Lajmet

​Pas një sulmi të madh me raketa, Izraeli godet Libanin dhe Gazën

Tensionet janë të larta pasi policia izraelite bastisi xhaminë al-Aksa të Jerusalemit në fillim të kësaj jave.

Published

on

Ushtria izraelite tha se ka goditur objektiva të lidhura me grupin militant palestinez, Hamas, brenda Libanit dhe në të gjithë Rripin e Gazës. Sulmet vijnë pasi Libani goditi me një breshëri të madhe me raketa Izraelin, për çka izraelitët fajësuan Hamasin.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë se infrastruktura “terroriste” e Hamasit u godit në Libanin jugor. Tensionet janë të larta pasi policia izraelite bastisi xhaminë al-Aksa të Jerusalemit në fillim të kësaj jave.

Xhamia është vendi i tretë më i shenjtë i Islamit dhe bastisjet izraelite kanë shkaktuar konfrontime të dhunshme me palestinezët brenda, dhe kanë shkaktuar zemërim më të gjerë.

Në maj të vitit 2021, bastisjet izraelite kanë kontribuuar në luftën 11-ditore në mes të Izraelit dhe Hamasit – grupit militant islamist, i cili udhëheq Rripin e Gazës.

Shefi i Hamasit, Ismail Haniyeh, i cili ishte në Liban kur u lëshuan raketat, tha se palestinezët nuk do të “rrinë duarkryq” përballë agresionit izraelit.

Të premten, IDF shkroi në Twitter se kishte objektiva kamionësh ” përfshirë infrastrukturat terroriste që i përkasin Hamasit në Libanin jugor”.

IDF shtoi se nuk do ta lejonte Hamasin të operonte nga Libani dhe e mbante Libanin “përgjegjës për çdo zjarr që del nga territori i tij”.

Hamasi tha se nuk kishte informacion se kush i gjuajti raketat nga Libani të enjten. Izraeli raportoi se shumica e 34 raketave u kapën – por pesë shkaktuan dëme në ndërtesa, ndërsa sulmi konsiderohet si më i madhi nga fqinji verior i Izraelit në 17 vjet.

Avionët luftarakë izraelitë gjithashtu shtuan sulmet ajrore në Gaza, me rreth 20 raketa që goditën katër vende të reja në 10 minuta. Militantët palestinezë hodhën gjithashtu një rund të ri raketash në jug të Izraelit, ku u dëgjuan sirena paralajmëruese.

Avionët izraelitë sulmuan një vend të prodhimit të armëve nëntokësore dhe tri vende mbi tokë. Sulmet ajrore izraelite thuhet të jenë më të rëndat që nga një rund luftimesh me Xhihadin Islamik në gushtin e vitit 2022. Përgjigja izraelite erdhi pasi kryeministri Benjamin Netanyahu mbajti një takim urgjent të kabinetit të sigurisë.

Në një fjalim televiziv, ai tha: “Ne do të godasim armiqtë tanë dhe ata do të paguajnë një çmim për të gjitha aktet e agresionit”. Ai bëri thirrje gjithashtu për një qetësim të tensioneve, duke shtuar se “ne do të veprojmë me vendosmëri kundër ekstremistëve që përdorin dhunë”.

Një burrë inspekton dëmet në shtëpinë e tij, pas sulmeve ajrore izraelite në Al Qulaylah, në periferi të qytetit Tyre, në jug të kryeqytetit libanez, Bejrut. 7 prill 2023

Një burrë inspekton dëmet në shtëpinë e tij, pas sulmeve ajrore izraelite në Al Qulaylah, në periferi të qytetit Tyre, në jug të kryeqytetit libanez, Bejrut. 7 prill 2023

Kryeministri libanez, Najib Mikati, dënoi çdo operacion ushtarak nga territori i vendit që “destabilizon situatën”.

Forca paqeruajtëse e Kombeve të Bashkuara në Liban, Unifil, tha se situata ishte “jashtëzakonisht serioze” dhe kërkoi “përmbajtje dhe shmangie nga përshkallëzimet e mëtejshme”./REL

Lajmet

Hetim ndaj një personi në Gjakovë për bashkëjetesë me një 16-vjeçare

Published

on

Policia e Kosovës ka nisur hetimet ndaj një personi në Gjakovë, pasi dyshohet se prej disa muajsh ka bashkëjetuar me një vajzë 16-vjeçare.

Sipas raportit policor, më 17 gusht i dyshuari dhe vajza janë paraqitur së bashku në stacionin policor.

Pas konsultimit me prokurorin, rasti është iniciuar dhe do të trajtohet nga njësitë e hetimeve rajonale./A.K/

Continue Reading

Lajmet

I ofroi policëve 50 euro që të mos e gjobisin, arrestohet i dyshuari

Published

on

Një person është arrestuar në Gjakovë pasi dyshohet se u ka ofruar zyrtarëve policorë 50 euro ryshfet, në këmbim të mosshqiptimit të një gjobe për kundërvajtje në trafik.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 17 gusht, rreth orës 03:20, në rrugën “Nënë Tereza”.

I dyshuari është arrestuar dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Punëtori gjendet pa shenja jete në vendin e punës në Obiliq

Published

on

Një person është gjetur pa shenja jete në vendin e tij të punës në fshatin Shipitullë të Obiliqit.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 16 gusht, rreth orës 21:00.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Rasti është duke u hetuar nga autoritetet./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Tre raste të dhunës në familje në Prishtinë, Pejë e Gjakovë

Published

on

Tre raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 16 dhe 17 gushtit në Prishtinë, Pejë dhe Gjakovë.

Në Prishtinë, një burrë është arrestuar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari, pas intervistimit, është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Në Pejë, një grua ka raportuar se bashkëshorti i saj në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj dhe dy fëmijëve të tyre. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar. Ai nuk është intervistuar pasi ishte nën ndikim të alkoolit dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, në Gjakovë, një grua ka raportuar se ish-bashkëshorti i saj, në kundërshtim me urdhrin e gjykatës, e kishte kanosur përmes telefonit. I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara