Lajmet

​PDK në Prizren kritikon komunën: Bora ka bllokuar disa fshatra, rrugët e qytetit nuk janë pastruar

Published

on

Reshjet e borës që kanë rënë që nga dita e shtunë kanë shkaktuar probleme në komunikacion.

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Prizren ka akuzuar komunën për mospastrim të rrugëve, duke pas parasysh edhe se sot po mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Nëpërmjet një reagimi thuhet se janë bllokuar disa fshatra dhe po ashtu rrugët e qytetit të Prizrenit nuk janë të mira. Mosangazhimi për pastrimin e rrugëve, sipas PDK-së së Prizrenit dëshmon për papërgjegjësinë e pushtetit lokal që udhëhiqet nga Mytaher Haskuka.

“Partia Demokratike e Kosovës Dega në Prizren, në ditën e zgjedhjeve shfaq brengosjen për neglizhencën e pushtetit lokal në Prizren, në lidhje me mosangazhimin e saj për pastrimin e rrugëve. Bora që ka ra dje dhe sot, ka bllokuar disa fshatra siç janë: fshatrat e Zhupës, Hasit, Vërrinit, por në gjendje jo të mirë janë edhe rrugët e qytetit. Deri në hapjen e kutive për votim, në rrugët e qytetit e aq më pak në rrugët e fshatrave, nuk është parë asnjë borëpastruese. Mosangazhimi i kompanive përgjegjëse për pastrimin e rrugëve as në këtë ditë të shënuar për Kosovën, dëshmon për papërgjegjësinë e pushtetit lokal, të udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Kryetari i Komunës z.Mytaher Haskuka. Rrugët në këtë gjendje jo të mirë, i’a pamundësojnë qytetarëve të komunës, për ta shfrytëzuar të drejtën e tyre dhe për t’i zgjedhur të preferuarit e tyre. Partia Demokratike e Kosovës Dega në Prizren, i bashkëngjitet shqetësimit të qytetarëve, për këtë mosgatishmëri të pushtetit lokal dhe i bën thirrje organeve kompetente të komunës, që ta kryejnë obligimin e tyre ndaj qytetarëve, për pastrimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve, të paktën në ditën e zgjedhjeve”, thuhet në reagimin për media. 

Lajmet

Zyrtare: Felix transferohet nga Chelsea në Al-Nassr

Published

on

Joao Felix është larguar nga Chelsea dhe ka nënshkruar një kontratë të përhershme me Al-Nassr.

Portugezi bëri 20 paraqitje në të gjitha garat për Blues sezonin e kaluar, duke shënuar shtatë gola pas transferimit të tij të verës në Stamford Bridge nga Atletico Madrid.

Ai e kaloi gjysmën e dytë të sezonit 2024/25 si huazim te AC Milan dhe tani është larguar nga “Blutë” në mënyrë të përhershme, duke u bashkuar me skuadrën e Ligës Profesionale Saudite, Al-Nassr.

Continue Reading

Lajmet

Rastet e para të sëmundjes “Gjuha e Kaltër” konfirmohen në Kosovë, AUV merr masa parandaluese

Published

on

By

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka konfirmuar sot, më 29 korrik 2025, rastet e para të sëmundjes virale “Gjuha e Kaltër” në dy ferma: në fshatin Marec (Prishtinë) dhe në fshatin Brus (Lipjan).

Sëmundja, e cila transmetohet nga mushkonjat e llojit Culicoides, prek ruminantët si delet, dhitë dhe gjedhët, por nuk transmetohet te njerëzit.

Për të parandaluar përhapjen e saj, AUV ka ndaluar lëvizjen e kafshëve në të gjithë territorin e Kosovës dhe ka vendosur masa të rrepta biosigurie.

Fermat e prekura janë vendosur në karantinë të plotë, ndërsa fermerët janë urdhëruar të përdorin masa të dezinfektimit dhe të shmangin kontaktin ndërmjet tufave. Po ashtu, është pezulluar puna në të gjitha tregjet e kafshëve, dhe Policia e Kosovës, bashkë me autoritetet komunale, do të mbikëqyrin zbatimin e vendimit.

Continue Reading

Lajmet

FSK konfirmon gjetjen e trupit të pajetë të 33-vjeçarit të zhdukur në liqenin e Ujmanit

Published

on

By

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka konfirmuar gjetjen e trupit të pajetë të 33-vjeçarit që ishte zhdukur ditë më parë në liqenin e Ujmanit.

Në një njoftim zyrtar, FSK bëri të ditur se pas kërkimeve intensive, është lokalizuar trupi i viktimës, i cili më pas i është dorëzuar Policisë së Kosovës dhe ekipit të forenzikës për procedurat e mëtejme ligjore.

Njoftimi:

FSK-ja gjen trupin e pajetë të personit të zhdukur

Pas ftesës së Qendrës së Situatave të Qeverisë së Republikës së Kosovës, dhe koordinimeve me partnerët për angazhimin e Ekipeve të FSK-së, Komandanti i FSK-së Gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka urdhëruar ekipet e Kërkim Shpëtimit në Ujëra, për realizimin e operacionit humanitar në kërkim të personit të raportuar si i zhdukur. Me pranimin e urdhërit, ekipet e FSK kanë marrë të gjitha masat dhe në koordinim me partnerët ndërkombëtarë dhe qëndror janë angazhuar në operacion e kërkimit të personit të zhdukur.

Falë intesitetit të lartë të kërkimit dhe profesionalizmit të ekipeve tona në terren, pas disa orësh kërkimi në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, AME dhe KFOR, kanë arritur të gjejnë trupin e pajetë në zonën e liqenit të Ujmanit.

Pas evakuimit, trupi i pajetë i viktimës i është dorëzuar Policisë së Kosovës dhe ekipit të forenzikës për procedurat e mëtejme.

Continue Reading

Lajmet

​Presidenti i Milanit thyen heshtjen për Ardon Jasharit

Published

on

Presidenti i Milanit, Paolo Scaroni, këmbëngul se Ardon Jashari dëshiron t’i bashkohet Rossonerëve ‘me çdo kusht’, por gjigantët e Serie A nuk duan të ofrojnë shumë. Milani mbetet në kërkim të talentit zviceran Jashari, por oferta e tyre e fundit me vlerë 33.5 milionë euro plus bonuset u refuzua nga Club Brugge.

“Nuk duam të ofrojmë shumë, por ai dëshiron të vijë me çdo kusht”, tha presidenti i Milanit, Scaroni, të martën, nëpërmjet “Calciomercato”

Scaroni iu përgjigj shpejt një pyetjeje nga një gazetar në Lega Serie A në Milano, përpara një takimi me presidentët e tjerë të Serie A.

Gjatë të njëjtit takim, drejtuesit e Interit dhe Atalantës pritet të vazhdojnë negociatat për Ademola Lookman .

Drejtori i Milanit, Igli Tare, tha të dielën se Milani nuk do të bënte një ofertë tjetër për Jasharin, pavarësisht se e dinte se çmimi i kërkuar nga Club Brugge për 22-vjeçarin është vendosur në 40 milionë euro.

Jashari nuk ishte pjesë e skuadrës së Club Brugge për dy ndeshjet e para garuese këtë sezon.

Milani ka bërë ndryshime të mëdha në mesfushë këtë verë, duke shitur Tijjani Reijnders te Manchester City dhe duke nënshkruar me Samuele Ricci dhe Luka Modric.

Continue Reading

Të kërkuara