Lajmet

​Përfundon seanca në Hagë, deklarata hapëse e mbrojtjes së Shalës prezantohet nesër

Shala sot u deklarua i pafajshëm.

Published

on

Mbrojtësi i viktimave në çështjen gjyqësore ndaj Pjetër Shalës në Hagë, Simon Laws ka paraqitur deklaratën hapëse dhe ka thënë se viktimat duan t’iu pranohet dëmi që ato pretendojnë të kenë vuajtur. Sipas tij, provat në këtë çështje e tregojnë fajtor të akuzuarin derisa ka shtuar se viktimat e pretenduara në këtë çështje kanë të drejtë të zbulojnë të vërtetën.

Laws ka thënë se në këtë proces gjyqësor do të dëgjohen zërat e tyre që vuajtën në ish-fabrikën e metalit në Kukës.

“Në këtë proces, zërat e tyre që vuajtën në Kukës do të dëgjohen, edhe zërat e atyre që tashmë nuk jetojnë më, dëshmitë e të cilëve jetojnë në dëshmitë e tyre dhe në kujtimet e familjarëve të tyre. Nga pikëpamja e viktimave kjo është një nga aspektet më të rëndësishme të kësaj gjykate, dëmi që vuajtën ata do të njohët dhe pranohet fakti se të gjithë janë viktima po ashtu të pranohet. Nuk është e thjeshtë të jesh viktimë në çështje gjyqësore si kjo, siç e ka pranuar kjo gjykatë, ekziston klima e frikësimit në Kosovë ndaj atyre që pranojnë të ndihmojnë këtë gjykatë në punimet e veta. Në Kosovë disa përpiqen t’i portretizojnë viktimat krimeve që kanë kryer anëtarët e UÇK-së si tradhtarë apo kolaboracionistë, unë dua të them këtë për llogari të tyre, këta viktima ishin mbështetës të UÇK-së dhe o armiq të saj. Fakti që akuzojnë këtë anëtar të UÇK-së Pjetër Shalën, në asnjë mënyrë nuk është formë për të dënuar UK-në”, ka thënë ai.

Sipas tij, viktimat thonë se i akuzuari dhe të tjerë kanë përndjekur persona të dobët e të cenueshëm.

“Viktimat dhe të tjerët thonë se i akuzuari Pjetër Shala luajti rolin e vet në të gjitha këto krime. Ai dhe të tjerët me të përndoqën personat e dobët dhe të cenueshëm ndaj çdo forme abuzimi për ta cilat vendosnin gardianët e tyre. Në tërë këtë dhunë dhe mizori viktimat nuk mund tan grinin zërin. Do të shohim se si atyre nuk u lejohej të flisnin as mes veti, në fakt flisnin me zë të ulët, padyshim tërë ankth e pëshpëritnin. 4733 tha se në i përsërisnim njëri tjetrit në vesh se nuk guxonim të flisnim me zë të lartë se mos na përgjonin nga jashtë. Një tjetër tha nuk na lejohej të flisnim me njeri tjetrin derisa rrinim të shtrirë në dysheme të fortë bisedonim duke përshpirtur”, ka thënë ai.

Laws një pjesë të deklaratës së tij hyrëse e ka paraqitur në seancë të mbyllur për publikun.

Deklarata e mbrojtësit të viktimave është dëgjuar pasi ka përfunduar ajo e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Para mbylljes së seancës, kryetarja e turpit gjykues ka bërë të ditur se nesër mbrojtja e Shalës të prezantojë deklaratën e saj hapëse.

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala po mbahet në qendrën e paraburgimit në Hagë prej marsit të vitit 2021.

Sipas Speciales “Krimet për të cilat akuzohet z.Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999 kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës(Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Pjetër Shala u arrestua më 16 mars të vitit 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill të atij viti, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletëarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Lajmet

Dështimi i 53-të, deputetët mblidhen sonte prapë në orën 22:00

Published

on

By

As në përpjekjen e 53-të, deputetët nuk e konstituan Kuvendin e Kosovës, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Kryesuesi Avni Dehari ua ndërpreu fjalën deputeit të PDK-së Abelard Tahirit, deputetes së LDK-së Jehona Lushaku Sadriu dhe deputetes së AAK-së Time Kadrijaj.

Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, tha se seanca do të mbahet sonte në orën 22:00.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur masë të përkohshme, që do të jetë në fuqi nga 27 korriku deri më 8 gusht, periudhë në të cilën deputetëve u ndalohet të ndërmarrin çdo vendim apo veprim për konstituimin e Kuvendit, të dalë nga zgjedhjet e shkurtit.Palët vazhdojnë të mos gjejnë një kompromis.

Continue Reading

Lajmet

​Zemaj: Nuk pres të ketë diçka as pas dy javësh

Published

on

By

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj tha se nuk pret dalje nga bllokada institucionale as pas dy javësh.

Para fillimit të përpjekjes së 53-të për konstituim të kuvendit, Zemaj tha para mediave se “kryeneçësia e Vetëvendosjes po i kushton Kosovës”.

Kryeneçësia e Vetëvendosjes, ose më mirë të them kryeneçësia e tyre për të qenë në një pushtet absolut është ka i kushton Kosovës dhe sot jemi në muajin e pestë të mos konstituimit të kuvendit dhe të krijimit të qeverisë së re të Kosovës. tash kemi hyrë edhe në atë që quhet përgjigje legale nga Gjykata Kushtetuese, sot është dita e fundit deri në atë që do ta marrim si masë të përkohshme dhe të presim datën 8”, u shpreh ai.

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masa të përkohshme nga data 27 korrik deri më 8 gusht, ku deputetëve u ndalohet të ndërmarrin çdo veprim e vendim që lidhet me konstituim të kuvendit.

Zemaj tha se nuk pret ndryshim as pas dy javëve.

Duhet shfrytëzuar çdo moment, çdo minutë që të kemi institucione të reja. Por me këtë logjikë dhe me këtë bllokadë që është evidente nga VV-ja, nuk pres që mund të ketë diçka edhe pas dy jave,” ka thënë Zemaj.

Continue Reading

Lajmet

Limaj: S’po shoh ndonjë mundësi për ndryshim sot

Published

on

By

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, është pyetur sot nëse pret të kandidohet për kryetar të Kuvendit të Kosovës, në kuadër të zhvillimeve rreth seancës konstituive.

Në një deklaratë të shkurtër dhënë para fillimit të seancës, Limaj u përgjigj shkurtimisht: “S’po shoh ndonjë mundësi për ndonjë ndryshim sot.

Kjo deklaratë vjen në një moment të tensionuar, kur partitë opozitare dhe Lëvizja Vetëvendosje ende nuk kanë arritur një konsensus për konstituimin e Kuvendit. Mospajtimet e vazhdueshme kanë penguar zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, ndërsa afati kushtetues për këtë proces përfundon sonte në mesnatë.

Continue Reading

Lajmet

Murati: Nuk është problem që të sigurohen votat për të tejkaluar këtë ngërç

Published

on

By

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Hekuran Murati tha se nuk është problem që të sigurohen votat për tejkalim të ngërçit politik.

Ai para fillimit të seancës konstituive, e cila është përpjekja e fundit para vendosjes së masës së Gjykatës Kushtetuese, tha se pret që të ketë vullnet nga partitë opozitare për konstituim të kuvendit.

Po shpresoj që meqë është seanca e fundit apo vazhdimi i fundit që do të mbahet para pezullimit nga Gjykata Kushtetuese, shpresoj dhe uroj që të gjendet vullneti nga partitë opozitare, por edhe tek deputetët individualisht që më në fund të kemi konstituimin e kuvendit. Na duhet që patjetër që të formohen institucionet. Ne tashmë siç e keni parë jemi te numri 57 në vazhdimësi, me votat e NISMA-s bëhemi 60, jemi shumë afër 61. Me votat e Veton Berishës dhe Duda Baljes bëhemi 62, me votën e Lutfi Hazirit që ka thënë do të bëhesha vota 61 bëhemi 63, e madje edhe me votën e Bekë Berishës bëhen 64. Nuk është problem që të jenë dhe të sigurohen votat për të tejkaluar këtë ngërç, vetëm duhet vullnet politik qoftë i subjekteve opozitare, qoftë edhe i deputetëve individualisht”, deklaroi Murati.

Continue Reading

Të kërkuara