpejti vihet në vend drejtësia

Publikuar

nga

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka deklaruar se masat e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës janë të padrejta, duke shtuar se shumë shpejt drejtësia duhet të vihet në vend.

Begaj po ashtu ka thënë se raportet me Kosovës dhe Shqipërisë janë shumë të mira. Ai ka thënë se do të vazhdojnë të bëjnë detyrën e tyre në të mirën e qytetarëve.

“Relacionet mes dy qeverive janë shumë të mira, bashkëpunimi është shumë i mirë. Do të vazhdojmë të bëjmë detyrën, të bashkëpunojmë në të mirë të qytetarëve tanë”, tha Begaj.

Ndërsa, ka theksuar se masat e vendosura ndaj Kosovës duhet të hiqen sa më shpejtë.

“Masat e BE për Kosovën janë të padrejta dhe besoj se shumë shpejt do të vihet në vend drejtësia”, ka theksuar Begaj.

Këto komente Begaj i bëri pas vizitës së tij në komunën e Drenasit, pasi u shpall edhe “qytetar nderi” i kësaj komune.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Tahiri për takimin Kurti-Vuçiq: Nuk mund të dalin jashtë temave të prodhuara nga kryeministri

Publikuar

nga

Seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës do të mbahet të enjten më 27 qershor. Kështu ka bërë të ditur kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri i cili tha se mungesa e agjendës parlamentare e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje ka bërë që një kohë të gjatë mos të takohen pavarësisht që sipas tij kishim pika të tjera të cilat ishin në interes të opozitës.

Si pika kryesore që pritet të diskutohen në seancën e së enjtes, Tahiri ka përmendur projektligjin për Komisionin e Pavarur për Media dhe atë për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Tahiri tha se janë duke punuar me këshilltarët ligjor të PDK që ta shohim mundësin që projektligjin për Komisionin e Pavarur për Media ta dërgojnë në gjykatën kushtetuese. Ai ka kundërshtuar këtë projektligj duke thënë se ka tendencë të qeverisë për kontrollimin e mediave online.

“Ajo çka do ta diskutoj me juve janë dy çështje të rëndësishme dhe mjaftë kritike për nga perspektiva jonë nga mënyra si i shohim ne. Është projektligji i Komisionit të Pavarur për Media i cili është në rend dite në seancën e ditës së enjte dhe është ligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës. Këto dy projektligje paraqesin një shqetësim jashtëzakonisht të madh sidomos te projektligji i Komisionit të Pavarur për media ju e dini që tashmë ka pasur kritika të mjaftueshme edhe nga shoqëria civile poashtu edhe nga zyrtarë të BE-së në Kosovë dhe nga Këshilli i Evropës dhe mund të themi se prej rekomandimeve që kanë ardh nga Këshilli i Evropës, për standardet të cilat duhet të ketë një projektligj i tillë nuk janë përputh fare ose në masën më të madhe janë injoruar mund të themi lirish. Ky projektligj është një tendencë e kontrollimit të mediave online të cilin ne e kundërshtojmë”, tha ai.

Tahiri tha se kanë kërkuar edhe themelimin e një Komisioni Hetimor.

“Ju e dini që ka qenë një skandal jashtëzakonisht i madh në përllogaritjen e borxhit të ujit të kompanive, ambalazhuesve të ujit. Ne si grup parlamentar i PDK qysh prej periudhës kur këto fakte kanë dal në mediat e Kosovës kemi iniciuar themelimin e një Komisioni Hetimor. …… Komisioni Hetimor i bënë bashkë gjithë akterët dhe arrin me nxjerr një përfundim nëse vërtetë ministria e Planifikimit Hapësinor apo agjencitë që janë brenda kësaj ministrie kanë bërë shkelje kanë dëmtu buxhetin apo është një proces i rregullt apo këto pretendimet tona mund të mbesin vetëm në nivel të pretendimeve”, shtoi Tahiri.

Derisa për takimin e ardhëm për dialogun Kosovë-Serbi, tha se nuk presin se do të dalë diçka jashtë temave që i ka prodhuar kryeministri Albin Kurti.

“Vendit tonë i duhet një qeveri e re. Tash e dy vite e gjysmë produktet e kryeministrit Kurti në dialog i kemi pa është vetëmenaxhimi, marrëveshja e Brukselit e vitit 2022 dhe aneksi i Ohrit që janë jashtëzakonisht të dëmshme, është draft statuti i cili tash është në tavolinën e kryeministrit të Kosovës dhe nga bashkësia ndërkombëtare i kërkohet ta dërgoj në Gjykatën Kushtetuese. Këtu nuk mund të presim që do të dal diçka jashtë këtyre temave që i ka prodhu Kurti në dialog. Normalisht unë nuk di për agjendën, unë nuk di për mënyrën se si është organizu, por ajo çka mund ta vlerësojë që komplet angazhimi në këtë takim të radhës do të jetë në temat që i ka prodhu Kurti këto dy vite e gjysmë”, tha ai.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të takohen në Bruksel më 26 qershor, për të zhvilluar rundin e ri të takimeve rreth dialogut për normalizim të raporteve, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Deri në 21 mijë fëmijë të zhdukur në Gaza

Publikuar

nga

Save the Children përmes një deklarate njoftoi se mijëra fëmijë palestinezë të zhdukur besohet se janë të bllokuar nën rrënojat e shtëpive të shkatërruara, të ndaluar nga forcat izraelite, të varrosur në varre pa shenja ose të larguar nga familjet e tyre.

“Është pothuajse e pamundur të mblidhet dhe verifikohet informacioni në kushtet aktuale në Gaza”, tha grupi britanik i ndihmës, “por të paktën 17 mijë fëmijë besohet të jenë të pashoqëruar dhe të ndarë dhe rreth 4 mijë fëmijë mund të jenë të zhdukur nën rrënoja, me një numër i panjohur edhe në varreza masive”.

Save the Children njoftoi se “Shumë të tjerë janë zhdukur me forcë, përfshirë një numër të panjohur të arrestuar dhe transferuar me forcë jashtë Gazës, vendndodhja e tyre e panjohur për familjet e tyre mes raporteve për keqtrajtime dhe tortura”./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara