Kulturë

​Pasurohet Lista e Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përkohshme me tre monumente nga Rajoni i Prizrenit

Çeku miratoi listën.

Published

on

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren njofton se propozimet e parashtruara nga ky institucion për përfshirje në Listën e Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përkohshme, janë shqyrtuar nga Departamenti i Trashëgimisë Kulturore dhe Komisioni Profesional Shqyrtues për kërkesa dhe propozime dhe pas vlerësimit të propozimeve ky komision i ka rekomanduar Ministrit të Kulturës Rinisë dhe Sportit miratimin e tyre.

Andaj me vendim të ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, është aprovuar lista e Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përkohshme në përputhje me rekomandimin e Komisionit Profesional Shqyrtues të kërkesave/propozimeve për përfshirje në Listën e Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përkohshme.

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren në përmbushje të mandatit dhe detyrimeve ligjore, si dhe në zbatim të procesit të inventarizimit, dokumentimit dhe vlerësimit ka propozuar 3 (tre) astete për tu përfshirë në regjistrin e Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përkohshme në kategorinë arkitekturore për vitin 2021-2022.

Asetet të cilat janë përfshirë këtë vit në Listën e Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përkohshme nga rajoni i Prizrenit janë: Shtëpia e familjes “Luboteni” në Prizren, Mulliri i familjes “Isak Vuçterrna” Rahovec, si dhe ish-shkolla “Emin Duraku” apo sot gjimnazi “Remzi Ademaj”.

Sipas një komunikate për medie thuhet se Samir Hoxha, drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, thekson se “trashëgimia e pasur kulturore që ka rajoni i i Prizrenit, sjellë harmoninë dhe bukurinë në mjedisin tonë të jetesës, andaj me këtë rast duhet falënderuar të gjitha palët e angazhuara në këtë proces, me theks të veçantë punonjësit profesional të Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren për përmbylljen me sukses të këtij angazhimi për këtë vit”.

Kulturë

Njëzet gjuhët që fliten më së shumti në botë

Published

on

By

Gjuhët maten me vjetërsinë e tyre. Sa më e vjetër gjuha, aq më me vlerë ajo dhe vet qytetërimi që e flet. Por, në kohën e sotme më shumë ka vlerë sa veta e flasin atë gjuhë. Sa më shumë njerëz që e flasim, aq më me vlerë ajo.

Le të shohim cilat janë njëzet gjuhët që fliten më së shumti në botë:

1. Anglisht – 1.45 bilion njerëz

2. Gjuha mandarine kineze – 1.12 bilion

3. Indishtja – 602 milionë

4. Spanjishtja – 548 milionë

5. Frëngjishtja – 274 milionë

6. Arabishtja – 274 milionë

7. Bengalishtja – 273 milionë

8. Rusishtja – 258 milionë

9. Portugalishtja – 257 milionë

10. Urdishtja – 281 milonë

11. Indonezishtja – 199 milionë

12. Gjermanishtja – 135 milionë

13. Japonishtja – 125 milionë

14. Gjuha Nigerishte – 121 milionë

15. Gjuha Marathi – 99 milionë

16. Gjuha Telugu – 98 milionë

17. Turqishtja – 88 milionë

18. Gjuha Tamile – 86 milionë

19. Gjua Yeu kineze – 85.6 milionë

20. Vietnamishtja – 85.3 milionë

Continue Reading

Kulturë

Cilat shtete e kanë sistemin më të mirë të arsimit në botë?

Published

on

By

Sistemi cilësor i arsimit është një nga parakushtet dhe treguesit kryesorë të zhvillimit të një shoqërie dhe të një shteti. Ndaj, edhe shtetet dhe shoqëritë investojnë pandalshëm në rritjen e cilësisë së arsimit.

Dhe, matjet e shpeshta të nivelit të arsimit bëjnë që këto përpjekje të jetë edhe më të mëdha. Ndërkohë, ka vite që në krye të listës së shteteve me sistem cilësor të arsimit prijnë shtetet skandinave. Ja lista e 40 shteteve me sistem më të mira arsimor:

1. Finlanda

2. Suedia

3. Norvegjia

4. Danimarka

5. Kanadaja

6. Zelanda e Re

7. Japonia

8. Koreja e Jugut

9. Holanda

10. Zvicra

11. Gjermania

12. Austria

13. Australia

14. Anglia

15. Singapori

16. Franca

17. Belgjika

18. Irlanda

19. Izraeli

20. SHBA

21. Spanja

22. Italia

23. Polonia

24. Çekia

25. Estonia

26. Letonia

27. Lituania

28. Hungaria

29. Sllovakia

30. Kina

31. Tajvani

32. India

33. Brazili

34. Argjentina

35. Meksiko

36. Turqia

37. Afrika e Jugut

38. Malajzia

39. Filipinet

40. Tajlanda

Continue Reading

Kulturë

Kosova në fokusin e producentëve të Hollywood-it për xhirime filmike

Published

on

By

Shtatë producentë nga Los Angeles do të vizitojnë Kosovën, për të shqyrtuar Ballkanin si rajon për xhirimet e projekteve të tyre të ardhshme filmike. Kjo vizitë ka për qëllim njohjen me potencialin që ofron Kosova për prodhime ndërkombëtare.

Në kuadër të kësaj vizite, do të organizohet një takim rrjetëzimi me qëllim krijimin e kontakteve dhe bashkëpunimeve mes producentëve ndërkombëtarë dhe atyre vendorë.

Ngjarja do të mbahet sot në Kino Armata në Prishtinë, nga ora 17:00.

Continue Reading

Kulturë

Shqipëria do të performojë në natën e dytë gjysmëfinale të Eurovision 2026

Published

on

By

Gjatë mbrëmjes së sotme është hedhur shorti për gjysmëfinalet e Eurovision 2026, duke përcaktuar renditjen e performuesve për këtë edicion.

35 shtete marrin pjesë këtë vit, ndërsa “Pesëshja e Madhe” – Italia, Britania e Madhe, Gjermania, Franca – dhe nikoqiri Austria sigurojnë automatikisht kualifikimin për finalen e madhe.

Shqipëria do të performojë në natën e dytë gjysmëfinale, në pjesën e dytë të saj, me këngëtaren Alis dhe këngën “Nan”.

Eurovision 2026 mbahet në Vjenë, Austri, më 12 dhe 14 maj, ndërsa finalja është planifikuar për 16 maj.

Continue Reading

Të kërkuara