Lajmet

​Për shkak të tensioneve me Rusinë, Britania do të përdorë edhe aeroportet civile

Objektivi i konceptit ACE është të mundësojë që pjesë të flotës së avionëve luftarakë RAF të përgjigjen shpejt.

Published

on

Për shkak të tensioneve me Rusinë, Forcat Ajrore Britanike (RAF) do të përdorin aeroportet civile rajonale në të ardhmen, për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Aeroportet rajonale civile po përgatiten për mbërritjen e avionëve luftarakë si pjesë e një koncepti ushtarak të quajtur “Reagimi i Shpejtë Ushtarak” (ACE), i cili u krijua një vit më parë për t’u angazhuar në zona të mundshme të nxehta në botë, si Indo-Paqësorin, Lindjen e Mesme apo edhe krahun lindor i NATO-s në Evropë.

Pushtimi rus i Ukrainës dhe shqetësimet për një luftë të mundshme që përfshin NATO-n kanë çuar tani në përshpejtimin dhe zgjerimin e konceptit ACE, kanë konfirmuar burime në qarqet ushtarake britanike.

Objektivi i konceptit ACE është të mundësojë që pjesë të flotës së avionëve luftarakë RAF të përgjigjen shpejt dhe të kapërcejnë sulmet e drejtpërdrejta në bazat ajrore ushtarake në Britaninë e Madhe në rast të një “kërcënimi të afërt lufte”, sipas mediave britanike.

Lajmet

Përfundon dëshminë Christopher Hill: Ishte përvojë e veçantë

Published

on

By

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, ka përfunduar dëshminë e tij ish-diplomati amerikan Christopher Hill, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Hill tha se ishte një përvojë e veçantë pjesëmarrja e tij në këtë proces gjyqësor, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Ishte një përvojë e veçantë doja të them”, tha Hill.

Ndërsa, kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III i tha dëshmitarit se shpreson që kjo të mos jetë një përvojë e keqe.

“Shpresoj të mos ketë qenë një përvojë e keqe”, tha Smith III.

Ndërsa, Hill ia ktheu duke i thënë se “Kam pasur përvoja edhe më të këqija”.

Gjatë fundit të dëshmisë, për dëshmitarin pati disa pyetje edhe avokati i Kadri Veselit, Rodney Dixon. Për klientin e Dixon, dëshmitari tha se nuk e ka parë dhe nuk e di se ku ka qëndruar.

Seanca pritet të vazhdojë pas pushimit me dëshminë e dëshmitarit të radhës./EO

Continue Reading

Lajmet

KQZ mban mbledhjen e radhës – në rend dite themelimi i Komisionit për vlerësimin e fletëvotimeve

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të mbajë sot në ora 17:00 mbledhjen e radhës.

Në rendin e ditës është shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për themelimin e Komisionit për vlerësimin e fletëvotimeve dhe përputhjes së numrit të tyre në vendvotime për Zgjedhjet e Raundit të Dytë për Kryetar Komune./EO

Continue Reading

Lajmet

Memli Krasniqi mban konferencë për media pas mbledhjes së Kryesisë së PDK-së

Published

on

By

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, do të mbajë sot konferencë për media pas mbledhjes së rregullt të Kryesisë së partisë.

Konferenca do të zhvillohet në orën 15:30, në Selinë Qendrore të PDK-së në Prishtinë./EO

Continue Reading

Lajmet

Përfundon procesi i numërimit në Qendrën Komunale të Numërimit në Mitrovicë të Jugut

Published

on

By

Në Qendrën Komunale të Numërimit në Mitrovicën e Jugut ka përfunduar procesi i verifikimit dhe numërimit të fletëvotimeve për raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetar të Komunës.

Procesi është zhvilluar gjatë ditës së sotme nën mbikëqyrjen e përfaqësuesve të subjekteve politike dhe dy hetuesve policorë të caktuar nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë, pas vendimit për rifillimin e numërimit të ndërprerë të hënën për shkak të dyshimeve për manipulim me fletëvotime./EO

Continue Reading

Të kërkuara