Lajmet

​Përfundon numërimi i votave në dhjetëra bashki në Shqipëri

Në shumicën fiton PS-ja.

Published

on

Tanimë më shumë se dhjetëra bashki kanë përfunduar numërimi i votave, derisa vijon procesi i numërimit në pjesën më të madhe të bashkive.

Socialistët fituan bindshëm në Kamëz, ku Rakip Suli u rizgjodh si kryetar bashkie me 60% të votave. Edhe Vora u kthye rozë ku u zgjodh kryetar bashkie Blerim Shera me 73% të votave. Në krye të bashkisë Elbasan u zgjodh me rezultat 56% të votave.

Bashkia e katërt që përfundoi procesin ishte Pusteci, ku u besua socialisti Pal Kolefski me 63%. Para pak çastesh u mbyll votimi edhe në Delvinë ku fituan sërish socialistët me në krye Besmir Veliu prej 62% të votave.

Numërimi i votave ka përfunduar në bashkinë Klos të Shqipërisë, dhe ka triumfuar kandidatja socialiste Valbona Kola. Kola mori 4489, kurse Bedri Hoxha nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” 3498 vota. Mes dy kandidatëve ka një diferencë me 991 vota.

Ka përfunduar votimi në Libohovë dhe Memaliaj, ku me diferencë të ngushtë votash, ka mundur të fitojë koalicioni “Bashkë Fitojmë”.

Në Libohovë kandidati Adil Xhelili i “Bashkë Fitojmë” ka kryesuar me 1401 vota. Ndërsa kandidati i Partisë Socialiste Leonard Hide mundi të sigurojë 1234 vota nga të gjithë kutitë e numëruara, me 167 vota më pak.

Edhe në Memaliaj ka përfunduar procesi dhe fitues është shpallur Albert Malaj i koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Malaj është shpallur fitues me 2580 vota.

Drejtuesi aktual i bashkisë, Gjolek Guci i Partisë Socialiste nuk mundi të fitojë sërish mandatin duke marrë me diferencë të ngushtë 2368 vota, me 212 vota më pak. Gjuci ka siguruar 47.75% të votave ndërsa Malaj 52.25%.

Në bashkinë Kolonja, ku është konfirmuar për një mandat tjetër kandidati i PS-së, Erion Isai me 3873 vota, kurse kandidati i BF, Ethem Lumani ka marrë 2150 vota. Edhe pse me diferencë të ngushtë, Partia Socialiste ka fituar bashkinë Këlcyrë.

Sapo ka përfunduar numërimi i të gjitha kutive të votimit në Bashkinë Këlcyrë, ku kandidati Klement Ndoni i Partisë Socialiste ka marrë zyrtarisht kreun e bashkisë.

Klement Ndoni ka marrë 49.33% të votave me 2018, pasuar nga kandidati Arjan Kasaj me 47.32% prej 1936. Më pak vota ka marrë kandidati i Partisë Demokratike, Adriatik Spahiu me 137 vota.

Ka përfunduar procesi i numërimit në 22 nga 22 qendrat e votimit në Tepelenë. Kandidati socialist Tërmet Peçi ka mundur të sigurojë 82.67% të mbështetjes qytetare, që e përkthyer në shifra do të thotë 4088 vota. Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Baftiar Imeri ka marrë 10.33%, ose 511 vota. Ndërsa kandidati i PD-së, Sokol Guga ka grumbulluar 7% ose 346 vota.

Lajmet

IKShPK: Në Kosovë janë regjistruar 203 raste me fruth, mbi 95% e të prekurve të pavaksinuar

Published

on

By

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka bërë të ditur se gjatë periudhës 16 prill – 11 tetor 2026 janë konfirmuar 203 raste me fruth, prej të cilave 17 raste u regjistruan gjatë javës së fundit.

Sipas të dhënave zyrtare, mbi 95 për qind e personave të prekur janë të pavaksinuar me vaksinën MMR. Për të parandaluar përhapjen e sëmundjes, IKShPK ka intensifikuar fushatën e vaksinimit të vonuar (catch-up), me ç’rast gjatë këtij viti janë vaksinuar mbi 3,265 fëmijë të grupmoshës 2 deri në 5 vjeç.

Instituti u ka bërë thirrje prindërve të vazhdojnë vaksinimin e rregullt të fëmijëve sipas kalendarit kombëtar, duke e vlerësuar vaksinimin si masën më të sigurt dhe më efikase për mbrojtjen e shëndetit publik. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Gjendet vetura e të dyshuarit për vrasjen e 29-vjeçarit në Pogragjë të Gjilanit

Published

on

By

Policia e Kosovës ka gjetur veturën e të dyshuarit për vrasjen e 29-vjeçarit që ndodhi të dielën në fshatin Pogragjë të Gjilanit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Ndërkaq, i dyshuari për kryerjen e kësaj vrasjeje gjendet ende në arrati, teksa njësitë hetimore po vazhdojnë punën për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Continue Reading

Lajmet

Maqedonci merr pjesë në Forumin e Sigurisë në Varshavë

Published

on

By

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, po merr pjesë në “Warsaw Security Forum 2026”, që po mbahet më 12 dhe 13 tetor në Poloni, ku do të diskutohet për të ardhmen e NATO-s, forcimin e kapaciteteve mbrojtëse evropiane dhe luftën në Ukrainë.

Gjatë këtij forumi ndërkombëtar të sigurisë, i cili bashkon liderë ushtarakë, diplomatë e përfaqësues shtetërorë, Maqedonci pritet të zhvillojë takime me homologë e partnerë ndërkombëtarë për fuqizimin e kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Kuvendi mblidhet të enjten: Në rend dite zgjedhja e anëtarëve të BQK-së dhe Bordit të RTK-së

Published

on

By

Seanca e radhës plenare e Kuvendit të Kosovës do të mbahet të enjten, më 15 tetor, me fillim nga ora 10:00.

Vendimi u mor gjatë mbledhjes së sotme të Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare, të udhëhequr nga kryetarja Albulena Haxhiu.

Në rend të ditës të kësaj seance, përveç deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, përfshihen një sërë pikash me rëndësi:

  • Bordi i BQK-së: Zgjedhja e dy anëtarëve joekzekutivë të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës.
  • Bordi i RTK-së: Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës (dy nga komuniteti shqiptar, një nga komuniteti serb dhe një nga komunitetet tjera joshumicë).
  • Projektligje dhe komisione: Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit, si dhe propozimi i Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

Përveç caktimit të seancës, Kryesia mori vendim edhe për shpalljen e konkursit për anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMSHCK).

 

Continue Reading

Të kërkuara