Sport

​Përfundon ndeshja, Llapi shkon në finalen e Kupës së Kosovës

Published

on

Në një ndeshje shumë të fortë dhe të luftuar deri në sekondën e fundit, Prishtina nuk ia ka arritur që të bëjë përmbysje ndaj Llapit për të kaluar në finalen e kësaj gare.

Rezultati final i ndeshjes kthyese ndërmjet këtyre dy skuadrave ishte 2-2, por ky fitore nuk ishte i vlefshëm për të kaluar më tutje pasi Llapi kishte fituar me rezultat 3-2 në ndeshjen e parë të zhvilluar para dy javësh në “Fadil Vokrri”.

Gavazaj i dha epërsinë Prishtinës në minutën e pestë nga penalltia, pastaj shifrat i barazoi Januzi dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.

Në pjesën e dytë u shënuan edhe dy gola, nga një për secilën skuadër. Për Prishtinën shënoi Pefqeli, kurse për Llapin realizoi Muhamet Hyseni. Kështu Llapi do të luajë në finalen e Kupës së Kosovës ndaj skuadrës nga liga e parë, Dukagjini.

Lajmet

Spanja mposht Francën dhe siguron finalen

Published

on

By

Kampione e Evropës dhe tashmë finaliste e Botërorit 2026. Kombëtarja e Spanjës ka siguruar biletën e madhe për në finalen e Kupës së Botës, pas një fitoreje bindëse dy me zero ndaj Francës të martën mbrëma në Dallas. Spanjollët dominuan plotësisht lojën që nga minuta e parë, duke lënë në hije yjet e Francës si Kylian Mbappe, Ousmane Dembele dhe Michael Olise, të cilët dështuan të gjenin rrugën e rrjetës përballë një Spanje tërësisht superiore.

Rrugën drejt finales e hapi Mikel Oyarzabal në minutën e 22-të, duke u treguar i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Kjo e fundit u sigurua nga talenti Lamine Yamal, i cili u pengua brenda zonës nga Lucas Digne gjatë një tentative për të larguar topin. Ky ishte goli i pestë në këtë kampionat për Oyarzabal, i cili e dërgoi ekipin në pushim me epërsi minimale.

Me të filluar pjesa e dytë, në minutën e 58-të, Pedro Porro vulosi fatin e takimit duke shënuar golin e dytë dhe duke siguruar finalen e parë të Spanjës në një Botëror që nga viti 2010, kur u shpallën kampionë bote.

Në krahun tjetër, kjo humbje shënon një dështim të madh për Francën, e cila humb mundësinë për të luajtur në finalen e saj të tretë radhazi, pas titullit të fituar në vitin 2018 dhe finales dramatike të katër viteve më parë kundër Argjentinës. Pavarësisht eliminimit, ylli francez Kylian Mbappe e mbyll këtë Botëror me tetë gola të shënuar, po aq sa ka realizuar edhe legjenda Lionel Messi. /E.A/

 

Continue Reading

Sport

Kosovare Asllani rinovon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027

Published

on

By

Kosovare Asllani do të vazhdojë të jetë pjesë e London City Lionesses edhe për dy sezone të tjera. Klubi anglez ka konfirmuar këtë të martë se ka rinovuar kontratën me futbollisten me përvojë deri në verën e vitit 2027.

36-vjeçarja, e cila iu bashkua skuadrës në vitin 2024, ka qenë një nga figurat kyçe në suksesin e klubit, duke ndihmuar London City Lionesses të sigurojë ngjitjen në elitën e futbollit anglez dhe më pas të zhvillojë një sezon konkurrues në nivelin më të lartë.

Aktualisht, Asllani është në fazën e rikuperimit pas një lëndimi serioz, ndërsa rikthimi i saj në fushë pritet gjatë edicionit të ardhshëm.

London City e mbylli sezonin e kaluar në vendin e gjashtë të kampionatit anglez, por ambiciet e klubit janë rritur ndjeshëm. Së fundmi, skuadra ka siguruar transferimin e fitueses së shumëfishtë të “Topit të Artë”, Alexia Putellas, duke synuar luftën për titull në sezonin e ri.

Asllani ka ndërtuar një karrierë të jashtëzakonshme në futbollin evropian, duke veshur fanellat e klubeve të njohura si Milan, Real Madrid, Manchester City dhe Paris Saint-Germain. Me kombëtaren e Suedisë, ajo ka regjistruar 209 paraqitje, ndërsa mban shiritin e kapitenes si te përfaqësuesja suedeze, ashtu edhe te London City Lionesses.

D.L

Continue Reading

Sport

Olise në radarët e Real Madridit, Bayerni nuk pranon negociata

Published

on

By

Real Madridi po monitoron me kujdes situatën e Michael Olises, por deri në këtë fazë nuk ka paraqitur asnjë ofertë zyrtare për sulmuesin francez. Sipas gazetarit të njohur të merkatos, Fabrizio Romano, arsyeja kryesore është qëndrimi i Bayernit të Mynihut, i cili e konsideron 24-vjeçarin të paprekshëm në merkato.

Burimet bëjnë të ditur se drejtuesit e klubit madrilen janë të gatshëm të reagojnë menjëherë nëse situata ndryshon gjatë afatit kalimtar dhe krijohet mundësia për të nisur negociatat. Megjithatë, Bayerni vazhdon të mbajë një qëndrim të prerë, duke e cilësuar Olisen si një nga shtyllat kryesore të projektit afatgjatë të klubit.

Ndërkohë, në “Santiago Bernabéu” besohet se presidenti Florentino Pérez e vlerëson shumë profilin e reprezentuesit francez. Sipas raportimeve, ai e sheh Olisen si një nga “Galaktikët” e ardhshëm të Real Madridit, pasi cilësitë dhe potenciali i tij përputhen me strategjinë e klubit për të ndërtuar një skuadër konkurruese për vitet në vazhdim.

Për momentin, gjithçka mbetet në fazën e vëzhgimit, ndërsa Real Madridi pret të shohë nëse Bayerni do të ndryshojë qëndrim përpara fundit të merkatos.

D.L

Continue Reading

Sport

Sonte luhet gjysmëfinalja e parë e Kupës së Botës mes Francës dhe Spanjës

Published

on

By

Sonte nga ora 21:00 do të luhet ndeshja e parë gjysmëfinale e Kupës së Botës 2026, ku Franca dhe Spanja do të përballen me synimin për të siguruar një vend në finalen e madhe.

Të dyja kombëtaret pritet t’i kenë të gjithë lojtarët kryesorë të gatshëm për këtë përballje. Te Franca, sulmuesi Kylian Mbappe dhe mesfushori Manu Kone pritet të luajnë nga fillimi pasi kanë kaluar shqetësimet e lehta fizike nga ndeshja e kaluar, ndërsa skuadrës i rikthehet edhe Aurelien Tchouameni. Në anën tjetër, te Spanja pritet rikthimi i mesfushorit Pedri në formacionin bazë pasi pushoi në çerekfinale, si dhe i Mikel Merinos, ndërsa sulmi do të udhëhiqet nga Mikel Oyarzabal.

Për sa u përket formacioneve të mundshme, Franca pritet të zbresë në fushë me Maignan në portë, Digne, Saliba, Upamecano dhe Kounde në mbrojtje, Kone dhe Rabiot në mesfushë, ndërsa Barcola, Olise, Dembele dhe Mbappe do të rreshtohen në fazën sulmuese. Spanja pritet të startojë me portierin Simon, të mbrojtur nga Porro, Cubarsi, Laporte dhe Cucurella, në mesfushë do të jenë Rodri dhe Pedri, ndërsa Yamal, Merino dhe Baena do të mbështesin sulmuesin Oyarzabal.

Franca hyn në këtë gjysmëfinale pas gjashtë fitoreve radhazi në këtë turne, ku ka shënuar 16 gola, tetë prej të cilëve nga Kylian Mbappe. Megjithatë, Spanja ka një bilanc më të mirë në përballjet e fundit direkte, duke fituar shtatë nga dhjetë ndeshjet e fundit kundër francezëve. Ndeshja parashikohet të jetë e ngushtë, por përvoja e Francës në këtë fazë dhe thellësia e skuadrës mund të bëjnë diferencën për një fitore të mundshme 2-1 të tyre. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara