Lajmet

​Për 22 vjet në Kosovë u hoqën 92 mijë mjete shpërthyese

Published

on

Që nga viti 1999 e deri më tani në Kosovë janë pastruar mbi 52 milionë metra katrorë fusha të minuara dhe janë hequr mbi 92 mijë mjete shpërthyese. Kështu ka njoftuar kompania e Deminimit të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Për 22 vjet janë hequr edhe 23 mijë e 700 mina antipersonale, 3 mijë e 120 mina antitank dhe 22 mijë e 500 bomba kasetore. Këto të dhëna u publikuan në Ditën Ndërkombëtare të për vetëdijësimin ndaj rrezikut nga minat”.

“Kompania e Deminimit e Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës të gjithë kolegëve deminerë , organizatave civile të deminimit në Kosovë: HALO Trust, NPA, po ashtu ekipeve të EOD-së të KFOR-it, i falënderon për punën dhe bashkëpunimin e ndërsjellë. Falenderim i veçantë çdokujt që ka ndihmuar Kosovën në këtë rrugëtim, me punën e secilit që nga viti 1999 e deri më sot 04 prill 2021 në Kosovë janë pastruar: Mbi 52 milionë metra katrorë fusha të minuara, janë hequr mbi 92 mijë mjete shpërthyese, 23,700 mina antipersonale, 6120 mina antitank, 22,500 bomba kasetore, 40,000 mjete tjera konvencionale dhe të gjitha këto pa asnjë aksident, falë punës, disiplinës dhe profesionalizimit të secilit deminer”, tregojnë të dhënat e publikuara nga Kompania e Dminimit të Gardës Kombëtare të FSK-së.

Lajmet

Kosova mposht Suedinë në stadiumin “Fadil Vokrri”

Published

on

Kombëtarja e Kosovës ka arritur një fitore të madhe mbrëmë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë duke mposhtur Suedinë me rezultat 2-0.

Dardanët zhvilluan një ndeshje të shkëlqyer dhe falë golave të Elvis Rexhbecajt dhe Vedat Muriqit siguruan fitoren e parë në kuadër të grupit B në kualifikimet për Kampionatin Botëror 2026.

Me këtë sukses, Kosova regjistron tri pikët e para në grup dhe rikthehet fuqishëm në garë pas humbjes në ndeshjen e parë. Dardanët do të rikthehen në fushë në muajin nëntor, kur do të zhvillojnë duelet e radhës në këtë cikël kualifikues./S.K/KP/ FFK/

Continue Reading

Lajmet

Policia shqipton mbi 2000 gjoba trafiku për 24 orët e fundit

Published

on

By

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2088 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve të fundit.

Në 24 orët e fundit janë raportuar 38 aksidente trafiku me dëme materiale, 36 aksidente trafiku kanë përfunduar me të lënduar.

Policia e Kosovës ka arrestuar 20 persona, 14 janë dërguar në mbajtje, kurse 2 persona janë në vuajtje të dënimit/D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

Komuna e Prishtinës njofton se nga nesër rikthehet funksionaliteti i plotë i “Prishtina Parking

Published

on

By

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga nesër do të rikthehet funksionaliteti i plotë i “Prishtina Parking”.

Sipas njoftimit, në përputhje me vendim të Gjykatës Supreme nesër hyn në fuqi zbatimi i plotë i rregullores për rregullimin e parkingjeve në kryeqytet.

Njoftojmë qytetarët se shfrytëzimi i parkingjeve publike të menaxhuara nga “Prishtina Parking” bëhet vetëm me pagesë, sipas tarifave zyrtare. Çdo parkim pa pagesë do të sanksionohet me gjoba dhe masa ndëshkuese, në përputhje me legjislacionin në fuqi“, thuhet në njoftim./D.B/KP

Continue Reading

Bota

Humbin jetën të paktën 8 persona pasi Treni përplaset me autobusin në Meksikë

Published

on

Të paktën 8 persona kanë vdekur kur një tren u përplas me një autobus pasagjerësh me dy kate në Meksikë duke lënë të plagosur të paktën edhe 45 të tjerë, tha Mbrojtja Civile e Shtetit të Meksikës.

Aksidenti ndodhi në një autostradë në komunën Atlacomulco, sipas autoriteteve shtetërore, shkruan CNN.

Trafiku është i mbyllur në të dyja drejtimet për të lejuar shërbimet e emergjencës të reagojnë.

Shkaku i përplasjes nuk dihet ende./S.K/KP/CNN/

Continue Reading

Të kërkuara