Kronikë e zezë

​Përfundon aksioni anti-drogë në Dukagjin, asgjësohen 180 bimë të llojit marihuanë

Nga ky aksion janë arrestuar shtatë persona dhe janë bastisur 10 lokacione në Deçan e Gjakovë.

Published

on

Ka përfunduar aksioni anti-drogë i cili u zhvillua mëngjesin e sotëm në zonën e Dukagjinit, nga Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës nën udhëheqjen e Prokurorisë së Pejës.

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, në koordinim me Policinë e Kosovës, përkatësisht me Njësitin për Luftimin e Narkotikëve, ka njoftuar se nga ky aksion janë arrestuar shtatë persona dhe janë bastisur 10 lokacione në Deçan e Gjakovë.

Gjatë këtij aksioni janë sekuestruar armë, telefona, para kesh dhe prova tjera materiale të cilat do shërbejnë për ndriçimin e kësaj çështje penale. Vlen të theksohet se vlera totale e drogës së sekuestruar dhe asgjësuar është me së paku 600 mijë euro.

Pejë, 28 shtator 2022- Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton opinionin publik se në koordinim me Policinë e Kosovës, përkatësisht me Njësitin për Luftimin e Narkotikëve, sot janë bastisur dhjetë (10) lokacione (Deçan dhe Gjakovë), ku janë ndaluar me urdhër të Prokurorit të Shtetit shtatë (7) persona të dyshuar për veprat penale, “Kultivimi i bimës se hashashit, shkurres së kokainës apo kanabisit” nga neni 272 dhe “Blerja, posedimit, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Gjatë bastisjeve në komunën Gjakovë janë sekuestruara rreth 500 gram narkotikë të dyshuar të llojit kokainë, ndërsa gjatë bastisjes në komunën e Deçanit në disa lokacione janë sekuestruara dhe asgjësuar rreth 180 bimë të mbjella të narkotikëve të llojit marihuanë, në sasi totale mbi 100 kilogramë. Gjithashtu, gjatë këtij aksioni janë sekuestruar edhe armë, telefona, para kesh dhe prova tjera materiale të cilat do shërbejnë për ndriçimin e kësaj çështje penale. Vlen të theksohet se vlera totale e drogës se sekuestruara dhe asgjësuar është me se paku 600 mijë euro. Prokurori i shtetit brenda afatit ligjor kundër shtatë (7) të pandehurve do paraqes kërkesën për caktimin e masës se paraburgimit në gjykatën kompetente”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Pejë.

Lajmet

Policia shqipton mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka shqiptuar 1855 gjoba për kundërvajtësit e trafikut vetëm brenda 24 orëve të fundit.

Brenda kësaj periudhe gjithashtu janë raportuar 22 aksidente trafiku me dëme materiale, kurse 9 aksidente trafiku kanë përfunduar me të lënduar.

Policia e Kosovës po ashtu arrestuar 5 persona nga të cilët 3 janë dërguar në mbajtje./S.K/PK/

Continue Reading

Lajmet

Gjendet e vdekur gruaja që u raportua e zhdukur në Klinë

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua e cila ishte raportuar e zhdukur në Klinë është gjetur e vdekur skaj lumit Bistricë.

Policia në raporton 24 orësh ka njoftuar se me urdhër të prokurorit të rastit, trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërkohë që vdekja e saj po hetohet.

Njoftimi i plotë zyrtar:

“Është raportuar se me 07.12.2025 rreth orës 13:15 nga njësitë policore skaj lumit Bistrica, gjatë kërkimit është gjetur  viktima e rastit e cila është raportuar e zhdukur. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku, ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./S.K/PK/

Continue Reading

Lajmet

Arratisen tre persona nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lipjan, kapen nga policia

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se tre persona janë arratisur nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lipjan mbrëmjen e së dielës, por që janë kapur nga policia dhe janë kthyer sërish në qendër.

Njoftimi i plotë zyrtar:

“Qendra Edukuese Korrektuese, Lipjan / 07.12.2025 – 20:25. Është raportuar se tre persona meshkuj kosovarë janë arratisur. Lidhur me rastin njësitë policore kanë arritur që ti kapin të arratisurit, të cilët janë kthyer përsëri në këtë qendër”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./S.K/PK/

Continue Reading

Lajmet

​Dogana konfiskon një sasi barnash të rrezikshme për shëndetin e qytetarëve

Published

on

Njësitë Antikontrabandë të Doganës së Kosovës, gjatë një kontrolli të realizuar në një barnatore në Prishtinë, kanë zbuluar një sasi të konsiderueshme të barnave të ndryshme me banderola të shteteve të huaja.

Këto produkte nuk janë importuar përmes zinxhirit zyrtar të furnizimit dhe nuk figurojnë të jenë futur në Kosovë nëpërmjet procedurave ligjore doganore.

Barnat e gjetura përbëjnë rrezik serioz për shëndetin e qytetarëve, pasi origjina, cilësia dhe kushtet e ruajtjes së tyre nuk janë të garantuara sipas standardeve të kërkuara, thuhet në njoftim.

Dogana e Kosovës ka sekuestruar të gjitha produktet dhe ka iniciuar procedurat ligjore ndaj subjektit përgjegjës.

Kontrollet do të vazhdojnë pa ndërprerje me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik dhe parandalimit të qarkullimit të produkteve ilegale në treg./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara