Kronikë e zezë

​Pengoi gjyqtarin, shoqërohet në stacionin policor

I dyshuari është liruar pas intervistimit.

Published

on

Një person është shoqëruar në stacionin policor në Drenas, pasi që ka penguar gjyqtarin dhe stafin e tij gjatë kryerjes së një seance lidhur me një kontest civil.

Rasti ka ndodhur dje, ku me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.  

Lajmet

Humb jetën një 29-vjeçar në Zubin-Potok pas lëndimeve në një kantier ndërtimi, ndalohet një i dyshuar

Published

on

By

Një 29-vjeçar ka ndërruar jetë të martën si pasojë e lëndimeve të rënda të marra gjatë punimeve në një kantier ndërtimi në Zubin-Potok. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00 në vendin ku po ndërtohet stacioni i ri i Policisë së Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e veriut, Ermir Osmani, konfirmoi se viktima, punëtor i një kompanie private, fillimisht u dërgua në shtëpinë e shëndetit në Zubin-Potok dhe më pas u transportua me urgjencë në Spitalin Rajonal në Mitrovicën e Veriut. Për shkak të gjendjes së rëndë, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij rreth orës 11:00.

Me urdhër të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Për këtë rast, policia ka intervistuar dhe ndaluar për 48 orë një person me inicialet B.B. (viti i lindjes 1977) në cilësinë e të dyshuarit.

Continue Reading

Lajmet

Përleshje në një lokal në Fushë Kosovë, arrestohen tre persona

Published

on

Tre persona janë arrestuar në Fushë Kosovë, pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje në një lokal janë përleshur fizikisht mes vete.

Rasti ka ndodhur më 31 gusht, rreth orës 21:20.

Sipas Policisë së Kosovës, në mesin e të arrestuarve është një mashkull kosovar dhe dy shtetas të Serbisë.

Si pasojë e përleshjes, të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore, ndërsa dyshohet se kanë dëmtuar edhe disa orendi në lokal.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Të shtëna me armë në Viti, policia në kërkim të të dyshuarit

Published

on

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të përdorimit të armës së zjarrit në Viti.

Rasti është raportuar më 31 gusht, rreth orës 19:35. Një grua kosovare ka deklaruar se, derisa kishte qenë te familja e saj, kishte pasur probleme me një burrë kosovar.

Sipas dëshmisë së saj, i dyshuari është afruar pranë oborrit të shtëpisë dhe ka shtënë me armë zjarri në ajër.

Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja. Nuk raportohet për persona të lënduar.

I dyshuari aktualisht ndodhet në kërkim nga policia./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Tri raste të dhunës në familje brend një dite

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar për tre raste të reja të dhunës në familje dhe sulmit, të ndodhura gjatë ditës së djeshme në Pejë dhe Mitrovicë të Veriut.

Rasti i parë në Pejë është regjistruar rreth orës 14:40, ku policia ka arrestuar një burrë nën dyshimin se pas një fjalosjeje ka sulmuar viktimat. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Po në Pejë, rreth orës 22:05, një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një mashkull. Gjatë intervistimit, i dyshuari ka pranuar goditjen, me arsyetimin se ajo kishte goditur më parë një person tjetër. Viktima ka zgjedhur me vullnetin e saj të qëndrojë te familja e saj, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt me urdhër të prokurorit kujdestar.

Ndërkaq, në Mitrovicë të Veriut, rreth orës 14:20, është arrestuar një person pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy viktima. Të dëmtuarit kanë pranuar tretman mjekësor për lëndimet e pësuara, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Të gjitha rastet po vazhdojnë të hetohen nga njësitë përkatëse policore. /E.A/

 

Continue Reading

Të kërkuara